Tolkin – John Ronald Rowell Tolkien

John Ronald Rowell Tolkien u lind me 3 Janar te vitit 1892, ne Blumfonteinte Qytetit te Lire te Orangit (pjese e Afrikes se Jugut te sotme). Pas vekjes se parakohshme te te Atit, kur ai ishte vetem 4 vjec u kthye  per te jetuar ne Angli, ne qytetin Searhool te Birmingamit se bashku me te jemen dhe te vellain.

 

Ronaldi i influencuar nga e jema, qe ishte kaligrafe, filloi te krijonte dale ngadale menyren e hijshme te te shkruarit qe ne moshen feminore te tij.  Nga e jema mori edhe bazen e gjuhes latine dhe me vone edhe gjuhen franceze. Ne pergjithsi Tolkinit i pelqente shume te degjonte, te lexonte dhe te recitonte ,pa i interesuar shume permbajtja e ketyre teksteve. Ishte shume i talentuar edhe ne pikture. I pelqente jo vetem per te pikturuar pemet , por i pelqente edhe te ndodhej afer tyre. Dhe ajo qe i pelqente me shume qe kur ishte i vogel ishin perrallat. Pas shume vitesh , ne nje lekture qe dha ne Skoci , tha ‘’ Me pelqenin perrallat qe atehere kur fillova te mesoja te lexoja, dhe deshiroja shume te lexoja per dragojte, pavaresisht se nuk i doja ne lagjen time’’. Ne moshen 7 vjecare filloi te shkruante nje histori te tijen me nje dragua.

 

Vajti ne shkolle ne moshen 8 vjecare dhe filloi te mesonte greqisht, nje gjuhe qe i pelqente shume. Atehere erdhi ne kontakt me Chauser, gjuha e te cilit i terhoqi vemendjen jashte mase.

 

E jema vdiq , kur Tolkin ishte vetem dymbedhjete vjec. Humbja e saj i kushtoi shume  dhe ishte dashuria per fene ajo qe do te zevendesonte dashurine e se emes. Kujdestarine e dy vellezrve mori persiper nje prift i krishtere i kishes lokale i cili ishte dhe nje mik i familjes.

 

Tolkin vazhdoi studjimet e tij ne shkolle dhe filloi te tregonte interesim te madh  parimeve mbi te cilat ndertohen dhe funksionojne gjuhet. Filloi te kerkonte skeletin e perbashket  te te gjitha gjuheve, domethene filloi te merrej me Filologjine, me shkencen e fjales. Studjoi gjuhen Anglosaksone dhe gjuhen e lashte Norvegjeze. Nga kjo dashuri qe kishte per fjalet, filloi te krijonte gjuhe te tija. Gjuhen e pare qe shpiku quhej ‘’Animalic’’ dhe perbehej sidomos nga emra kafshesh. Me vone do te krijoje fjale te bazuara ne modelin grek dhe do te krijoje gjuhe persembrapshti.

 

Ne veren e vitit 1911 do te udhetoje ne Europe. Aty do te bleje disa kartolina, midis se cilave ndodhej dhe nje pikture e Madelener, me titull, Shpirti i Malit. Ne kete kartoline  shfaqej nje plak me mjekerr te bardhe  dhe nje kapele te gjere, i veshur me nje mantel. Plaku po i fliste nje dreri. Shume me vone do te shkruante ne kete kartoline: ‘’Prejardhja e Gandalfit’’.

 

Ne vazhdim vajti te studjonte ne Oksford, atje ku dhe do te mesoje dhe gjuhen Kelte dhe ate Finlandeze. Nga gjuha e vjeter Finlandeze me vone do te lindte dhe gjuha ‘’Quenya’’, gjuha superiore e elfeve. Ne vitin 1913 u fejua me Edithin, e cila do te ishte modeli i saj per Luthienen e ‘’Simarrilion’’. Ne te njejtin vit filloi te studjonte gjuhen Angleze te Mesjetes. Atehere do te binte ne duart e tij  teksti i Crist of Cynewulf, nje antologji poezish fetare anglosaksone, ku nje varg i beri shume pershtypje:

 

‘’Eala Earendel engla beorthtast
Ofer middandeard monnum sended’’

 

‘’Pershendetje Earendel, me i ndrituri nga engjejt

Mbi mes-token i derguar tek njerezit’’.

 

Me vone do te merret me studjimin e Norvegjishtes se lashte , qe sollen Norvegjezet ne Islande. Aty lexoi oluvspa, Profecine e Proftides, qe tregon historine e botes qe nga krijimi i saj, e deri ne fatin e saj perfundimtar. Ky tekst e influencoi thelle imagjinaten e Tolkin.

 

Fillimi i mitologjise se tij, filloi me ‘’Udhetimin e Earendel, yllit te mbremjes’’, me nje poezi qe shkruajti. Ishte udhetimi  i yll-anijes ne qiell dhe ideja e yje-detarit qe me anijen e tij shfaqet nga Dyert e Nates  dhe udheton ne qiell. Ishte ne kohen kur filloi dhe Lufta e Pare Boterore. Ne ate periudhe Tolkin shkruajti dhe poezi te tjera, qe me vone do te botoheshin ne librin , ‘’Aventurat e Tom Mbandill’’.

 

Ne vitin 1915 , u rimor me poezine e Earendel duke e riperpunuar dhe duke e zgjeruar . Gjuhen ‘’Quenya’’ qe kishte krijuar fillimisht e quante se nje ‘’hobi te cmendur’’, por me vone konkludoi se ne kete gjuhe i flisnin Earendelit elfet dhe zanat qe takonte ne udhetimin e tij te cuditshem. Ne kete poezi ndodhen shume elemente qe me vone do te shohim tek Silmarrilion.

 

Kur shkruajti Silmarrilion, ai vete besonte se po shkruante te verteten. Nuk besonte se qeniet qe ai pershkruante , elfet, xhuxhat, Orket, ekzistonin ndonjehere, por ndjente se historite e tij ne nje fare menyre ishin misherimi i nje te vertete te thelle. Persa u perket emrave te personazheve dhe te vendeve, ato erdhen nga gjuhet qe kishte shpikur Tolkin. Gjuhet qe kishte krijuar, me fillimtare ‘’Quenya’’ permbanin qindra fjale.

 

Disa probleme shendeti e larguan nga vija e pare e luftes ne Angli, ku edhe ndenjti deri ne fund te luftes. Ne spital shkruajti historine e femijeve te Hurin. Gjirot e tij me Edithin, ne nje pyll te vogel, i frymezuan historine e Berenit dhe te Luthienes. Edithi ishte Luthiena dhe per kete arsye  kembenguli te shkruhej tek pllaka e varrit te saj edhe ky emer, dhe me vone Beren  tek varri i tij.

 

Tolkin la frymen e tij te fundit ne moshen 81 vjecare, me 2 Shtator te vitit 1973. U varros perkrah gruas se tij, ne varrezat e Oksfordit.

 

Per shume vite me radhe punonte mbi Silmarrilion, te cilin kurre nuk arriti te mbaronte  por qe vazhdimisht e permirsonte dhe  e rikonsideronte. Sipas tij Silmarrilion ishte vepra kryesore e tij.

 

Shume njerez e akuzuan Tolkin se perse nuk ekzistonte Zoti ne veprat e tij. Por duhet te mos harrojme se bota e perrallave nuk eshte  nje bote fetare dhe se Tolkin respekton shume kete bote dhe hyn me kujdes pasi nuk deshiron ta ndose  duke i shtuar elemente te huaj kundrejt kesaj bote. I pelqenin shume perrallat dhe  per kete, te gjithe ata qe gjithashtu u pelqejne  dhe duan te lexojne nje perralle qe nuk eshte per femije, le te lexojne Zotin e Unazave.

 

Hobit fillon si nje perralle per femije te vegjel dhe arrin ne histori per te rritur. Zoti i Unazave perfundon si dicka shume me e thelle dhe me madheshtore. Silmarrilion vjen per te na dhene prehistorine e Zotit te Unazave, por edhe Mitologjine e mes-tokes.

 

Sensacionale eshte menyra e venies se datave te fakteve qe ndodhin ne veprat e profesor Tolkin, qe kane te bejne me Mes-Token.  Ne pergjithsi bazohet ne  idene e epokave te botes. Epokat pra jane nje menyre me te cilen njerezit e mencur dhe kronografet  e Mes-Tokes matnin vitet. Duke llogaritur bazen  e supozuar te krijimit te Diellit dhe te Henes nga Valaret. Sipas  traditave te elfeve, dhe per kete  dhe quhen epoka te Diellit. Dihen dhe tre te tjera qe erdhen ne vijim. Me perpara ketyre ishin dy epoka te tjera : Epoka e Valareve, qe zgjat gati 35.000 vite dhe Epoka e Pemeve.

 

Karakteristika  e librave te tij eshte kujdesi i madh qe Tolkin ka per detajet me te vogla, dhe per kete arsye i duhej te rikthehej shpesh here mbrapa per te korrigjuar gabime te mundshme. Kujdesohej edhe se sa dite kishin kaluar, ne menyre qe te mos pershkruante  gabimisht fazat e Henes.

 

Por me e rendesishmja eshte dashuria e tij per boten imagjinare qe ai pershkruan, te cilen arrin te transmetoje tek lexuesit e tij.  Nuk shkruan me qellim per te dhene mesazhe te vecante, por shkruan per te shprehur ate qe lind brenda tij ne nje menyre krejt spontane dhe ndoshta kjo eshte arsyeja qe i ben librat e tij  kaq joshes. Akoma dhe Mitologjia dhe Prehistoria e tij tek Simarrilion kane dicka spontane dhe reale.

 

Perdor enkas kombinime te pazokonshme fjalesh dhe shprehjesh dhe, sigurisht, kjo gje ka krijuar probleme te medha tek perkthyesit, pasi fjala e tij fillimisht duket e e ngurte, nese vete lexuesi nuk koncepton  ne kohen e duhur  kete forme te shkruari te Tolkin. Perdor gjithmone fjalet e tij  me kuptimin me te rralle dhe zanafilles ne kombinime te  tij, dicka qe fenomenikisht  duket sikur eshte ne dem te hijeshise se fjales letrare ashtu sic eshte bere zakon.

 

Tolkin nuk priste kurre qe librat e tij do te beheshin kaq te famshem, perkundrazi besonte se do te lexoheshin nga nje pjese shume e vogel e lexuesve te ketij lloji. Dhe megjithate, vizioni i Mes-tokes, duke pasur rrenjet e tij tek dashuria e tij per bukurine engjellore te pyjeve te gjelberta te Oksfordit e deri tek kodrat e lulezuara te Jorkshairit, kapi frymen e kohes dhe u be nje burim frymezimi per shume shkrimtare , artiste dhe filmberes bashkekohore.

~ nga dituri on 2 Tetor, 2008.

One Response to “Tolkin – John Ronald Rowell Tolkien”

  1. fantastike libvat e tij, sidomos LOTR.
    NUK E PRISJA TE GJEJA NJE BIOGRAFI TE TIJ NE SHQIP.
    congratulazioni

Leave a Reply