Fjalë të urta të huaja


Bota është plot dyer, plot raste, fije të tendosura që presin t’u biesh.   (Ralf Valdo Emerson)

Te jesh gjithmonë i ndershëm me veten, është një ushtrim i këndshëm.   (Sigmund Frojd)

Vlera e një njeriu duhet parë në faktin se cfarë jep, dhe jo në atë se cfarë është në gjëndje të marrë.   (Albert Anjshtajn)

Është më mirë t’i meritoni nderet dhe të mos i gëzoni ato, se sa t’i gëzoni dhe të mos i meritoni.   (Mark Tueni)

Askush nuk është nderuar ndonjëherë për atë që ka marrë. Nderimi ka qenë për atë që ai ka dhënë.   (Kelvin Tuejxh)

Kur keni filluar të mos jepni më kontribut, keni filluar të vdisni.   (Eleanor Rusvelt)

Ambicja mund të zvarritet, por mund të ngrihet edhe në fluturim.   (Edmund Burke)

Më e mira është armike e së mirës.   (Volter)

Megjithëse bota është plot vuajtje, ajo është gjithashtu plot me shembuj për kapërcimin e tyre.   (Helen Keller)

Besimi lëviz malet, por ju duhet të vazhdoni t’i shtyni ato,  ndërkohë që kryeni lutjen.   (Meson Kulej)

Ndryshimi ndërmjet asaj që bëjmë dhe asaj që jemi në gjëndje të bëjmë, do të mjaftonte për të zgjidhur shumicën e problemeve të botës.   (Gandi)

Vetëm ata që guxojnë të humbasin shumë, mund të arrijnë shumë.   (Robert F. Kenedi)

Bëni më të mirën që mundeni, me atë që keni , kudo që të jeni.   (Teodor Rusvelt)

Zhurma nuk provon asgjë. Shpesh një pulë që ka bërë thjesht një vezë, kakarit sikur ka bërë një asteroid.   (Mark Tuein)

Asnjëherë mos i mbaj sytë përdhe kur hedh hapin. Vetëm ai që mban sytë të fiksuar në horizontin e largët do të gjejë rrugën e duhur.   (Dag Hamaskjold)

Mos kini frikë të ndërmerrni një hap të madh nëse është e nevojshme. Nuk mund ta kaloni humnerën me dy hapa të vegjël.   (Dejvid Llojd Xhorxh)

Fjala “krizë” , në gjuhën e shkruar kineze, përbëhet nga dy simbole. Njëri përfaqeson rrezikun, dhe tjetri përfaqëson mundësinë.   (Xhon Kenedi)

Nëse doni që diçka të realizohet shkoni vetë, nëse nuk doni, dërgoni të tjerë.   (Benxhamin Franklin)

Fundi i madh i jetës nuk janë  njohuritë,  por veprat.   (Tomas Fuller)

Njeriu që vepron qëndron më pranë njerëzve se sa njeriu që shkruan dhe është në dorën e njerëzve që idetë e reja, të përkthehen në gjuhën e ashpër të veprave.   (Rudru Uillson)

Kur i drejtoheni forcës, një nuk duhet të bëni kurrë: të humbisni.   (Duajt Ajzenhauer)

Një njeri i guximshëm arrin të jetë mazhorancë.   (Endrju Xhekson)

Nevoja e bën punën e guximit.   (Xhorxh Eliot)

Guximi është një cilësi kaq e nevojshme për të zotëruar virtytin, sa që është gjithnjë i respektuar, bile edhe kur është i shoqëruar me ndonjë të metë.   (Samuel Xhonson)

Guximi në jetë shpesh është një spektakël më pak dramatik se sa guximi i një moment final, por nuk është më pak një përzierje e mrekullueshme e triumfit dhe e tragjedisë. Njeriu bën atë që duhet pavarësisht nga rrjedhojat personale, pavarësisht nga rrjedhojat personale, pavarësisht nga pengesat rreziqet dhe presionet dhe kjo është baza e të gjithë moralit. Guximi është qëndresa ndaj frikës, mjeshtëria për ta kontrolluar atë, dhe jo mungesa e frikës.   (Mark Tuein)

Guximi nderohet me të drejtë, si e para nga cilësitë njerëzore, pasi është cilësia që garanton të gjithë të tjerat.   (Uinston Curcill)

Sa barrë e rëndë është një emër që është bërë shumë i famshëm.   (Volter)

Fama vjen zakonisht tek ata që janë duke menduar për dicka tjetër.   (Oliver Uendell Holms , i riu)

Të besosh në atë që mendon, të besosh se ajo që është e vërtetë për ju, thellë në zemrën tuaj, është e vërtetë për të gjithë njerëzit, ky është gjeniu.   (Ralf Valdo Emerson)

Në republikën e mediokritetit gjeniu është i rrezikshëm.   (Robert G.ingersoll)

Publiku është jashtëzakonisht tolerant. Ai fal çdo gjë, përveç gjeniut.   (Oskar Uajlld)

Gjeniu i vërtetë është një mendje me fuqi të përgjithshme të madhe, të orientuar rastësisht në një drejtim të caktuar.   (Samuel Xhonson)

Disa herë njerëzit quhen gjeni, në të njëjtën mënyrë që një insekt quhet njëqindkëmbësh, jo sepse kanë njëqind këmbë, por sepse shumë njerëz nuk mund të numërojnë mbi katërmbëdhjetë.   (G.C.Lihtenberg)

Gjithnjë mund të largojmë nga mëkati një njeri që jeton dhe përpiqet.   (Gëte)

Para se të jepemi me zemër pas diçkaje, le të vëzhgojmë sa të lumtur janë ata që tashmë e zotërojnë atë.   (La Roshefuko)

A nuk duhet që dhënësi i lëmoshës t’i jetë mirënjohës marrësit të saj? A nuk është nevojë dhënia e lëmoshës? A nuk është mëshirë marrja e saj?   (Fridrih Nice)

Nëqoftëse një mik ka ndonjë shqetësim, mos e mërzitni atë duke e pyetur nëse mund të bëni ndonjë gjë për të. Mendoni diçka të dobishme dhe bëjeni.   (Edgar Uoyson Haui)

Edhe djalli vetë është i mirë, kur është i kënaqur.   (Tomas Fuller)

Njerëzit e zgjuar vlerësojnë të gjithë njerëzit, pasi ata shohin të mirën te secili dhe e dijnë sa vështirë është të bësh diçka të mirë.   (Baltazar Gracian)

Eshte veshtire të bëni gjëra të mëdha, por të komandoni gjëra të mëdha, është më e vështire.   (Fridrih Niçe)

Anija e madhe kërkon ujëra të thella.   (Xhorxh Herbert)

Shumica e shqetësimeve në botë shkaktohet nga njerëzit që duan të jenë të rëndësishëm.   (T.S.Eliot)

Kur heronjtë largohen nga skena, atëherë hyjnë kllounët.   (Hajnrih Hajne)

Sa burra vërtetë të zotë janë më shumë se një herë në ditë?   (Napoleon Bonaparti)

Asnjëherë mos prishni atë që mund të zgjidhni.   (Zhozef Zhuber)

Të lëvdosh të pamerituarën, është një satirë therëse.   (Benxhamin Franklin)

Duartrokitja është nxitje për njerëzit fisnikë, dhe fundi i qëllimit për të dobtit.   (Carls Kaleb Kolton)

Besimi ynë më i madh është për gjërat rreth të cilave dimë më pak. Dhe përderisa ne dimë më pak për veten, jemi gati të besojmë gjithcka që thuhet për ne. Largojuni fuqisë misterioze si të mburrjes ashtu dhe të shpifjes.   (Erik Hofer)

Disa cilësi janë tepër të mira për të prishur shijen me lëvdata.   (Ralf Valdo Emerson)

Kërkesa për saktësi bllokon kërkesën për përmbajtjen. Pasaktësia është premisë që shtyn njeriun të shpalosë fuqitë e tij.   (Erih From)

Statistikat nuk e zëvendësojnë gjykimin.   (Henri Klej)

Gjeni më fillim faktet, pastaj ju mund t’i deformoni ata sa të doni.   (Mark Tuein)

Asgjë nuk zvogëlohet aq sa suksesi.   (Uollter Uincell)

Sekreti i suksesit është këmbëngulja për arritjen e qëllimit.   (Benxhamin Dizraeli)

Ka pak njerëz të rritur që nuk kanë qenë të suksesshëm që në fëmijëri.   (Aleksandër Ceis)

Bota u përket njerëzve entuziastë, që janë edhe gjakftohtë.   (Uilliam McFi)

Dikush, duke mos qenë në gjëndje të arrijë sukses në këtë botë, hakmerret duke folur keq për të.   (Volter)

Nuk ka vlerë të thoni “ne po bëjmë më të mirën që mundemi”. Suksesi arrihet duke bërë atë që është e nevojshme.   (Uinston Curcill)

Nuk mund t’ju jap formulën e suksesit por mund t’ju jap formulën se si mund të dështoni: përpiquni të kënaqni çdo njeri.   (Herbert Bajard Suop)

Suksesi ka përbërë dështimin e shumë njerëzve.   (Sindi Adams)

Suksesi nuk është rezultat i një djegie spontane. Ju duhet të digjni veten në zjarr.   (Regi Lic)

Një sekret i madh i suksesit është të çani jetën si njeri që nuk konsumohet kurrë.   (Albert Shvaicer)

Dështimi ka prirje të përmirësohet, suksesi priret drejt përkeqësimit.   (Seneka)

Nëse njerëzit do të dinin sa shumë duhet të bënin për të arritur suksesin, shumica e tyre nuk do t’i hynin asaj rruge.   (Lord Tomson i Flotës)

Sekreti i fitores qëndron në organizimin e gjërave jo të qarta.   (Kristofer Morlej)

Kur virtyti ka qenë i fjetur, ai zgjohet më i freskët.   (Fridrih Nice)

Virtyti ashtu si ari që të jetë i përdorshëm, duhet të përzihet me ndonjë metal tjetër me më pak vlerë, por më të fortë.   (Samuel Batler)

Shenjtorët janë mëkatarët që vazhdojnë të përpiqen gjithnjë.   (Robert Luis Stivenson)

Një njeri i zgjuar e vendos gjithnjë veten në anën e kundërshtarëve të tij. Është më tepër në interes të tij, se sa të atyre, që të gjejë pikat e tij të dobëta.   (Ralf Valdo Emerson)

Njohuritë mund të transmetohen, por jo zgjuarsia.   (Herman Hese)

Nata është nëna këshilluese.   (Xhorxh Herbert)

Njeriu i zgjuar dëgjon një fjalë dhe kupton dy.   (Thënie hebraike)

Një njeri i zgjuar përfiton më shumë nga armiqtë, se sa një budalla nga miqtë.   (Baltazar Graciani)

Kush është i zgjuar? Ai që mëson nga të gjithë. Kush është i fuqishëm? Ai që zotëron pasionet. Kush është i pasur? Ai që është i kënaqur.   (Benxhamin Franklin)

Të mos dish disa gjëra të caktuara, është një pjesë e rëndësishme e zgjuarsisë.   (Hugo Grotius)

Cdo njeri është një copë budalla për të paktën pesë minuta në ditë, zgjuarsi është të mos e kaloni këtë kufi.   (Elbert Hubard)

Njeriu i zgjuar sheh aq sa duhet, jo aq sa mundet.   (Montanj)

Suksesi i një njeriu matet me faktin nëse mund t’ju mbushë mendjen të tjerëve, për idetë e 20 vjetëve më pas.   (Ralf Valdo Emerson)

Nuk ka rëndësi ku dhe si keni jetuar. E rëndësishme është çfarë keni bërë aty ku keni qenë.   (Xhorxha O’kife)

Era dhe dallgët janë gjithnjë në anën e detarit të zot.   (Eduard Gibon)

Është shumë vështirë të jeni efiçent pa qenë kundërshtues.   (Kin Hubard)

Që njeriu të realizojë atë që i kërkohet, duhet të konsiderojë veten më të madh nga sa është.   (Gëte)

Çdo njeri duhet të ngrejë zërin aq sa e ka fuqinë.   (Thënie Angleze)

Për të arritur gjëra më të mëdha, duhet të jetojmë sikur nuk do të vdesim kurrë.   (Vovenarzh)

Zoti nuk do t’ju shohë medaljet, gradat apo diplomat, por cilësitë që keni.   (Elbert hubard)

Guximi është frikë që zgjat një minutë më shumë.   (Xhorxh S.Paton)

Guxoni të veproni në vend që të kundërveproni.   (Lërlin Larson Xhenks)

Vlera qëndron pikërisht në mes të rrugës midis nxitmit dhe ndrojtjes.   (Servantes)

Ekspozimi i vazhdueshëm ndaj rreziqeve do të kultivojë forcën e regjimit ndaj tyre.   (Seneka)

Arti i krijimit është më i vjetër se sa arti i vrasjes.   (Andrej Voznjezenski)

Asnjë artist nuk ec para kohës së tij. Ai është vetë koha e tij. Vetëm se të tjerët janë prapa kësaj kohe.   (Marta Grehem)

Stili është një mënyrë e thjeshtë për të thënë gjëra të komplikuara.   (Zhan Kikto)

Cdo njeri është gjeni të paktën një herë në vit, një gjeni i vërtetë ka ide origjinale gjithnjë të pranishme.   (G.C.Lihtenberg)

Pranojeni vendin që ka caktuar për ju i plotfuqishmi, shoqëria e bashkëkohësve tuaj dhe lidhja midis ngjarjeve.  (Ralf Valdo Emerson)

Nëntë të dhjetat e zgjuarsisë qëndron në të qënit i mençur në kohën e duhur.   (Teodor Ruzvelt)

I mencuri ka një prirje të fortë për të qenë i heshtur, dhe aftësinë për të ruajtur një inventar të tërë sekretesh. Zotësia dhe karakteri i tyre janë për t’u respektuar.   (Baltazar Gracian)

Për më tepër materiale të këtij lloji klikoni këtu:

About these ads

~ nga dituri më 21 Nëntor, 2009.

63 Përgjigje to “Fjalë të urta të huaja”

  1. “Njeriu i cili kthehet nga perta ne mur nuk do te jete me i njejti qe pati hyre .do te jete me i mecur,por me pak kryelarte,me i kenaqur,por me pak i vetepelqyer,me i thjeshte pasi e ka kutuar sa injorant eshte,por me i pajisur per te shpjeguar relacionet qe lidhin fjalet me gjerat,per te qene me i matur mbi te pallogaritshmin mister qe ai kerkon ,duke u perpjekur me kot ta kuptoje”.(huxley)

  2. NENA E MORALIT ESHTE FRIKA(NIETZCHE)
    CDO BESIM,CDO NDERGJEGJSHMERI E MIRE,CDO PROVE E SE VERTETES VIJNE VETEM NGA SHQISAT
    (NIETZCHE)
    “CDO NJERI ESHTE I PERBERE NGA DY QENIE TE LIDHURA SE BASHKU SHKELQIMI DHE ERRESIRA TE LIDHURA SE BASHKU,KRAH PER KRAH ME ATE TE MIRIN QE ARRIN TE PERFITOJE NJE PUSHTET TE FUQISHEM NGA I KEQI” (CHARLES BAUDELAIRE)

  3. gruaja eshte enigm qellimi i saj eshte femija

  4. qdo njeri ka te drejt te dij se qfar ka te beje me jeten e tij

  5. Ai qe ecen me ngadal dhe me nje synin,eshte me i shpejt se ai qe ecen shum me shpejt po pa ndonje qellim.

  6. veq vazhdoni me ksi lloj aktivitete se jan per te miren e lexuesit

  7. shum te bukura
    vazhdoni keshtu

  8. trimi i mire me shok shum

  9. 1. Duke qenë dy të bëhesh një, quhet Dashuri.

    2. Armiqët ti doni, ngase për dobësitë tuaja vetëm ata publikisht flasin.

    3. Më së paku tregohen të mëshirshëm ata, që kanë bërë mëkate më të mëdha.

    4. Për njeriun është më mirë të mos ngjitet në një vend nga i cili mund të rrëxohet.

    5. Sikur që kur të kemi mbëritur në këtë botë pa sjellur asgjë,
    Ashtu edhe kur largohemi prej saj s’do të marim asgjë.

    6. Andra e lirisë, më së bukuri shihet në burg.

    7. Shpifja i ngjan mizës së kalit, po nuk mujte me e mbytë me të ramunit e parë, ma mirë mos e prek.

    8. Ai që nuk mund të bëhet zotëri i punës së vet, bëhet hyzmeqar i tjetërkujt.

    10.Rruga më e mirë e përvehtësimit të një njeriu është përmes përfitimit të zemrës së tij.

    11.Të përvehtësosh dije shumë, të flasësh pak dhe në qdo pyetje që të shtrohet të mos përgjigjesh.

    12.Atë që armiku yt s’don të marë vesh, as mikut mos i trego.

    13.Rrethi e përgadit një mëkat, i akuzuari atë e zbaton.

    14.Menquria e njeriut nuk matet me përgjegjet që ai i jep, por nga pyetjet që i shtron.

    15.Njeriu i thjeshtë qan kokën se si do ta humb kohën që e ka,
    ndërsa ai i vlefshmi se si ta përfitoj ate.

    16.Gjithmonë ai që të mirën e mendon, të mirën e gjen.

    17.Askush nuk është ngjitur në shkallët e suksesit, me duart në gjepa.

    18.Sa ma pak që njeriu mendon aq më shumë flet.

    19.Para se të flasësh mendo, para se të veprosh mat.

    20.Nëse dëshiron që ta përfundosh një punë, shko vet,
    nëse s’dëshiron dërgoje dikend tjetër.

    21.Lartësimi më i shëmtuar është ai që mbërihet duke i shkelur të dobëtit.

    22.Për atëdheun jeta ipet, por obligim e ke që të jetosh për të.

    23.Duke shikuar gjendjen e mirë të të tjerëve mos u dëshpro, ka shumë të tjerë që shikojnë me gjelozi
    gjendjen tënde.

    24.Gjdo gjë e ka një bukuri, edhepse të gjithë nuk e shohin.

    25.Njeriu dinak është i njohtuar me qmimet e të gjitha sendeve,
    por jo mbi vlerat e tyre.

    26.Nëse të kam dhënë diqka për të cilën Ti ke pasur nevojë më tepër se unë, kjo quhet Dhuratë.
    Nëse të kam dhënë diqka për të cilën unë kam nevojë më tepër se Ti, kjo quhet Dashuri.

    27.Njeriu më i Vetmuar në botë është ai që përveq parave nuk ka kënd tjetër.

    28.Kur diqka dëshirojmë, gjithmon përqëndrohemi në anët e mira të saj,
    kur të njëtën më vonë e posedojmë gjithmonë ja gjejmë anët e këqija.

    29.Dashuri nuk nënkupton shikimi i njëri tjetrit,
    por së bashku të shikojmë në drejtim të njëtë.

    30.Dashuria është urëndërtim. Njerëzit në vend se të ndërtojnë ura ngrisin mure
    prandaj mbesin në vetmi.

    31.Koha më e mirë që njerëzit ta njohin njëri tjetrin është pak para ndarjes së tyre.

    32.Koha është mësuesi më i madh, është mëkat se të gjithë nxënësit e vet i mbyt.

    33.Nëse dëshironi që të jetësohen andrat e Juaja, së pari duhet që të zgjoheni.

    34.Të jesh i mirë është lehtë, të jesh i drejtë është vështirë.

    35.E bukura nuk është e dashura, por e dashura është e bukura.

    36.Budallenjët shumë pak sende mësojnë nga të menqurit,
    ndërsa të menqurit shumë sende mësojnë nga budallenjët.

    37.Nëse dikush ju mashtron një herë fajtor është mashtrusi,
    nëse ju mashtron edhe një herë ta dini se fajin vet e keni.

    38.Në Dashuri bëhu si Dielli,
    Në Miqësi dhe Vëllazëri bëhu si Uji rrjedhës,
    Në mbulimin e gabimeve bëhu si Nata,
    Në Zemrime bëhu si i Vdekuri,
    Qkado që të bëhesh bëhu,
    Ose bëhu ashtu si dukesh
    Ose duku ashtu si Je.

    39.Miku i vërtetë është ai që kur të mban për dore, zemrën ta prek.

    40.Miqësia e Dreqit zgjat deri në momentin kur mbetesh ngusht.

    41.Nëse ke dyshim nga Vdekja, ,mos u shtri në gjum,
    Sikur që për gjum detyrohesh ashtu edhe për vdekje je i shtyrë.
    Nëse dyshon në Ringjallje, hiq mos u zgjo,
    Ashtu sikur zgjohesh nga gjumi edhe pas Vdekjes do Ringjallesh.

    42.Të kesh mëshirë ndaj hajnave, të poshtërve, zullumqarve, …domethënë
    që të mos i kesh parasysh të dobëtit, të ngratit, të shtypurit…

    43.Ai që kërkon Mikun pa të meta, pa miq do të mbetet.

    44.Cilën farë e ke mbjellur e nuk ka mbirr,
    Qka, a ki dyshime të këtilla për farën njerzore?

    45.Ari, argjendi, gurzit e tjerë të qmuar q’vlejnë nëse
    ato nuk sakrifikonen dhe durohen si shenjë e një Dashurije.

    46.Nëse rretë nuk qajnë, gjelbërimet si do të qeshin.

    47.Gruaja e bukur është pëlqim i syve, gruaja e mirë është pëlqim i zemrës,
    e para është xhevahir, e dyta thesar.

    48.Andra e njerzve të lumtur është gëzimi i njerëzve të tjerë.

    49.Mik e ki atë i cili edhepse shumë gjëra din për ty ende të vlerson.

    50.I pasur nuk është ai që shumë ka, por ai që shumë jep.

    51.Dashuria është kujdesi aktiv për jetën dhe zhvillimin e personit që e dojmë.

    52.Dashuria nuk është rezultat i kënaqësisë seksuale, por kënaqësia seksuale është rezultat i dashurisë.

    53.Detyra kryesore e njeriut në gjithë jetën e tij është ta lind vetvehten.

    54.Aftësia e të dashuruarit rrjedh prej aftësisë e të qenurit vetë.

    55.Fëmiu deri pesë vjeq është zotriu i yt, deri dhjetë vjeq është shërbëtori i yt,
    deri pasëmbëdhjet vjeq është bashkëpunëtori i yt, pastaj bëhet ose miku ose armiku i yt.

    56.Ata që takohen pa dashuri, ndahen pa lot.

    57.Gruaja e bukur, gjithmon ka të drejtë.

    58.Lulet ma të bukura shpeshë nuk kanë aromë.

    59.Shpesh duhet të turpërohemi jo për shkak të veprave të këqija të njerzve të lig,
    por nga indifereca e të mirëve.

    60.Asgjë nuk harohet më vështirë se ofendimi, dhe asgjë më shpejt se bamirësia.

    61.Kur fiken qirrijtë, të gjitha femrat janë të njëjta.

    62.Ai që shokut të vet i huazon para, pëson dëm të dyfishtë, njëkohësisht i humb edhe paratë
    edhe shokun.

    63.Asgjë nuk i ngjan më mire budallës se pianeci.

    64.Ai për të cilin të gjithë flasin mirë, është shumë i pasur.

    65.Atë që është pasuruar brenda një viti, është dashur të virret para dymbëdhjet muajsh.

    66.Shokun kritikoje kur jeni vetëm, ndërsa lavdëroje publikisht.

    67.Varfëria është e durueshme nëse pranë saj nuk qëndron turpi.

    68.Animi sheh pak, urrejtja nuk sheh aspak.

    69.Njeriut të lumtur askush asgjë nuk mund ti bëj.

    70.Me të vërtetë i lumtur është ai i cili e di se e ka mjaft.

    71.Verën e pijnë njerzit, ndërsa shtazët e tjerë ujin.

    72.Zoti shpesh na viziton, por ne së shpeshti nuk jemi në shtëpi.

    73.Njeriu i pasur, për femrën kur nuk duket i plakur.

    74.Pasurinë e fiton me djersë, e ruan me frikë dhe ndahesh prej saj me pikëllim.

    75.Dashuria bënë që koha të kaloj, koha bënë që dashuria të kaloj.

    76.Dashuria është sëmundja e vetme nga e cila nuk dëshirojmë të shërohemi.

    77.Vetëm femrat dhe mjekët e dine se sa nevojë kanë njerëzit për gënjeshtrën.

    78.Kush kërkon lavdata, nuk i meriton ato, e ai që është i merituar nuk
    ka nevojë për to.

    79.Kërkoni njerëzit të cilët do ti doni, kjo është sekreti dhe suksesi i gjithë jetës suaj.

    80.Njerzit e mirë dhe të hareshëm kërkojnë shoqërime, ndërsa të këqinjtë ortak e jatak.

    81.Kur diqka me gjithë mend e kërkon, gjithë bota do të ngritet që ti atë ta përfitosh.

    82.Të jesh i pasur apo i varfër më tepër varet prej asaj se sa shpenzon sesa prej asaj se sa fiton.

    83.Femrën nuk guxon ta godasësh as me lule.

    84.Eshtë nisur plaku të bëhet i ri , e gjithë që ka aritur është se ka dalë si fëmij.

    85.Kur një femër e bukur qesh, kuleta qan.

    86.Kush nuk ka të holla në kuletë, duhet ta ketë gojën plot mjaltë.

    87.Të duash e mos të jesh i dashur është njësoj si të lajmërohesh e askush nuk të ka thirrë.

    88.Teshat e fundit qepen pa xhepa.

    89.Femra e pa nderë, as që ka qenë e bukur.

    90.Nëse dikur, duke kërkuar fatin, e gjeni atë fat, ju do të jeni si ai plaku i cili i kërkon
    syzat , dhe e zbulon se fatin gjithë kohën e ka pasur te hundët.

    91.Demokracia është proces i cili ju garanton se me ne nuk do të udhëhiqet më mirë
    sesa që e meritojmë.

    92.Shtëpia është burg për vajzën, ndërsa punëtori për gruan.

    93.Qka do të thotë historija? Zotëri historija, si zakonisht do të gënjej.

    94.Eshtë ka zhvillohet një luftë e pandërprerë, ndërmjet atyre të cilët janë në këtë botë për
    të përfituar sa më tepër për vehte dhe të atyre të cilët janë për atë që Botën ta
    bëjnë sa më të përshtatshëm për gjithë njerzit.

    95.Kur një dashurie i vije fundi, të dobëtit kukasin, energjikët shpejtë gjejnë dashurinë e re,
    ndërsa të menqurit qëmoti e kanë pasur në rezervë.
    96.Mashkujt gjithmonë dëshirojnë që të jenë dashurija e parë e femrës,
    ndërsa femrat dëshirojnë që mashkujt të jenë dashurija e tyre e fundit.

    97.Fati i të pamartuarit qëndron në ate se ai mund të përkujtoj shumë femra
    me të cilat për fat nuk është martuar.

    98.Nëse ecish shpejtë do ta takosh belanë, nëse ecish ngadalë belaja të takon ty.

    99.Pasuria është mëkat nga Zoti, varfëria është mëkat nga njerzit.
    100.Të bëhesh i pasur, të mjafton vetëm që t’ja kthesh shpinën Zotit.

    101.Vajzat mendojnë për martesën, gratë mendojnë për dashurinë.

    102.Kur i varfëri zgjidhet për gjykatës, të pasurit detyrohen ta lëshojnë fshatin.

    103.Mosbesimi është sakica mbi drurin e dashurisë.

    104.Nga mundi i yt do të jesh i ngopur, por jo edhe i pasur.

    105.Shoqërimi nuk duron kurfarë mashtrimesh, dhe ndërprehet aty
    ku nis gënjeshtra.

    106.Budallenjët janë hajna më të dëmshëm! Ju vjedhin disponimin dhe kohën.

    107.Nëse lumturija jote varet nga veprimet e personave të tjerë, atëherë sinqerisht nuk
    mund të bëhesh person i lumtur.

    108.Zemra e një burshteti duhet të jetë te koka.

    109.Bukuria nuk është në fëtyrë, bukuria është dritë e zemrës.

    110.Parajsa nuk është diku lartë, ajo qëndron në zemrën e njeriut.

    111.Askush nuk është nderuar ndonjëherë për atë që ka marrë. Nderimi ka qenë për atë që ai ka dhënë.

    112.Kur keni filluar të mos jepni më kontribut, keni filluar të vdisni.

    113.Më e mira është armike e së mirës.
    114.Ndryshimi ndërmjet asaj që bëjmë dhe asaj që jemi në gjëndje të bëjmë, do të mjaftonte për të zgjidhur shumicën e problemeve të botës.
    115.Fundi i madh i jetës nuk janë njohuritë, por veprat.

    116.Guximi nderohet me të drejtë, si e para nga cilësitë njerëzore, pasi është cilësia që garanton të gjithë të tjerat.

    117.Para se të jepemi me zemër pas diçkaje, le të vëzhgojmë sa të lumtur janë ata që tashmë e zotërojnë atë.

    118.A nuk duhet që dhënësi i lëmoshës t’i jetë mirënjohës marrësit të saj? A nuk është nevojë dhënia e lëmoshës? A nuk është mëshirë marrja e saj?

    119.Shumica e shqetësimeve në botë shkaktohet nga njerëzit që duan të jenë të rëndësishëm.

    120.Kur heronjtë largohen nga skena, atëherë hyjnë kllounët.

    121.Suksesi nuk është rezultat i një djegie spontane. Ju duhet të digjni veten në zjarr.

    122.Një sekret i madh i suksesit është të çoni jetën si njeri që nuk konsumohet kurrë.

    123.Nëse njerëzit do të dinin sa shumë duhet të bënin për të arritur suksesin, shumica e tyre nuk do t’i hynin asaj rruge.

    124.Njohuritë mund të transmetohen, por jo zgjuarsia.

    125.Kush është i zgjuar? Ai që mëson nga të gjithë. Kush është i fuqishëm? Ai që zotëron pasionet. Kush është i pasur? Ai që është i kënaqur.

    126.Nuk ka rëndësi ku dhe si keni jetuar. E rëndësishme është çfarë keni bërë aty ku keni qenë.

    127.Arti i krijimit është më i vjetër se sa arti i vrasjes.

    128.Asnjë artist nuk ec para kohës së tij. Ai është vetë koha e tij. Vetëm se të tjerët janë prapa kësaj kohe.
    129.Ai qe ecen me ngadal dhe me një synim,është më i shpejt se ai që ecën shumë më shpejt po pa ndonjë qëllim.
    130.Gjëja e vetme e rëndësishme që do ta lëmë pas vehtes pasi që të largohemi, janë gjurmët e dashurisë.

    131.Dashuria është e gjithë jeta e një femre, ndërsa një epizodë në jetën e mashkullit.
    132.Dashurinë që e japim, është e vetmja dashuri që na mbetet.
    133.Shumë njerëz i urrejmë pa arsye, ndërsa për ti dashur kërkojmë arsyera të forta.

    134.Mos thuaj e kam gjetur të vërtetën, por thuaj e kam gjetur një të vërtetë.
    135.Aty ku largohet urrejtja, për armë nuk ka nevoj aspak.
    136.Urejrtja më këmbngulëse është ndërmjet të afërmve.
    137.Nuk egziston një situatë e tillë si pashmangshmëri e luftës, kjo është vetëm si rezultat i mungesës së menqurisë.
    138.Njeriu i menqur me qetësinë e njëjtë i pranon lavdatat dhe i duron sharjet.
    139.Mënyra më e mirë për ta mbajtur fjalën është të mos e japësh atë.
    140.Zoti na ka dhënë dy sy dhe dy vesh ndërsa një gojë, në mënyrë të kemi mundësi më tepër për të parë dhe dëgjuar, e më pak për të folur.
    141.Ai që i njeh të tjerët është i menqur, ndërsa ai që e njeh vet vehten është i shenjtëruar, ai i cili i mund të tjerët është i fortë, ndërsa ai i cili e ka mundur vet vehten është i gjithfuqishëm.
    142.Derisa njeriu është në kërkim të menqurisë, meriton të quhet dijetar; sa po ti riten mendët dhe të mendoj se ka aritur gjithëdijen, bëhet budall.
    143.Gjersa Dija dhe Drejtësia flasin, mosdija dhe padrejtësia bërtasin.
    144.Ai i cili nuk din, por nuk din se nuk din, është i rezikshëm, qëndroni larg tij. Ai i cili nuk din , por din se nuk din, është fëmijë, mësojeni. Ai i cili din, por nuk din se din, është në gjumë, zgjojeni, Ai i cili din, dhe e din se din, është i menqur, shkoni pas tij.
    145.Dhurojani njeriut peshkun do ta keni ushqyer për një ditë, mësojajeni peshkimin do ta keni ushqyer për gjithë jetën.
    146.Ai që nuk din gjë, asgjë nuk don. Ai që nuk ka asnjë aftësi, nuk kupton gjë. Ai që nuk kupton gjë, është i pavlerë. Ndërsa ai që kupton, ai dashuron, vëren, sheh.

    147.Njerzit priten në bazë të veshmbathjes, ndërsa përcillen në bazë të dijes.
    148.Të menqur i konsiderojmë vatëm ata të cilët mendojnë sikur ne.
    149.Njeriu duhet të zhgjedh, ose të jetë i përmbajtur dhe menqur, ose verën dhe budallakinë.
    150.I menquri edhe në shkretëtirë e gjen ujin, mendjelehti edhe afër lumit vdes nga eshtja.
    151.Për drejtësinë dhuna është armiku më i madh.
    152.Drejtësia pa forcë është e pafuqishme, fuqia pa dretësi është tiranike.
    153.Shpesh drejtësia iu duket njerëzve më e rëndë se padrejtësia.
    154.Kushdo që posedon një lloj bukurie, le ta dijë se atë e ka të huazuar.
    155.Nëse dëshiron që e keqja e askujt ty të mos të prek, mos u bënë prej atyre që, mendojnë keq, flasin keq ose veprojnë keq.
    156.Në ferr nuk ka zjarr, atje të gjthë e bartin me vehte zjarrin e tyre.
    157.Të vdesësh në këmbë është më mirë se të jetosh në gjunjë.
    158.Pasuria i përngjan ujit të detit, sa më shumë që e pijmë aq më tepër eshtemi.
    159.Njerëzit një mij herë më tepër mundohen në përfitimin e të mirave materiale sesa të atyre shpirtërore, edhepse është më se e qartë se në lumturinë tonë ndikon ajo qka jemi e jo ajo qka kemi.
    160.Kur dikush ju thotë se deri te pasuria ka ardhur me punën e vështirë, pyeteni – të kujt?
    161. Nuk varet prej teje se a do jesh i pasur, por prej teje veret se a do jesh i lumtur.
    162.Janë shumë rrugë që të shpiejnë deri te pasuria, por shumica e tyre janë të shëmtuara.
    163.Zemra është një pasuri e cila as nuk shitet as nuk blihet, ajo dhurohet.
    164.Kur të pasurit luftojnë, të varfërit vdesin.
    165.Të metat e pasanikut rrall kush i vëren, virtytet e të varfërit rrall kush i sheh.

    166.Nëse njeriu nuk kujdeset për problemet që i duken larg, do të jetë plot me brenga kur ato ju afrohen.
    167.Që në rini preje shtagën, në të cilën do të mbështetesh në pleqëri.
    168.Të mirën ktheje me të mirë, ndërsa ndaj të keqes përgjigju me drejtësi.
    169.Njeriu i urtë me qetësinë e njëjtë i pranon lavdatat dhe i duron ofendimet.
    170.Vetëm njerëzit e karakterit më të lartë dhe më të ultë nuk pësojnë ndryshime.
    171.Qdo ditë mbaje një kofë me dhe në një vend, dhe do ta ndërtosh malin tënd.
    172.Të gjithë njerëzit nuk mund të bëhen të pasur apo të njohur, por të gjithë mund të bëhen të mirë.
    173.Nëse je i kujdesshëm prej fillimit deri në fund, do ta shmangësh mossuksesin.
    174.Kush e kërkon të ëmblën, duhet ta duroj të ithtën.
    175.Të imponosh vullnetin tënd të tjerëve quhet dhunë, gjersa të imponosh vetvehten tënde të tjerëve quhet kulm i dhunimit.
    176.Ai që i njeh të tjerët është i menqur, ai që e njeh vehten është i shenjtëruar.
    177.Kujdesuni për menimet e juaja, ato jan fillim i veprimeve tuaja.
    178.Njeriut i duhet gati dy vjet mësim për të folur, dhe mbi pesëdhjet vjet për të shuajtur.
    179.Mashkulli dashurohet në femrën duke e shikuar, ndërsa femra dashurohet në mashkullin duke e dëgjuar.

  10. shum mir me kto qe e shkruani

  11. shume te bukur… te vlefshme per jeten

  12. shum shum te bukura

  13. fenomenale ska fjal

  14. teper te bukura ju kisha keshilluar te gjithve kur keni koh te lir hyni lexoni dhe besoj se do te dilni te kenaqur

  15. ka shum thenje te bukura ju duhen per ter jeten tujaj

  16. shume thenje te bukura,na ndihmojne vertet

  17. bravo per fjalet e urta jane me te verte te bukura por mua sme ndihmuan dot sepseune kerkoj nje teme

  18. Kishte ca qe nuk me pelqyen , po ne pergjithesi te bukura! Kam deshire te them dy PROVERBA BIBLIKE :
    SHOKU I MIRE TE DO NE CDO KOHE DHE TE BEHET VELLA NE DITE TE VESHTIRA!
    I MECUR ESHTE AI QE E SHEH TE KEQEN DHE LARGOHET KURSE BUDALLAI SHKON PERPARA!

  19. ju falenderoj plot zemersit per kto te verteta qe na sillni Allahu jua shperbleft.

  20. Ju falenderoj shum per keto fjal te urta besoni se un mesova shum gjera qe ne te ardhmen do te me nevojiten tung kaloni sa me mire..

  21. Fjale me te vertet te menqura nga ana e filozofeve botror……

    Ju uroj per punen qe po beni…

  22. Per shkak te nje te kaluare te keqe nuk duhet hequr dor nga nje e ardhme e mirè

  23. Q vler ka te vraponi nderkoh qe jeni ne rrug te gabuar

  24. durimi èshtè bimè e hidhur por ka fryte te embla

  25. Ndryshimi mes gjeniut dhe budallait èshtè se gjeniu i ka kufijt e vet

  26. “Nje njeri nuk duhet te turperohet te thote se ka qene gabim,gje qe eshte nje menyre per te thene se sot eshte me i zgjuar se dje” Xhonatan Suift.

    ju pershendes

  27. sa vjeqar ishte kur vdiq migjeni

  28. gati 27 vjec
    Admin

  29. “fjalet marrin flake atehere kur dikush me zemer perpiqet ti thot ato dhe tua shperndaje te tjereve per ti mesuar ata”ne kete rast ata qe shkruajne kan vetem nje mesues,ngjarjen qe permban jeta.

  30. Të njohësh të tjerët është mençuri. Të njohësh veten është mencuri e madhe. Ti imponohesh vullnetit të të tjerëve është forcë. Ti imponohesh vetes është forca më e madhe. (Lao Ce)

  31. Me pelqyen shumë keto thenje ja vlen te lexohen sepse kan domethenje per te na udhezuar ne jetë

  32. shkruhen bukur por qe nuk zbatohen pre asnje njeriu vetem ne leter.

  33. genjeshtra i ka kembet e shkurtra

  34. QKA KE MBJELL EDHE DO KORRESH

  35. Fjalt e me larta jan shum shum te verteta dhe te qelluara nje thenije kineZe thote: “Nuk e shikoj Macen a është e zezë a e bardhë por ai i ze mijt “

  36. punen e sttme mos e ler per neser

  37. sa te rrosh do te mesosh

  38. ai qe din me se shumti flet me se paku

  39. pune shume, e fjal pak

  40. pasuria nuk eshte lumturia

  41. ska njeri pa nje te keqe

  42. ai qe din te vjedh,din edhe te vshije gjurmet

  43. ai qe nuk e don babain dhe mamin nuk e don asked

  44. Dashurija ndaj prindit dhe Zotit asnjeher nuk mjafton nese e don shum

  45. Kur te dhem mos thuaj o Zot kam nje dhimbje por thuaj o dhimbje kam nji Zot

  46. I padituri dhe Daulli jan te njejt te dyt jan mbrenda te zbrazet

  47. Ma leht e gjen nje maqorr me brina, se sa nje shok te sinqert

  48. Reshqite ne akull e then kemben po reshqiti Guha te i thejn Kembet dhe Koken

  49. degjoni te vjetrit se ata te tregojn a
    se qfar o jet

  50. me shum vlen diturija se pasurija

  51. te gjithe e dime qe jeta ka gabime por e rendesishme eshte qe te mos gabojme ne kohen e gabuar mund te jete e pafalshme

  52. I Vlersoj kto fjal nga Filozofet e Menqur…..

  53. ate pelqejn shum keto thanje ty

  54. Te jetosh duke shikuar te tjeret e ke humbur edhe ate qe ke .

  55. te gjithe ne jemi ata qe te tjeret thone e asnjehere sic duam te jemi ose na vjene turpe te tregojme se kush jemi ne te vertete

  56. jeta eshte filen por njerzit jan aktort e asaj pjese nvaret qfar drejimi nerr

  57. pasuri ki vetem kur ka varferi ?

  58. eshte shum bukur ti lexosh dhe shum te vlershme ti mesosh. (sa mir do ishte sikur te filloja ti lexoja minimumi 20 vje perpara.) jam 39. respekte!!!

  59. Me pelqen

  60. “Une e di se nuk di, por fakti se ata nuk e din se nuk dine me bene me te menqur dhe me te dijshem se ata” (Sokrati)

  61. te triumfosh eshte arritje e madhe por te dish eshte virtyt

  62. nese njeriu mendon vdekjen s”gabon kurre.

  63. nese don dike ma shum se veten d.m.th. jeni 50 vite mrapa kohe

Lini një Përgjigje

Plotësoni më poshtë të dhënat tuaja ose klikoni mbi një nga ikonat për hyrje:

Stema e WordPress.com-it

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj WordPress.com. Log Out / Ndryshoje )

Figurë Twitter-i

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Twitter. Log Out / Ndryshoje )

Foto Facebook-u

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Facebook. Log Out / Ndryshoje )

Google+ photo

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Google+. Log Out / Ndryshoje )

Po lidhet me %s

 
Ndiqe

Merreni çdo postim të ri drejt e te email-et tuaja.

Bashkojuni 83 ndjekësve të tjerë

Këtë e pëlqejnë %d bloguesa: