MITE TË ESOPIT


  esopi

DY TRASTAT

 

Prometeu , kur krijoi njerëzit, vari dy trasta në qafën e cdonjërit. Njëra trastë ishte e mbushur  me defekte të njerëzve të tjerë, dhe trasta tjetër ishte e mbushur me defektet  e atij që mbante trastën e parë. Trasta me defektet e huaja ishte përpara, dhe tjetra ishte pas. Dhe kjo është arsyeja se përse njerëzit   shikojnë defektet e të tjerëve nga larg, ndërsa të tyret as që i kuptojnë.

 

 

MAJMUNI DHE PESHKATARËT

 

Një majmun, i ulur në një pemë të lartë, vëzhgonte disa peshkatarë që hidhnin në lum rrjetat e tyre, dhe ndiqte lëvizjet që ata bënin. Kur ata tërhoqën rrjetat dhe ikën pak më tutje për të ngrënë, majmuni zbriti nga pema , dhe po përpiqej të bënte dhe ai të njëjtat lëvizje, pasi sic dihet majmuni është një kafshë imituese. Por kur preku rrjetën, ngeci në të dhe i tha vetes:

‘’Mirë të më bëhet. Meqënëse  nuk mësova të peshkoj, përse përpiqem të bëj peshkatarin?’’

 

 

 

GAFORRJA DHE E JËMA

 

Gaforres e jëma i thonte të mos ectë diagonalisht dhe të mos kruante brinjët e saj në shkëmbin e lagur. Dhe ajo ju përgjigj:

‘’mama, ti që po më mëson, ec drejt dhe unë duke të të parë mund të kem mirësinë për të bërë të njëjtën gjë’’.

 

 

 

NJERIU DHE DHELPRA

 

Një njeri kishte shumë inat një dhelpër, pasi ajo i bënte dëm, dhe një herë që e kapi me presh në dorë, donte ta ndëshkonte shumë rëndë. Kështu i lidhi të bishti i saj një top leckash të vajisur dhe i vuri zjarr. Por një perëndi e dërgoi dhelprën drejt livadheve të njeriut që i vuri zjarr. Gjithcka u dogj. ishte koha e korrjes dhe i zoti i livadheve vraonte pas dhelprës duke qarë sepse nuk i kishte mbetur asgjë më për të korrur.

 

 

I PËRMBYTURI

 

Një Athinas i pasur po udhëtonte së bashku me të tjerë në një anije. Por, papritmas filloi një stuhi e madhe dhe dhe anija u përmbys. Të gjithë të tjerët filluan të notojnë që të shpëtohen, por Athinasi i pasur i lutej Perëndeshës Athina dhe i premtonte gjëra të pafund, nëse do ta shpëtonte. Dhe një nga të përmbyturit e tjerë, që notonte afër tij, i tha: ‘’E aftë Perëndesha Athina, por luaj edhe ti duart e tua’’.

 

Pra, duhet edhe ne , përvec se ti lutemi Zotit për ndihmë, të bëjmë  edhe dicka për veten . Më e  duhura do të ishte  të gjenim mbështetjen e Zotit , mbi përpjekjen tonë, dhe jo duke lënë pas dore veten , dhe duke pritur si lypsarë të na shpëtojë ai.

 

 

ASTRONOMI

 

Një astronom e kishte zakon të dilte natën jashtë dhe të vëzhgonte yjet. Dikur, duke ecur në periferi të qytetit , me mendjen e tij në qiell, i hutuar ra në një pus.  Qante dhe thërriste, dhe një kalimtar, duke dëgjuar dëshpërimin e tij i shkoi afër, dhe pasi mësoi se cfarë ndodhi , i tha:

‘’ti miku im, përpiqesh të shikosh ato që janë në qiell, kur nuk arrin të shikosh as ato që janë në Tokë’’.

 

Ky mit i shkon për shtat njerëzve  që u pëlqen të merren me cështje të mëdha, në momentin kur nuk janë të aftë  as të bëjnë gjërat e zakonshme që bëjnë të tjerët.

 

 

ERA VERIORE DHE DIELLI

 

Era Veriore dhe Dielli po grindeshin se cili nga të dy ishte më i forti, dhe kështu vendosën se do të quhej më i forti ai i cili do të  zhvishte një njeri    udhëtar. I pari filloi Era Veriore  dhe frynte shumë fort. Njeriu mbështillej në rrobat e tij dhe Era bëhej akoma më e furishme. Njeriu, duke parë që era dhe i ftohti sa vinte e keqësohej, veshi edhe një rrobë tjetër, derisa Era u tërhoq nga misioni i saj dhe ja dorëzoi Diellit. Dielli në fillim lëshoi një shkëlqim  të mesëm dhe njeriu hoqi rrobën e tepërt që kishte vënë pak më parë. Në vijim Dielli shtoi vapën, derisa njeriu , duke mos e duruar, u zhvesh dhe vajti për të notuar në lumin që ishte aty afër.

 

Miti tregon se bindja shpesh herë është më efikase se imponimi

 

 

 

URITHI DHE E JËMA

 

Një urith i thonte të jëmës se shikonte. Ajo, për ta testuar, i dha një copë temjani dhe e pyeti se cfarë është.

‘’Gur’’ tha ai. Dhe e jëma e tij i tha:

‘’biri im, nuk mjafton që të mungon shikimi, por ti ke humbur edhe nuhatjen’’.

 

Disa njerëz që krenohen premtojnë gjëra të pamundura dhe paaftësia e tyre vërtetohet edhe në gjërat më të vogla.

  

UDHËTARËT DHE ARUSHA

 

Dy shokë po ecnin në një rrugë në pyll. Papritmas u shfaqet përpara një arushë. Njëri nga të dy  arriti ti afrohej një peme dhe të ngjitej në të dhe të rrinte i fshehur. Tjetri, duke parë se kafsha do ta gllabëronte, ra në tokë dhe bënte si i vdekur. Kur arusha  afroi hundën e saj për të nuhatur përreth, ai mbante frymëmarrjen, pasi thonë se kafsha nuk prek kufoma. Kur arusha u largua, shoku që ishte mbi pemë zbriti dh pyeste shokun tjetër se cfarë i tha arusha në vesh. Ai ju përgjigj:’’ më tha se tani e tutje të mos udhëtoj më me shokë  që në orën e rrezikut më lënë në rrugë dhe ikin’’.

 

 

LUANI DHE MIU QË TREGOI MIRËNJOHJEN E TIJ

 

Ndërsa një luan po flinte, një mi filloi të ecte mbi trupin e tij. Luani u zgjua dhe e kapi dhe ishte gati ta copëtonte. Miu po i lutej që ta linte të lirë dhe nëse do ti falte jetën, ai do tja shpaguante. Luani qeshi nga këto fjalë dhe e la të lirë. Nuk kaloi shumë kohë dhe  ngjarjet rodhën luanin e kapën  gjahtarët dhe e lidhën në një pemë, dhe miu sapo dëgjoi rënkimin e luanit, vajti afër tij dhe  me dhëmbët e tij të mprehtë preu litarit që lidhte luanin. Pasi e cliroi, i tha: ‘’ti atëherë qeshe me mua, pasi nuk prisje të shihje mirë nga unë. Por tani e di se mirënjohja ekziston edhe tek  minjtë’’.

 

Miti na tregon se , koha është e tillë, saqë dhe të fortit mund të kenë nevojë për ndihmën e më të dobtëve.

Për më tepër materiale të këtij lloji klikoni këtu:

About these ads

~ nga dituri më 4 Dhjetor, 2008.

4 Përgjigje to “MITE TË ESOPIT”

  1. Shumë interesante , sidomos ajo me astronomin .

  2. SHUM BUKUR

  3. interesante

  4. shume te bukur mitet!!!! Interesante!!!!!

Lini një Përgjigje

Plotësoni më poshtë të dhënat tuaja ose klikoni mbi një nga ikonat për hyrje:

Stema e WordPress.com-it

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj WordPress.com. Log Out / Ndryshoje )

Figurë Twitter-i

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Twitter. Log Out / Ndryshoje )

Foto Facebook-u

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Facebook. Log Out / Ndryshoje )

Google+ photo

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Google+. Log Out / Ndryshoje )

Po lidhet me %s

 
Ndiqe

Merreni çdo postim të ri drejt e te email-et tuaja.

Bashkojuni 82 ndjekësve të tjerë

Këtë e pëlqejnë %d bloguesa: