RRUGA E LUFTETARIT BRENDESOR


Në lashtësi, luftëtarët ishin një klasë (kastë) e veçantë shoqërore. Nëse do të shikojmë tek çdo qytetërim, do të shohim se  në Indi kemi klasën e Ksatrija, në Egjipt po ashtu, në Japoni kemi Samurajtë, Platoni tek  republika e tij na flet për klasën e rojtarëve, madje dhe tek qytetërimet e Indianëve të Amerikës kemi klasën e luftëtarëve. Luftëtarët ndiqnin një mënyrë jetese të caktuar dhe kishin një mënyrë të veçantë veshjeje dhe ushqimi por edhe edukimi. Roli i tyre ishte ruajtja e Drejtësisë dhe e paqes në rajonin e tyre. Zakonisht, mbreti i ardhshëm dilte nga klasa e luftëtarëve.

Samurajtë:

Klasa e luftëtarëve në Japoni. Fillimisht ishin rojtarët e qeveritarëve lokalë. Edukimi i tyre fillonte që në moshën 8 vjeçare, ku dhe u jepeshin dy shpatat e tyre, që konsideroheshin si shtrirje e trupit të tyre. Për këta luftëtarë, vdekja ishte  një lloj vetërealizmi dhe e konsideronin gjithmonë si një mik të tyrin. Keshilla e tyre e përhershme, ishte të mbanin vdekjen gjithmonë përpara syve, domethënë Samurajtë ishin vazhdimisht vigjilentë. Virtytet që i veçonin ishin modestia, maturia dhe guximi. Kishin një Kod Nderi të rreptë, Bushidon, (domethënë rrugën e Luftëtarit – Kavalier). Gjithashtu  përveç luftës, Samurajtë ndesheshin dhe me poezi , para luftës, që është një tregues I kultivimit të tyre shpirtëror.

Shao Lin:

Në Kinë kemi murgjit – luftëtarë Shao Lin. Shaolinët kalonin të paktën 10 vite të mbyllur në manastire, ku dhe stërviteshin. Nëpërmes përdorimit të arteve marciale dhe sidomos të Kung Fusë, arrinin te harmonizonin mendjen dhe trupin, dhe si rezultat bëheshin luftëtarët më të mirë dhe rojtarët e mbretit.  Ekzistonin pesë stile në Kung Fu, aq sa dhe elementet e natyrës. Kështu kemi stilin e Tigrit – Tokë, stilin e Leopardit – Ujë, Lejlekut – Erë, gjarpërit – Zjarr dhe stilin e Dragoit të Artë – Eter. Kur mbaronte edukimi i Shaolinëve, pasi kalonin disa teste, murgjit e rinj  vendosnin në duart e tyre simbolet e tigrit dhe dragoit nga një ene metali e skuqur nga zjarri, simbole që simbolizonin harmonizimin e Tokës me Qiellin.

Spartanët:

Që nga momenti kur lindnin, spartanëve u duhej të fitonin të drejtën e të jetuarit. Kështu ekzistonte një këshill pleqsh që gjykonin nëse foshnjat që lindin  ishin të afta për ti ofruar  shoqërisë. Nëse jo, foshnja hidhej në një greminë.

Që nga mosha shtatë vjeçare, djemtë iknin nga shtëpia dhe që në atë moment e tutje, ata i përkisnin shoqërisë, ishin djemtë e të gjithëve. Atëherë fillonin stërvitjen e tyre, që përveç artit të luftës, gjithashtu mësonin dhe muzikë dhe shkenca, ashtu si dhe të gjithë luftëtarët e qyteterimeve të tjera tradicionale.  Kështu që nga mosha fëminore mësonin të duronin jo vetëm fatkeqësive por edhe të mos kishin frikë vdekjen. Gjatë luftës thuhet, se vishnin një mantel të kuq në mënyrë që të mos dukej kur te gjakoseshin  dhe të demoralizonin bashkëluftëtarët e tyre, por ai mantel ishte dhe një tregues initacioni, pasi ngjyra e kuqe, ishte një ngjyrë shumë brendësore e jetës – energji.

Për shkak të edukimit të tyre, kultivonin dhe virtyte të tjera si  devotshmëria tek atdheu i tyre, hetimi nëpërmes mësimeve që bënin por edhe shërbimi, shërbenin qytetin e tyre, mbretin e tyre por edhe drejtësine. Dihet që mbanin mburoja shumë të mëdha, me të cilat dergonin të vdekurit në shtëpitë e tyre . Me mburojën, çdo spartan mbronte shokun e tij që kishte në krah dhe jo veten e tij. Në këtë mënyrë zhvilluan shumë virtytet e bashkëjetesës dhe të vetësakrifikimit.

Pasi të mbushte një moshë te caktuar, për tu quajtur dikush luftëtar, i duhej më parë të kalonte disa teste, domethënë të initacionohej. Kur ishin të vegjël, prisnin flokët e tyre të shkurtër për të treguar se nuk e kishin kaluar akoma testin e luftëtarit. Të njëjtën gjë bënin dhe femrat, ndërsa në moshën e adoleshencës, dhe pasi kalonin testet e nevojshme, i linin flokët e gjatë. Gjithashtu spartanët dalloheshin për xhentilesën e tyre. Plutarku thote se gjatë Lojrave Olimpike, banorët e çdo qyteti uleshin në vende të caktuara dhe se një herë  një plak ishte vonuar për të zënë vend  në stadium, dhe kur arriti bëri xhiron e stadiumit se mos gjente ndonjë vend, dhe vetëm kur arriti tek ana e spartanëve, ata u çuan të gjithë në këmbë për ti liruar vendin e tyre për tu ulur. Atëherë plaku tha se të gjithë e dinë se çfarë është e mira, por vetem spartanët e bëjnë atë.

Një veprim i madh vetësakrifice ishte dhe ai i betejës së Thermopileve, që aty me të vërtetë spartanët, vërtetuan se nuk kishin frikë vdekjen dhe që preferojnë të vdesin me nder se sa të jetojnë në një mënyrë të pandershme.

Nga mosha 20 e deri në 60 vjeç spartanët i përkisnin ushtrisë dhe që nga momenti që hynin në ushtri, fitonin të drejta politike. Gjithashtu një karakteristikë e tyre ishte se dënoheshin jo vetëm kur bënin  diçka të keqe, por edhe kur ndërsa kishin mundësi për të ndryshuar gjërat për së miri nuk e bënin një gjë të tillë. Shpesh thonin se nuk ekzistojnë spartanë, por vetëm Sparta.

Një mënyrë të tillë jetese kishin dhe minoitet.

Indianët:

Dhe tek ky qyteterim kemi një kastë të veçantë luftëtarësh, të cilët stërviteshin në shtëpitë e diturisë. Sidomos tek Indianet e Amerikës së Veriut, shikojmë testin e luftëtarit me manitune e tij. Për një distancë kohore, adoleshenti Indian ikte i vetëm në pyll dhe nëpërmes disa lutjesh dhe pastrimesh shpirtërore, takonte shpirtin – mbrojtës te tij. Një nga lojrat me karakteritike të Indianëve ishte loja e topit, lojë në të cilën vetëm me legenin (trupor) dhe me bërrylat përpiqeshin të fusnin një top lëkure  në një kurorë horizontale. Fituesit sakrifikoheshin për Zotin , për të treguar se nuk kishin frikë nga vdekja dhe ishte një nder për ta për të vdekur për Zotin e tyre.

Më vonë do të kemi falangën e famshme maqedonase dhe legjeonat romakë, të cilat kishin pak a shumë një përgaditje të njejtë me ato qe thame më parë.

Por edhe në epokën e Mesjetës kemi modelin e luftëtarit tek urdhërat kavaliere, ashtu sikur templarët ose kavalierët e tempullit, rodostavret ose kryqtrëndafilët etj. Të gjithë këto luftëtarë mbronin dijen, flakën misticiste nga akullanja e Mesjetës. Shumë njerëz thonë se vetëm falë këtyre urdhrave, më vonë do të shfaqej revolucioni Francez, dhe epoka e Rilindjes.

Modeli i luftëtarit është një nga shprehjet burrërore, ashtu sikur dhe kleriku, mbreti dhe artisti. Kështu e shohim tek mitologjia botërore. Herojtë luftëtarë janë çdonjëri nga ne, që ftohet nga fati për të gjetur veteveten e tij të vërtetë (shpirtin – damë) duke luftuar pasionet e tij inferiore (dragojtë, ciklopët etj).

Duke filluar nga mitologjia greke, kemi mitin e Herkulit, të Teseut, Odisese, Orfeut, Akilit që të gjithë ata kaluan teste të vështira dhe madje arritën të zbrisnin deri tek Hadesi për të zbuluar thesarin që fshihnin brenda tyre, Afërditën Qiellore, Shpirtin e tyre të Pavdekshëm. Kështu kemi udhëtimin e Odisesë, Orfeun që zbriti deri tek Hades për të gjetur Evridikin, Teseun që kërkonte lëkurën flokartë, dhe Herkulin që bëri 12 bëmat e tij.

Në Persi kemi eposin e Gilamësit, të heroit i cili kërkonte lengun e pavdekshmërisë. Në Indi kemi eposin e Mahabharata, nga ku te pjesa e Bagavat Gitës kemi Arzunën ( Ksatrija – Luftëtar) që i duhet të përballet me të afërmit e tij, domethënë me dobësite e tij, gjithmonë nën udheheqjen e mësuesit të tij Krisna, e njëjta gjë dhe tek eposit tjeter i Indisë, Ramajana, aty ku Rama shpëton Sitën. Një tjetër shembull është ai i Don Kishotit dhe i Dulcinese. Gjithashtu në mitologjinë e driideve, kemi mitin e mbretit Artur dhe të tavolines së rrumbullakët. Ndërsa në fenë e Krishterë kemi mitin e Shën Gjergjit , i cili vret dragoin etj.

Në të gjithë shembujt e mësipërm, herojtë kanë mbështetjen e perëndive. Kështu është perëndesha Thetis e cila ndihmon Akilin, duke i dhënë koracën që kishte bërë Hefesti, Mbreti Artur i cili zotëron ekskaliburin magjik që ju dha nga Merlin, Odisea i cili ka ndihmën e Perëndeshës Athina dhe Arzuna i cili ka ndihmën e Krisnës.  Është karakteristikë se heroi për të fituar pavdeksinë i duhet të kalojë testet e katër elementeve të natyrës: tokës, ujit, erës, dhe zjarrit.

Luftëtari është simboli i përjetshëm i Nxënësit, i njeriut që bën punë fillimisht brenda tij dhe në vazhdim del në botë për të mbrojtur të drejtën dhe të vërtetën. Është njeriu i cili harmonizon Shenjtësinë dhe profanitetin, domethënë lëvizjen drejt qendrës, dhe atë jashtë qendrës. është simboli i njeriut që funksionon  me mendje, zemër dhe duar dhe që është i devotshëm kundrejt mësuesit dhe Idealit të tij. Pasi nëse nuk është i drejtë dhe i vërtetë me vetveten e tij, si do të mund të jetë me njerëzit e tjerë. Këtu na kujton shumë mitin e shpellës së Platonit, ku njerëzit janë brenda një shpelle dhe shikojnë hijet që godasin murin kur disa objekte kalojnë jashtë shpellës . Por njerëzit kujtojnë se shikojnë realitetin. Disa njerëz arrijnë ti thyejnë zinxhiret e tyre dhe dalin jashtë në dritë, dhe atëherë vendosin të kthehen përsëri brenda shpellës, në mënyrë që të mund të ndihmojnë dhe të tjerët. Të njëjtën gjë shikojmë dhe tek Teseu dhe Labirinti por edhe tek Orfeu i cili zbret në Hades. Kështu pra, fillimisht kemi një kërkim brendësor dhe më vonë kërkimin e jashtëm.

Heroi pra, është ai që është i etur për të mësuar, është Santiagoja i Alkemistit i cili kërkon të gjejë thesarin e tij deri në Egjipt dhe më në fund zbulon se thesari i tij ndodhet brenda tij. Vjen momenti kur heroi ndodhet përpara kryqëzimit të Virtytit dhe të Ligësisë, dhe është i lire të zgjedhë se cilën rrugë do të ndjekë.

Disa nga karakteristikat e heroit janë guximi i tij, besimi tek vetvetja por tek elementi më superior i vetvetes, në mënyrë që të arrijë të largohet nga rutina e jetës. Një karakteristikë tjetër është durimi dhe këmbëngulja në momentet e vështira që i dalin përpara. Tjetër karakteristikë është pasioni, domethënë kuptimi më i lartë i dashurisë për një qëllim. Por gjithashtu dhe xhentilesa e tij kundrejt të gjitha qënieve të natyrës.

Por një luftëtar nuk lufton vetëm me armët e tij por edhe me idete. Mund të themi se idetë janë ato që i japin një arsye ekzistence. Është domethënë një luftëtar i së vërtetës. Kështu mund të flasim për një Sokrat i cili  vdiq për idete e tij, për një Giordano Bruno që deri në minutën e tij të fundit  mbështeti idetë e tij dhe që e dogjën  në fushën e luleve në vitin 1600. Akoma dhe E. P. Blavatskin e cila megjithë vështirësitë e asaj epoke, ajo luftoi dhe solli njeëpranvere shpirtërore në Europën e asaj epoke, duke themeluar Shoqërinë Teofizike dhe duke shkruar tekste të vyera. Të gjithë ata që përmendëm, jetuan dhe vdiqën për idetë e tyre, dhe kjo është apo nuk është një qëndrim heroik?

Gjithmonë herojtë ishin me përpara se epoka e tyre dhe për këtë arsye dhe njerëzit nuk i kuptonin gjithmonë dhe i konsiderojnë si njerëz të çmendur ose heretikë ose ateistë, fjalë që në të vërtetë mund të karakterizojnë vetëm ata që i thonë. Më vonë njerëzit do të kuptojnë arsyen që erdhën këta njerëz  dhe kështu do të mund të bëhet punë.

Madje edhe në kohën tonë kemi modele heronjsh, si vogëlushi Frodo, supermani, Indiana Gjouns etj.


About these ads

~ nga dituri më 4 Shtator, 2008.

Lini një Përgjigje

Plotësoni më poshtë të dhënat tuaja ose klikoni mbi një nga ikonat për hyrje:

Stema e WordPress.com-it

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj WordPress.com. Log Out / Ndryshoje )

Figurë Twitter-i

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Twitter. Log Out / Ndryshoje )

Foto Facebook-u

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Facebook. Log Out / Ndryshoje )

Google+ photo

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Google+. Log Out / Ndryshoje )

Po lidhet me %s

 
Ndiqe

Merreni çdo postim të ri drejt e te email-et tuaja.

Bashkojuni 71 ndjekësve të tjerë

%d bloggers like this: