Jeta e Ludvig Van Bethoven


Ludvig Van Bethoven

 

Ludvig Van Bethoven u lind në17 Dhjetor të vitit 1770, në një shtëpi të varfër në rrugën Bonkasse në Bon. Vitet e fëmijërisë nuk i jetoi me lumturi. Nëna e tij Katerina Kerverih, ishte një grua me një prejardhje të thjeshtë dhe punonte si shërbëtore por me detaje, mirësi dhe ndjeshmëri në kundërshtim me babain e tij, Johan Bethoven, njeri mizor dhe pijanec. Nga tetë vëllezërit e tij, pesë vdiqën në moshë të re. Kështu, që i vogël u mësua me dhembjet njerëzore dhe mësoi te jetë i durueshëm ndaj fatkeqësive dhe të ndajë trishtimin e të tjerëve. Një figurë e rëndësishme në jetën e tij ishte gjyshi i tij Ludvih, muzikant i Oborrit që u nderua me titullin Kapelmaister, njeri me aftësi të mëdha muzikore dhe karakterë të jashtëzakonshëm që dallonte në mënyrë të veçantë.

ARSIMIMI – MËSUESIT – RINIA:

MUZIKA NË FËMIJËRI:

Mësuesi i parë i tij ishte babai, i cili vetë ishte tenor në Oborr. Edhe pse s’kishte një vesh muzikor të veçantë, dalloi talentin e të birit, të cilin u përpoq ta shfrytëzonte. E stërmundonte Bethovenin e vogël– në moshën katër vjeçare e detyron të studiojë piano deri në mëngjes – dhe shpesh për shkak të rreptësisë së tij të paarsyeshme, Bethoveni shpesh mendonte ti braktiste studimet për muzikë. Bethoveni jep shfaqjen e tij të parë në moshën tetë vjeçare (babai i tij kishte deklaruar gjashtë). Mësuesi i tij i parë me vlerë, në moshën dhjetë vjeçare, ishte Kristian Neefeorganist i Oborrit i cili e udhëzonte pa e mbytur me rregulla dhe e frymëzonte.

Në moshën njëmbëdhjetë vjeçare bën deputimin e tij të parë, në moshën dymbëdhjetë vjeçare publikimin e tij të parë dhe në atë trembëdhjetë vjeçare zëvendëson Neefen në Oborr. Në vitin 1787 takon Moxartin në Vienë dhe duke mundur mosbesimin e tij thotë: “Ky djalosh i ri do të habisë botën” dhe ta pranojë si nxënësin e tij. Pak më vonë me ndihmën e princit Franxhesko dhe të Baldstainit të mirësjellshëm, i cili e njohu me Shekspirin, Kantin, Leisingun dhe Gëten, regjistrohet në universitet dhe studion për filologji gjermane. Ne vitin 1793 bëhet nxënësi i Havdhon dhe fillon paralelisht mesime me Johan Senk, me Alberhtcberkër dhe tashmë të njohurin Antonio Salieri.

FILOZOFIA NË FËMIJËRI:

Veçanërisht dashuronte klasikët. Thuhet se kishte gjithnjë poshtë jastëkut të tij vepra të Homerit, Platonit, Plutarhut, Osianit, dhe Gëtes ndërkohë studionte shpesh Aristotelin, Takiton, Ciceronin, Sasinin, Pestalocin dhe Kantin. Kultivonte një vlerësim të thellë për veprat e filozofisë indiane. Pjesë siç është “I mbështjellur nën hijen e izolimit të përjetshëm, në Natën e pakalueshme të pyllit të virgjër, të papërshkueshmit, të paafrueshmit…me Shpirtin të zhytur brenda vetes… Brahma”ose nga Bagavat Gita I lumtur ai i cili largoi të gjitha pasionet e tij dhe me gjithë forcën e tij të veprimit perfeksionohet” ose “Qëllimi i veprimit tënd të jetë vetë veprimi dhe jo suksesi i tij” i gjejmë shpesh në ditaret e tij veçanërisht nga vitet 1815, 1816.

Është eklektik, studion pa patur paragjykime. Ai vetë tregon “Pa pretenduar se jam i mençur, u përpoqa që nga vitet e femijërisë të kuptojë fjalët e shpirtrave të mëdhenj të të gjitha kohërave. Në një faqe të një partiture shkruan me shkronja të mëdha “Ligji etik brenda nesh dhe qielli me yje sipër nesh. Kant”. Nga Shiler kopjon, vë në kuadër dhe vendos zyrën e tij ngjitur me Vrutun, frazën me prejardhje egjiptiane: « Jam ajo që është! Jam Gjithësia, çfarë është, ishte dhe do të jetë! Asnjë ekzistencë njerëzore nuk ka ngritur asnjëherë perden time”.

Lidhja e tij me natyrën,që dallohet në veprat e tij, e udhëheq në një perceptim brendësor të Perëndisë, nismëtare për epokën e tij, dhe nga një perceptim shpresëdhënës për jetën dhe botën. Në një nga shënimet e tij shkruan: “Kam përshtypjen se çdo pemë më thot: Shenjtësi, Shenjtësi… Kush mund t’i shpreh të gjitha këto? Dhe në qoftë se të gjitha humbasin, mbetet toka, akoma edhe në dimër. Në librin e Shturmit “Filozofia e Natyrës” nënvizon shumë herë këto:  “Do të doja shumë të ngjaja në të gjitha me një pemë. Do të doja të kisha më shumë virtyte,në përputhje me ato që zotëroj dhe vendin që Perëndia më ka dhënë,  duke ruajtur fryte, dhe duke zhytur rrënjët e mia me qëndrueshmërinë e Shpirtit, që t’i jap drejtim dhe forcë jetës sime praktike. Nxitohem t’i ngjajë atyre pemëve duke lidhur rrënjët e mia gjithmonë e më fortë me tokën”. Dhe pas tokës vjen radha e qiellit, e yjeve, prejardhja e tyre me Perënditë qetëson zemrën e tij. “Ah sikur të mundja të shkoja nga ylli në yll, ashtu sikur nga një lule tek një tjetër”.

Është e mundur që Bethoven të ketë qenë Mason,por nuk është e sigurtë ashtu sikurse edhe për Havdhon, Moxartin dhe Gëten.

Në shkrimet e tij përmend Perëndin: “E dua të shenjtën pa qenë i krishterë. Mesha është për mua një tekst jo më shumë bindës se sa shkrimet e Miltonit dhe të Gëtes”. Në moshë të madhe shkruan: “ Sokrati dhe Jezusi qëndruan si prototipet e mia”. Përmedin se besonte në një Zot personal dhe i drejtohej të Shenjtës direkt pa ndërhyrjen e ndërmjetësve. Dikur, kur një nxënës i tij i tregoi një partiturë  të “Fidelios” ku kishte shkruajtur: “Boll më me ndihmën e Zotit”, Bethoveni shtoi: “Njeri, ndihmo vetveten”.

PUNËT – PERIUDHAT:

Ishte një krijues shumë pjellor. Katalogët e regjistruar me kompozimet e tij  arrijnë në 138, pa llogaritur veprat e moshës së tij rinore. Veprat e tij të pavdekshme janë: 9 Simfonitë, 32 Sonata për piano, Sonatat për violinë dhe piano, 5 koncerte për piano dhe orkestër, Kuartetet, opera “Fideljo”, mesha « Missa solemnis», “Spteti(?)” veçmas me Triot, Kuintetet, Serenatat dhe Bakatelet.

Ndahen në tre periudha: Fillestare, të Mesme dhe e Vona. Në të gjithë veprat dallojmë shpirtin heroik me të cilin përballoi provat e jetës së tij plot pasione dhe brendësinë e thellë të muzikantit.

Kompozimet më të rëndësishme fillojnë në vitin 1797. Deri atëherë ecuria e tij ishte si pianist dhe njihet si mjeshtër zbulues, pavarësisht natyrës së tij të rreptë dhe akuzave që i bënin mbi përdorimin e tepruar në peda. Gjithashtu, shquhet për improvizimet e tij të jashtëzakonshëm, të cilat thuhet se mund t’i përsëriste saktësisht. Rrethet aristokratike të kohës në të cilën ishte i shumëkërkuar, flasin për një butësi të tillë me të cilën i binte tastave, e cila prekte Hyjnoren. Thuhet se dikur një pianist i cili e kishte ftuar në një duel, sapo e dëgjoi të luajë, iku fshehurazi nga salla dhe asnjëherë s’u dëgjua më prej tij.

Në vitin 1799 kompozon “Sonatën Pasionante” ose “Apasionata”, fryt i dashurisë së tij me bukuroshen Hungareze, aristokraten Tereza Fon Brunsvik, dhe vijojnë “Septeto” (1800) dhe “Sonata e Pranverës” (1801).

Viti 1802 është një vit shumë i vështirë për të pasi e dashura e tij Xhulieta Guiciardi të cilës i kishte kushtua “Sonata nën Dritën e Hënës” e lë dhe bashkë me të edhe dëgjimi i tij, i cili kishte filluar t’i shfaqë probleme që prej vitit 1796. Trishtimi i tij ishte aq i madh saqë kompozon “Testamenti i Hailingestatit” dhe ja dërgon dy vëllezërve të tij me lutjen që të lexohet dhe të kryhet pas vdekjes së tij. Fillon duke thënë: “O njerëz që më konsideroni dhe më gjykoni te ligë dhe gjysmënjeriu sa shumë padrejtsi më bëni. Zemra ime që kur isha fëmijë ishte e dhënë pas Mirësisë. Ndihesha gati të realizoja gjëra të mëdha. Por mendoni, se këtu dhe gjashtë vite, më ka goditur një fatkeqësi e pakorigjueshme… Kisha vendosur t’i jepja fund. Vetëm arti më përmbajti. Më dukej e pamundur të braktisja botën pa përfunduar çfarë isha i destinuar të jap”. Përsëri shohim të kthehet kuptimi i Misionit, një Misioni të Lartë, një destinacion që tejkalon provat njerëzore. Pastaj, siç vet Bethoveni thotë, njeh shumë mirë nga Platoni i tij i dashur “kush është fati që pret vetëvrasësit në udhëtimin e Shpirtit pas vdekjes” dhe vertikalizohet në shembuj vullneti dhe garimi.

Në vitin 1803 shkruan simfoninë e tij të 3-të “Heroiken” të cilën ja dedikon Napoleonit, heroit të tij, i cili mishëron idealet e lirisë, drejtësisë dhe vëllazërisë tek të cilat beson me gjithë zemër. Në kopertinën e saj shkruan “Bonoparti”. Napoleonit i kushton gjithashtu Koncertin nr. 5 për piano ose “Perandoraku” (1809). Por pas emërimit të Napoleonit Perandor, u nervozua aq shumë saqë e grisi kopertinën dhe Simfoninë e quajti “Heroike”.

Në vitin 1807 shkruan “Simfonia e 5-të” me temë luftën e njeriut me fatin, luftë e cila sipas studiuesve çon në fitoren përfundimtare të njeriut kundrejt fatit, në triumfin e vullnetit njerëzor. Por sipas të tjerëve kjo luftë që deklarohet me tre goditjet që përbëjnë motivin e veprës, gradualisht ëmbëlsohet dhe në një çast goditja – e fatit dhe njeriu janë bërë NJË. Njeriu ka pranuar Darmën (=Rrugën) e tij, destinacionin e tij dhe ndjek Fatin e tij, Qëllimin e tij, dhe bashkëpunon me të.

Në të njëjtën periudhë shkruan dhe Simfoninë e 6-të, e cila lartësohet si himn për natyrën dhe elementët e saj, diellin, erën, pemët, tokën. Natyra bëhet për Bethovenin“Mesuesja e Jetës” I dashuroj pemët më shumë se njerëzit. Pyjet, shkëmbinjtë, të japin përgjigjen që kërkon” i shkruan mikeshës së tij Terza Malfati.

Në vitet 1812 – 1813 përjeton një zhgënjim të thellë dashurie. Është dashuria për të shumëdashurën e tij të pavdekshme, për të cilën janë shkruajtur shumë por asgjë me siguri. Janë të shumta gratë që kaluan në jetën e tij dhe mes tyre një vend të veçantë zuri Betina Bredano, e dashura e Gëtes. Por, megjithëse gjatë gjithë jetës së tij ka qenë romantikisht i dashuruarm, asnjëherë nuk qëlloi me fat në këtë fushë. Në vitin 1812 bëhet takimi i famshëm Gëte – Bethoven. Të dy njohin veprat e njëri-tjetrit por janë dy natyra shumë të ndryshme dhe në përgjithësi është shumë e mistershme se çfarë ndodhte ndërmjet tyre. Thuhet se Gëte shmangte gjithmonë të fliste për Bethovenin dhe një herë që e kapën duke dëgjuar të 5-tën, dëgjoi vetëm pjesën e parë, u kthye në shtëpi i vrazhdë dhe kurrë më nuk e dëgjoi muzikën e tij.

Në vitin 1816 kompozon nje cikël këngësh “Për të Dashurën e Largët” dhe fillon të kompozojë të 9-tën. Në vitin 1822 mbaron meshën e “Missa solemnis”, për të cilën punoi plot 10 vjet. Thonë se periudhën në të cilën po e kompozonte ishte gjithmonë qull në djersë, i binte tempit me duar e këmbë dhe banorët e rrugës  Maindligk, në të cilën ndodhej, besonin se ishte i demonizuar. Por kur e mbaroi, u gjendën përpara një njeriu të ri. Ai vetë në tekstin e tij “Zotëri” shkruan: “NGA ZEMRA MUND TË SHKOSH DREJT ZEMRËS”. Konsiderohet si vepra që çliroi Bethovenin nga dyshimet tokësore. Megjithatë, mori një kritik të ashpër sepse u konsiderua se, sidomos në pjesët e meshës, përdorimi i tingujve intesiv, në vend të atyre që janë të butë, ishte një mosrespektim. Që Bethoveni nuk tregoi favorizmin që duhej por qëndroi përpara Zotit sikur edhe ai vetë të ishte Zot. Vlera e veprës, që bashkë me të 9-tën konsiderohen si kryeveprat e Bethovenit, u njoh pas vdekjes së tij.

Në vitin 1823 përfundohet “Simfonia e 9-të” ose “Himn për Lumturinë”, që sipas shumicës është Simfonia më e mirë e Bethovenit. Shkruhet në kondita shumë të vështira: dhembje fizike, probleme ekonomoke, agoni e pandërprerë për “mistrecin”, nipin e tij të ftohtë Karl – të cilin e ka nën kujdestari që prej vitit 1815 – megjithatë këto nuk e ndalojnë Bethovenin. Përkundrazi, gjen forcën nëpërmjet dhembjes të arrijë lumturinë dhe t’u mësojë njerëzve rrugën e vëllazërisë dhe të lumturisë. Në trishtim e në lumturi Bethoven flet për fatin e përbashkët të gjithë njerëzve në Rrugën e gjatë të Njerëzimit, për bashkimin përfundimtar të të gjithë Shpirtrave me GJITHËSINË. Në Maj të vitit 1825 e 9-ta paraqitet në publik dhe krijuesi merr një respekt shumë të madhë. Por ai i ulur në një shesh nuk dëgjon as edhe një duartrokitje dhe nevojitet që një nga koristët ta marrë dhe ta kthejë nga publiku që të paktën të shikonte entuziazmin e tyre të madh. Kur koncerti mbaron atij i bie të fikët.

Fundi vjen pak më vonë. 26 Mars 1827, pas një pneumonie të rëndë që kaloi nje vit më parë, pa marrë kujdesin e nevojshëm të vëllait dhe nipit të tij, nën shoqërin e rrufeve dhe bubullimave të tmerrshme të një natyre, gjerësinë e së cilës aq shumë dashuronte, Bethoven vdes. Varroset me të gjitha nderimet – i famshmi Frans Grilparcer, poeti më i madh austriak thotë me zë të lartë një fjalim mortor prekës përpara turmës së njerëzve – dhe udhëtimi i tij në Qiell që aq shumë dëshironte: “Ah! Sikur të mundja të udhëtoja nga ylli në yll” fillon…

Për më tepër materiale të këtij lloji klikoni këtu:

About these ads

~ nga dituri më 28 Dhjetor, 2009.

71 Përgjigje to “Jeta e Ludvig Van Bethoven”

  1. shume me plqen veprat e tuja betoven ?

  2. kur vdiq bethoveni

  3. Bethoveni vdiq me 26 Mars 1827

  4. kur u martua bethoveni

  5. Bethoveni nuk eshte martuar kurre, dhe as ka pasur femije. E verteta eshte se Bethoveni binte lehte ne dashuri dhe se kishte propozuar shpesh here femrave te ndryshme te martoheshin me te, por ai ishte i shkurter, i dobet, dhe aspak bukurosh, gjithashtu temperamenti i tij i frikesonte femrat.
    Admin

  6. e papare.?????????????????????????

  7. te lumt Bethoven me i miri ke qene BRAVOOOOOOOOOO ke qene i papare edhe pse ke qene i varthe te lumte

  8. me dhimbset e kaluara e tij ne femiri shum

  9. ma i miri edeh per detyra na epin me msu per atë

  10. op edhe mu me dhimbset shum

  11. shum e bukur

  12. po me pelqeu shume vepra e bethovenit shum mire

  13. beethoven lindi me 16 dhjetor 1770 dhe
    vdiq me 26 mars 1827

  14. bravo shum mir bethowen je i papar
    (L).

  15. edua shum

  16. a bos u kan edhe betoveni te lumt betoven ma i miri je kan

  17. i paparee kompozitor i perkryer

  18. shum veprat e mira i ki

  19. a ban me me tregu pse nuk degjonte bethoveni nese e din arsyjen e kam lexuar diku qe ishte shurdhur por pse spo e di…

  20. shum palidhje por edhe e bukur

  21. anglentina sepse e shihte se askush nuk i shihte siq vuanin njerzit e tjer (te varfrit)por i deshironin vetem te pasurit kjo eshte edhe arsyeja qe u shurdhu bethoveni…!

  22. keni qen nje njeri i papar

  23. nje neri i bukur edhe pse jo i limtue

  24. eshte nje mrekulli se si prinderit e tij moren vendimin qe te mos e deshtojne kete femij i cili u be i njohur ne gjith boten, pas problemeve te tyre shendetesore dhe te femijeve te tjere qe kishin te semure.

  25. eshte nje mrekulli e madhe e sidomos kur prinderit e tij nuk desheronin qe ky femij te jet i njohur ne ter bote

  26. bethoveni ishte nje muzikant i papare i shurdhuar ai i binte pianos

  27. m’ke lan pershtypje n’biografin tande…….

  28. une e di se bethoweni e kishte pare nje femi duke vdekur dhe pastaj ai merzitej dhe me ne fund vdiq
    a eshte keshtu

  29. Une e dii se bethowen bente qudira me piano

  30. ju lumt Bethoven

  31. bethoveni ishte muzikant dh i binte pianos vepret e tij me te njohura jan ” mozaik” ”hijesime” ”njerez te dashur” ”letrat e nje vajze” ”kolombi i rrem” ”harmonia” te gjitha kan qen te mir hhhahahahahahahahahah ;pp;

  32. bravo per bethovenin

  33. shum e mir historija e tij i lumt

  34. Betoveni Eshte Pianisti me I mir See mOxartii**(GJENIU I VOGEL)**

    Betoveni eshte nJE njeri i Mir Dhee Per kEte Gezohem Shum T`lumshin Duart ..!///1!!. 3>3>..3333//
    Mir.

  35. Ai ka qene kopozitori me i madh i te gjitha kohrave per muziken klasike.

  36. bethoveni ishte nje nga kompozitoretme te medhenje ne bote dhe pianisti me i mire dhe veprat e tij ishin te parat

  37. me pelqejne veprat e bethovenit

  38. Hallall t’koft bethoven!

  39. ne cilen shkoll ka shku per te paren here. nese mundesh adm. shkrui te gjitha shkollat qe ka studiuar
    bethoveni

  40. a uu kon moxarti mesuesii ii bethovenit a jo ?

  41. Per qfare arsye Bethoveni nuk eshte martuar fare

  42. mua me pelqeu shum ajo qe lexova per bethovenin dhe me pelqeu jasht mase

  43. Bet’hoven.Pse e kishte babin e dhunshem ndaj tij.Per te fituar para apo per fame???

  44. per qfar bethoveni nuk u martua

  45. shum njeri i forte i durueshem …i qendrueshem .. i mjerueshem…i dhimbshem etj etj ……

  46. per qfare arsye vdiq bethoveni

  47. cili ishte qellimi i beethoven..?

  48. shum te dhena amo shum te bukura me pelqyen shum :D

  49. pse Bethoveni ka dasht mu bo pianis?

  50. histori e bukur per beethovenin me pelqeu shumm jeta e tij me sfida te ndryshme sidomos tregimi per te ” Stuhia e Debores ” e shum tregime per te :D

  51. mua me pelqen shum Bethoveni po me dhimbset shum edhe nese bon me dit a eshte e vertet se ai nuk ka ndegju a eshte genjeshter apo qfar adm

  52. shum mirr

  53. sii lochk qekyy bethoveni vallai

  54. shume me pelqejne kompozimet e bethovenit

  55. mua më pëlqejn kompozimet e bethovenit siq thot lirija :d

  56. shum mirrrr

  57. Sa me pelqen melodia qe ka ber Beethoven!! Te lumte ,,, qe ne kohen tuaj zeri yt ka len trashigimtari ne vendin tend……

  58. interesante

  59. Kjo histori len perrpshtyje te madhe tek une

  60. i lumte bethovenit

  61. edhe pse femijrine e kishte te hidhur ariti te behej dikushi ne jet

  62. Bethoven ishte nje muzikant i mmir pioanist ♥♥

  63. stuhia e debores behe fjal per betoveni te cilin ai merzitet per femijen qe jep shpirt ne krahet e nje gruaje qe djali ishte ngrir nga te ftohtit dhe ai vdiq ne at nat mbahej funerali ushtarit te pernadoris romake dhe te gjith kish mendjen tek ushtari qe kishte vdekur por betoveni kishte mendjen te aj djeli qe vdiq ai ishte jetim dhe jetonte ne rrug dhe u ftof shum

  64. dhe ne ket tregim stuhija e debores me prek shum
    ☺☻♥♠♣♦•◘○

  65. shum respekt per Bethovenin dhe familjen e tij :)

  66. vepra me e dhimbur e bethovenit eshte :stuhia e debores” :( :’(

  67. bethoveni mbete1 si kompozitor me i mir i te gjitha kohrave (DONAT JAHIRI)<3

  68. Ne cilin qytet apo vend ka vdekur bathoveni ?

  69. vdiq më 26 mars 1827 në Vjenë, Austri
    admin

  70. nuk kam fjal per ludvig von bethovenin esht nje kompzitor nr1

  71. Ludving Van Bethoven ka qene nje kompozitor i njohur dhe ka pas nje jete te varfer

Lini një Përgjigje

Plotësoni më poshtë të dhënat tuaja ose klikoni mbi një nga ikonat për hyrje:

Stema e WordPress.com-it

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj WordPress.com. Dilni / Ndryshoje )

Figurë Twitter-i

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Twitter. Dilni / Ndryshoje )

Foto Facebook-u

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Facebook. Dilni / Ndryshoje )

Google+ photo

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Google+. Dilni / Ndryshoje )

Po lidhet me %s

 
Ndiqe

Merreni çdo postim të ri drejt e te email-et tuaja.

Bashkojuni 84 ndjekësve të tjerë

Këtë e pëlqejnë %d bloguesa: