Reflektime Filozofike


Të ecim vetë apo të na terheqin?

‘’Nëse do të pranojmë se gjendemi në rrjedhën e Zhvillimit,duhet të marrim parasysh se të gjitha rrethanat  në të cilat ndodhemi janë të drejta për ne’’    H.P Blavatski

Një gjë është të lihemi të na terheqin dhe tjetër gjë është të ecim me mjetet tona: kjo e fundit , sipas fjalëve të frazës së mësipërme,do të thotë të pranojmë se  ndodhemi në rrymën e zhvillimit. Do të thotë të përceptojmë se jeta nuk mund të jetë një  total rrethanash të padobishme që përsëriten vazhdimisht, shumica e të cilave  na sjell më tepër dhimbje se sa kënaqësi. Përkundrazi, cdo ngjarje,sa do që e vogël të jetë, merr një rëndësi të vecantë  dhe na transmeton një mësim të drejtë: atë që kemi nevojë, në këtë moment të ekzistencës sonë.

Cfarë dua të bëj në jetën time?

Cdonjeri duhet të mund ti përgjigjet vetes së tij se cfarë kërkon nëjetën e tij. Është e pamundur të përparojmë nëse nuk dimë se ku duam të arrijmë. Cfarë dua të bëj në jetën timë? Kjo është një pyetje e rëndësishme. Dhe nëse nuk kemi një ide relativisht të qartë, atëhere cfarë fitoresh duam të arrijmë?

Pasi të kemi caktuar pikënisjen tonë, na mbetet dicka tjetër po aq erëndësishme: të kryejmë  rrugën. Nuk mjafton të shikojmë qiellin,nevojitet të ndërtojmë një shkallë që do të bëjë të mundur arritjen deri atje. Këtu luajnë rolin e vet, fitoret e mëdha dhe të vogla,fitoret e përditshme, që të shumëzuara dhe të ngritura në fuqi do të na lejojnë të arrijmë në qëllimin tonë të dëshiruar.

Përse lindëm në këtë botë?

Përse lindëm në këtë periudhë dhe jo në një tjetër? Sepse është e drejtë, ose nga nevoja personale, ose nga nevoja për të ndihmuar të tjerët duke u bazuar tek përvoja që kemi mbledhur në periudha të tjera. Është e mundur të kemi jetuar  shumë herë, në rrethana të shumëllojshme, disa të mira, dhe të tjera jo aq, por cdo here ekziston dicka për të mësuar dhe për të bërë. Ne kemi lindur në momentin e duhur: tani dhe këtu, aty ku na korrespondon saktësisht,për të vepruar. Jemi aty ku  na ka drejtuar vetë Shpirti ynë I Pavdekshëm.

 

Sekreti i gjërave të vogla

Mund të imagjinosh një orator të mirë që ‘’ha’’ shumicën e fjalëve dhe argumenteve, sepse nxitohet  të arrijë në shfaqjen përfundimtare të idesë së tij? Mos ndoshta nuk është më i mirë ai icili di të flasë ngadalë dhe  pastër, duke na udhëhequr dorë për dore nga njëra ide në tjetrën, derisa të arrijmë në konkluzionin përfundimtar?  Do të mund të thonim se keto fjalë që përbënin këtë fjalim retorik janë të mërzitshme dhe mekanike?

Kini kujdes gjërat e vogla. Ato kanë gjuhën  e tyre, shprehjen e tyre. Tek cdo gjë e vogël ekziston një shpresë e madhe. Të jesh i kujdesshëm me detajet. Mos i përbuz, sado që të parëndësishme të të duken, akoma dhe nëse nuk shikohen nga të tjerët. Ti respektosh ato dhe të respektosh veten tënde: të respektosh ato që ti shikon dhe ti di se duhet të bësh. Të respektosh gjërat e vogla që janë të fshehura në cepet e kohës dhe të vëndit, pasi ato janë bazat  e padukshme të gjërave të mëdha. Mos harro, detajet bëjnë Kampionin.

Për më tepër materiale të këtij lloji klikoni këtu:

About these ads

~ nga dituri më 23 Tetor, 2008.

2 Përgjigje to “Reflektime Filozofike”

  1. hmm gjuha shqipe shum e mir osht, veq shum e komplikume nuk mundem ta kuptoj krejt kto si e keni shkru :-(

  2. Shume e vertet, qe nga njehere me neglishencen tone ndaj gjerave te voglae pesojme,qe gjerat e vogla jane nje celes aq i madhe qe neve nuk e verejme,luftojme per nje vprimtari te madhe dhe nuk na ece per nje dicka shume te vogel qe mundet te korenspodon fshehurasi. Por nuk dime te veme ne levizje,dhe per nje moment themi ecim ta provojme me kete intrevenim te nje vprimi te vogel, dhe hebitemi se si na kmpletohet qellimi, dhe themi me vete ah se kam menduar qe kjo do te ishte ne pyetje dhe te zgjidhet problemi

Lini një Përgjigje

Plotësoni më poshtë të dhënat tuaja ose klikoni mbi një nga ikonat për hyrje:

Stema e WordPress.com-it

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj WordPress.com. Log Out / Ndryshoje )

Figurë Twitter-i

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Twitter. Log Out / Ndryshoje )

Foto Facebook-u

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Facebook. Log Out / Ndryshoje )

Google+ photo

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Google+. Log Out / Ndryshoje )

Po lidhet me %s

 
Ndiqe

Merreni çdo postim të ri drejt e te email-et tuaja.

Bashkojuni 83 ndjekësve të tjerë

Këtë e pëlqejnë %d bloguesa: