Biografia e JOHANN S. BACH


Biografia e JOHANN S. BACH

Cfarë mund të thotë dikush për njeriun që besonte se muzika ekziston  për nderimin e Perëndisë dhe për kënaqësinë e zemrës? U karakterizua si ‘’poeti i tingujve, gjiganti  i papërkulur, i palodhur, dhe misterioz’’, duke besuar gjithmonë në  misonin fetar të muzikës, një njeri që tregonte mirënjohjen e tij ndaj Perëndisë pavarësisht  të gjitha aventurave dhe testimeve që kaloi gjatë gjithë jetës së tij. Fetarizimi i tij, muzika dhe vdekja do të lënë shenja të thella  tek Bahu, që nga fillimi e deri në fund. Karakteristikat kryesore të këtij kompozitori të madh ishin, fuqia e shpirtit dhe kreativiteti, që nuk u përkulte kurrë ndaj vështirsive, por cdo herë celikoste psikikën e tij dhe vazhdonte të kompozonte gjithmonë në shenjë mirënjohje ndaj Perëndisë dhe duke falur njerëzit.

U lind në Ajzenah të Gjermanisë me 21 Mars të vitit 1685.  Në të njëjtën ditë vdes vëllai i tij Johan Jonas. Familja e tij kishte humbur deri atëherë 2 fëmijë nga murtaja që korrte zonën e Turingit. Vijon një seri vdekjesh në familje  me kulmin e tyre, vdekjen e prindërve të Bahut, fillimisht  të së ëmës  dhe në vazhdim të të atit. Kështu në moshën 10-vjecare , Sebastiani i vogël mbetet jetim dhe vendoset në shtëpinë  e vëllait tij të madh Johan Kristof, në Orndruf, i cili ishte i emëruar si  organist. Sebastiani i vogël dallohet për aftësitë e tij muzikore, duke krijuar gati zilinë e vëllait të tij, i cili refuzon për t’i dhënë partiturat e muzikantëve të mëdhenj me veprat e tyre të vështira, që ai vetë vështirsohej  për të interpretuar, nga frika se  Bahu do t’ja kalonte. Kështu Sebastiani kopjon fshehurazi, gjatë natës, veprat e kompozitorëve të vjetër, që të mos kuptohej nga vëllai i tij.

Në moshën 15-vjecare braktis shtëpinë e të vëllait të tij për të kërkuar një jetë më të mirë dhe për të testuar fuqitë e tij. Vendoset në Lineburg ku punon pa pushuar për të mbijetuar, dhe vendos kanditaturën për vendin e organistit  të Zangerhauzen. Ky vend do ta ndjekë dhe më vonë  në kisha të ndryshme, ku merr edhe kompetenca të tjera si arsye e aftësive të tij organizative dhe njohurive të tij teknike përsa i përket instrumenteve  të kishave. Titulli i Kantorit është përputhur me emrin e Bahut.

Në moshën 18-vjecare, tashmë i njohur, zotëron vëndin e organistit në Arnstad, qytetin  qe do ta shënjojë atë si për mirë ashtu edhe për keq. Në drejtimin e një kori, të përbërë nga të rinj të së njëjtës moshë me atë, apo dhe më të mëdhenj, ka probleme mosbindjeje , dhe si rezultat sillet shumë ashpër kundër tyre, duke marrë kritika  por edhe sulme, akoma edhe nga përgjegjësit e kishës. Nuk tregonte asnjë lloj butësie përsa i përkiste cështjeve të muzikës dhe ishte  njëlloj i rreptë edhe me veten e tij gjithashtu. Kërkonte perfeksionin dhe nuk falte as devijimin apo eksperimentimin më të vogël  në ligjet dhe rregullat e Artit. Duke parë reagimet dhe pa dashur të bëjë kompromise, vendos të japë dorëheqjen nga drejtimi i korit, dicka që krijoi shumë komente  në shoqërinë e vogël të Arnstadit. Për të lehtësuar situatën, Bahu vendos të largohet nga qyteti, dhe kështu i jepet mundësia të ndjekë mësimet e Bukstehunde, një nga muzikantët më të mëdhenj të asaj periudhe.

Në vitin 1708, e gjejmë organist dhe drejtor muzike në oborrin e Vajmarit dhe të martuar me Maria Barbarën. Bashkë do të sjellin në jetë shtatë fëmijë nga të cilët vetëm katër do të mbijetojnë. Pas dymbëdhjetë vitesh martesë do të humbë edhe bashkëshorten e tij nga një epidemi  vdekjeprurëse. Megjithatë nuk do të pushojë së kompozuari  kantatet e tij , ku falenderon Perëndinë por edhe i lutet  që ta lehtësojë nga hidhërimet , dhe ti falë vdekjen. Karakteristika e këtij qëndrimi janë kantatat ‘’I shenjtë njeriu që i nënshtrohet testimeve’’, ‘’ Përjetësia, fjalë që  të djeg si rrufeja’’, ‘’Pranoj me gëzim të ngre kryqin tim’’,  por edhe tek ‘’Psherëtimat, lotët e mi’’, ‘’Sa hidhërim!’’,  ‘’Ah, sa e kotë  jeta njerëzore’’. Por megjithatë nuk tërhiqet. Vazhdon  të krijojë dhe  të jetojë  duke ofruar më të mirën që zotëronte , jo vetëm  nga muzika e tij por edhe nëpërmes jetës së tij, ashtu sic tregon gruaja e tij e dytë, Anna Magdalena, me të cilën do të sjellë në jetë 13 fëmijë nga të cilët do të mbijetojnë shtatë.

Në vitin 1723 është kantor i tempullit të Shën Tomës dhe drejtor muzike në qytetin e Lipsisë. Vitin e ardhshëm do të bëhej Kryemuzikant në oborrin e princit Leopold të Ketenit. Kjo ishte një periudhe e pasur  prodhuese e jetës së tij, që do të zgjasë për shumë vite , deri në vdekjen e tij në vitin 1750. ‘’Pasionet’’ e tij të medha, ‘Sipas Mateut’’ dhe ‘’sipas Joanit’’, shkruhen në atë periudhë. Por vepra e cila gjithashtu do të  karakterizojë Bahun  dhe kontributin e tij në muzikën klasike është edhe ‘’Arti i Fugës’’, i kompozuar në vitin 1740. Arrin të kombinonte në veprën e tij elementët muzikorë dhe traditat shpirtërore të së kaluarës dhe të epokës së tij, me ndikime të fuqishme nga muzika italiane dhe nga ajo franceze, ndërsa paralelisht fuste rrugë të reja muzikore sidomos tek vepra e tij e fundit, kënga e mjelmës së tij. Pas kësaj do të vijojë gati i verbuar rrugën drejt errësirës së përjetshme – apo ndoshta dritës së përjetshme?

Përvec operas, Bahu ka kompozuar dhe cdo lloj tjetër muzike. Nga himnet e mëdhenj fetarë, suita me vallëzime të shumëllojshme, vepra për piano, organo, violinë, violencel, akoma dhe këngë të thjeshta zëri,  mesha, dhe pjesë të tjera të hijshme muzike dhome (sallone oborresh), duke përdorur kryesisht artin e vështirë të kontrapunktit dhe duke zhvilluar muzikën e llojit të tij me artin e fugës.  Muzika për Bahun ishte një gjë unike, jo një gjë dhe një tjetër, jo e lehtë dhe e rëndë, jo shprehje e madhe, e mesme apo e vogël, jo muzikë për shumë apo për pak njerëz,  jo muzikë për Perëndinë dhe tjetër për argëtimin e njeriut.

Dhe me të vërtetë muzika e Bahut i drejtohej të gjitha klasave shoqërore, akoma dhe kur ftohej të luante për princa, konta etj. Në ditët e tij,a të gjitha klasat popullore, me qendër kishën  bëheshin pjesë  e muzikës dhe e  spiritualizmit të nivelit të lartë  që ajo ofronte, nëpërmes veprave të Bahut. Bah nuk shkruante muzikë, përshkruante. Përshkruan imazhe, ndjenja, mendime, duke funksionuar në mënyrë shpaguese  ashtu sikur dhe tragjedia greke, duke himnuar gjithmonë Perëndinë, duke konsideruar se ‘’gjithcka që Perëndia  bën është gjëja e duhur’’, ashtu sic dëshmon edhe kantata e tij. Kështu, le të mos na habisë krahasimi i veprave të tij , me Horestinë të Eskilit apo me veprat e Shekspirit, të cilat përbëjnë  bashkë me të një Trini, që shumë kritikë konsiderojnë që do të ekzistojë për shumë vjet akoma. Ekzagjerim? Përkundrazi .

Me cdo lloj mënyrë që interpretohen veprat e tij, Bahu zgjeron gjithcka në një Univers të pakufi. Mahnitet përpara krijimeve të Perëndisë dhe për këtë ndjen nevojën  për ta falenderuar me cdo vepër të tij. Spirtualizmi dhe brendësia e veprave të tij, dëshmojnë  marëdhënien  e kompozitorit të madh me botën e padukshme, me përjetësinë, pavdekshmërinë e shpirtit, shpagimin që ai ndjente  në kontaktin  e tij me shenjtërimin dhe me muzikën  që ka si qëllim lartësimin drejt Perëndisë.  E tërë jeta e tij  është e thurur bashkë me veprën  e tij. Nga të gjitha ngjarjet  dhe karakteristikat e jetës së tij , me e rëndësishmja është mënyra  me të cilën  përballonte  testimet e vështira që jeta i solli,  ashtu si edhe devotshmëria tek vepra e tij, puna e palodhur dhe sensi i kontributit, studimi  i vazhdueshëm me qëllim  zhvillimin e muzikës së tij. Bah arrin të përballojë jetën  më një mënyrë heroike dhe konstante.  Jeta e tij u përngjasua me  si një ‘’ partiturë e shkruajtur pastër dhe shkëlqyeshëm’’, ku sipër saj shkruhet  struktura e kompozitorit dhe veprat e tij, pa ngut, natyrshëm, ashtu sic rritet një filiz.

Shumë mbështesnin idenë se nevojitet  një përqëndrim i madh shpirtëror që të ndjekë dikush veprat e Bahut, ashtu sic i nevojitej dhe atij për ti kompozuar. Dhe një pasardhës i tij tha se, nuk di se ku të qëndrosh në mënyrë që të jesh kaq i fortë dhe i denjë për të dëgjuar këtë muzikë. Sido që të jetë, e sigurtë është se keto lloj njerëzish  dhe këto vepra  përbëjnë ushqim për  psikikën dhe shpirtin e cdo njeriu. Kur vetë jeta është  një pasqyrim i veprës, atëherë këta njerëz  marrin vlerë më të madhe, duke u bërë shembull për cdonjërin nga ne.

Albert Shvaicer, duke folur për Bahun dhe duke komentuar fjalët e  Johan. T. Mozavius, në vitin 1845, thotë: ‘’ uroj që Bahu të ndihmojë  që epoka jonë të arrijë  në përqëndrimin  shpirtëror dhe në brendësinë  që i mungon’’. Nëse një gjë e tillë ishte  e nevojshme në atë periudhë, sa e nevojshme është edhe sot dhe sa më tepër do të jetë  nesër? Kurrë më parë Bahu nuk ishte më i nevojshëm se sot, dhe se sa do të jetë nesër.  Johan Sebastian Bah është njeriu që ka lënë shenjat e tij të thella në kohën dhe në vendin, jo vetëm të muzikës apo të artit, por të vet Historisë së Njerëzimit.

Për më tepër materiale të këtij lloji klikoni këtu:

About these ads

~ nga dituri më 16 Nëntor, 2008.

21 Përgjigje to “Biografia e JOHANN S. BACH”

  1. Kjo ishte historia me interesante qe kam ndegjuar ndonjeher :D:D:D

  2. shum histori interesnte shum e mir me dha edhe me shum informacion per bahun

  3. ish kan shume e gat be menzi e shkrujta

  4. me te vertet shum e gjate e mezi e shkrujta minzi

  5. flm shume per keto te dhena te them te drejten ne kemi shume nevij edhe per shenime te tjera edhe kompozitor tjer ne shqiptaret me shekuj kemi ngelut mbrapa mirpo fal disa kompozitorve tane tash nuk eshte edhe aq keq.populli duhet te mesohet te degjoj muzik te mirfillt flm shume pres edhe shume nga ju.

  6. kjo eshte nje histori shum interesante nga te tjera

  7. oooooooooooooooooo shum edua bre edhe pse sekam pare ndonje here se pse hisroti shum emir por edhe e gjate

  8. aji ak lan shum shum shum shum shum trashigemi

  9. Johan. T. Mozavius, në vitin 1845, thotë: ‘’ uroj që Bahu të ndihmojë që epoka jonë të arrijë në përqëndrimin shpirtëror dhe në brendësinë që i mungon’’. Nëse një gjë e tillë ishte e nevojshme në atë periudhë, sa e nevojshme është edhe sot dhe sa më tepër do të jetë nesër? Kurrë më parë Bahu nuk ishte më i nevojshëm se sot, dhe se sa do të jetë nesër. Johan Sebastian Bah është njeriu që ka lënë shenjat e tij të thella në kohën dhe në vëndin, jo vetëm të muzikës apo të artit, por të vetë Historisë së Njerëzimit.

  10. kjo histori me pelqeu shum shum johan sebastian bah eshte nje kopzitor shum i madh dhe duhet qe shkruhet edhe me shum per bahun.faleminderit per informacion

  11. pse nuke kini shkurtu pak se veq gjysmen e kum shkru se kejt nuk kum mujt -megjithat shum mir ish kan edhe nuk mujta me pa se ne cilin vit ka vdek anashta eshte ala gjall hahahahahahahahahahahah

  12. eshte nje histori shume e bukur.bravo ju qofte por te ishte pak me e gjate

  13. shum emir esht kjo histori ju lumt kjo eshte fantastike shum mesim i mir

  14. Një jet tejet interesante me pelqejn shum veprat e ktij kompozitori

  15. flm per te dhenat shum me kane ndihmuarrr

  16. Kush mund te dije se ; Eshte ribotuar apo jo libri ” Mjeshtrit e medhenj te muzikes”.

  17. kuku sa e gjat ishte

  18. mashalla

  19. ku ku po shum

  20. NJE INFORMACION I LODHSHEM POR I RENDESISHEM DHE I VLEFSHEM

  21. shum e mir te kok

Lini një Përgjigje

Plotësoni më poshtë të dhënat tuaja ose klikoni mbi një nga ikonat për hyrje:

Stema e WordPress.com-it

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj WordPress.com. Log Out / Ndryshoje )

Figurë Twitter-i

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Twitter. Log Out / Ndryshoje )

Foto Facebook-u

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Facebook. Log Out / Ndryshoje )

Google+ photo

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Google+. Log Out / Ndryshoje )

Po lidhet me %s

 
Ndiqe

Merreni çdo postim të ri drejt e te email-et tuaja.

Bashkojuni 80 ndjekësve të tjerë

%d bloggers like this: