Gjenerali Patton

Gjenerali Patton

Një nga strategët më të komplikuar e misterioz të të gjitha kohërave, George Smith Patton lindi më 11 Nëntor të vitit 1885 në San Gabriel, California. Në moshë fëmijnore vendosi se qëllimi i jetës së tij është që të bëhet një Hero. Për herë të parë u frymëzua për këtë gjë kur dëgjonte për trimëritë e Heronjëve

të Greqisë së lashtë që i lexonte i ati. Iliada dhe Odisia ishin të preferuarat e tij. Regjistronte pjesë të ndryshme për mendësh përpara se të mund të mbante një shpatë në dorë. U rrit në një ambjent ku stërgjyshit e tij e frymëzonin për këto gjëra, pasi kishin luftuar në luftrat civile. Në vitin 1910 martohet me Beatrice Ayer, ndërsa në vitin 1912 përfaqsoi SH.B.A-n në Lojrat Olimpike në pesgarëshen moderne (hedhje me shtizë, luftë me shpata, not, ipizëm dhe vrapim).

Nëpërmjet misioneve të ndryshme që ju ngarkuan për shkak të trimërisë së tij dhe efektivitetit të veprimit të tij, nderohej dhe ngjiste shkallët e hierarkisë së ushtrisë. Një mbështetës i tankeve, Patton pa tek to të ardhmen e luftrave moderne. Pavarësisht mosmbështetjes së Kongresit, studjoi, shkruajti gjerë e gjatë dhe eksperimentoi që të rregullonte radiotelekomunikacionin midis tanqeve dhe ndihmoi në vendosjen e këndit të topave dhe armëve.

Gjatë shërbimit të tij në ushtrinë Amerikane, bindjet e tij mbetën të palëkundura, i qëndrueshëm duke ju drejtuar ushtrisë së tij thoshte : “Nuk shohë mesazhe që shkruajnë se po mbajmë vëndin tonë, por që përparojmë në mënyrë të qëndrueshme”.

Fama e ardhshme e Patton si strateg, bazohet tek forca e tij në sulm. Në vitin 1916 i erdhi në ndihmë strategut Pershing kundër Pancho Villa në Meksikë. Fjalët e tij të famëshme “të përgjakshme dhe tërë shpirt”, filluan në vitin 1930 në një amfiteatër që kishte ndërtuar që të përmblidhte të gjitha divizionet. Aftësia e tij që të paraqitet, të vijë rrufeshëm, dhe papritur në të gjithë divizionin u bë mitike.

Njësitë e Pattoni mbartnin emrin e Moralit të Lartë, për të cilën u bënë të famëshme. Në Nëntor të 1942 Patton dhe burrat e tij morën pjesë në zbarkimin në Afrikën Veriore.

Pas humbjes shkatërruese për SH.B.A.-të në Kasserine Pass, Pattoni u zhvendos atje. Puna e tij e parë ishte që të risillte moralin e lartë dhe disiplinën tek ushtarët e dëshpëruar. Filloi nga poshtë, duke urdhëruar një zbatim të rreptë të rregullave ushtarake, me veshje të rregullta dhe të pastra ushtarake. Këta ushtarë tashmë përbënin shëmbull dhe i udhëhiqnin të tjerët në vënd që ti ndiqnin.

Sipas Pattonit, një person frikacak kurrë nuk do të frymëzonte rrespektin. Disiplina dhe madhështia e tij “zgjuan” burrat e tij, duke fituar rrespektin e tyre. Vishte vazhdimisht jelekun me revolverin e tij si dhe medaljet, duke dashur që tu tregonte ushtarëve të tij se udhëhiqeshin nga një luftëtarë. E dinte që përkushtimi ndaj një komandanti do ti frymëzonte  burrat.

Pavarësist fitores së tij në Palermo, u gjend përballë problemeve me superiorët e tij pasi goditi një ushtarë që e konsideronte si frikacak. Por i treguan mirbesim në aftësitë e tij dhe nuk pranuan që ta hiqnin nga detyrat e tija. Një shembull i heroizmit të ti personal, ndodhi kur shpëtoi dy Francezë nga një ndërtesë që po shembej. Nuk ishte asnjëherë i gatshëm që të shtrihej mbi dafinat e tij, dëshironte që gjithmonë të shihte përpara.

I paçmueshëm në betej, por temperamenti i tij nënshtronte faj në paqe. Do ti shkonte më për shtat luftëtarit Patton të vdiste heroikisht në luftë, por nuk që e shkruar. Pavarësisht ekspozimit të tij të vazhdueshëm ndaj rrezikut të luftrave, u plagos në një aksident automobilistik në Djetor të vitit 1945 duke dhënë shpirt nga plagët e tij. Akoma edhe mbas vdekjes së tij, fama e tij vazhdoi të rritej, duke e konsideruar sotë si strategun më të mirë në historinë e ushtrisë Amerikane.

Hero i vërtet është ai që lufton edhe kur është i frikësuar. Nuk e lë frikën e tij për vdekje, të ndosë nderin e tij, ndjenjën e detyrës ndaj vëndit të tij dhe ndaj njerëzimit.

Gadishmëria është e nevojshme kundrejt çdo ushtari, që të qëndroi i gjallë, fizikisht dhe moralisht. Secili në ushtri luan një rol jetësor. Secili është një hallkë e çmuar në zinxhirin e madh. Secili i shërben totalit.

~ nga dituri më 11 Janar, 2011.

2 Përgjigje to “Gjenerali Patton”

  1. Mua me pelqen shum ky Biograf sepse eshte nje nder me te miret ne botë…(L)…Dhe dua ti Pershendes te gjithë qe te Bashkohen me muaa Tung ju Pershendes shumm Dhe Ju Duaa shum….(D)

  2. Mua me pelqej shum ky Biograf sepse eshte nje nder me te mirettt…(L)

Lini një Përgjigje

Fill in your details below or click an icon to log in:

Stema e WordPress.com-it

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj WordPress.com. Log Out / Ndryshoje )

Figurë Twitter-i

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Twitter. Log Out / Ndryshoje )

Foto Facebook-u

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Facebook. Log Out / Ndryshoje )

Po lidhet me %s

 
Ndiqe

Get every new post delivered to your Inbox.

Join 26 other followers