Rimisherimi ne fillim te shekullit
Tema e Rimisherimit eshte kthyer ne nje objekt bisedash midis mbeshtetesve te zjarrte dhe kritikuesve kundershtare qe jane po aq te zjarrte. E keqja me keto dy ekstreme, si me ato qe e mbeshtesin kete ide si dhe ata qe e kritikojne eshte se te dyja palet bazohen ne kritere besimi, ne fantazi secrete ose ne mendime shkencore, qe jane me teper prodhime te nje mendimi te detyruar, se sa te nje dije te ekuilibruar. Per fat te keq eshte e veshtire te gjenden sot disa njohuri , qe te jene te qendrueshme, pavaresisht se sot librat qe qarkullojne mbi kete teme jane te panumert, sepse per shume shekuj me rradhe e deri me sot shumica e qyteterimeve e braktisen kete loj konceptimi te vecante te jetes ku bashkekzistojne elementet fetare, filozofike dhe shkencore.
Duke qene shume larg nga specilistet e llojit, nuk mungojne sentimentalet e erotizmit, qe shikojne ne rimisherim nje forme te vazhdimit te jetes, te kthimit ne kete jete me njeren sore tjetren menyre.
Fanatiket e disa feve qe refuzojne ekzistimin e rimisherimit, vetem sepse ai nuk ndodhet ne librat e tyre te shenjte, libra qe kane pesuar shume ndryshime dhe rregullime. Dhe net e gjitha keto, nuk futem dhe ato jo-specialiste, qe fusin dhe me teper probleme , duke ngaterruar njerezit me mundesine e rimisherimit te nje qenie vetem per te kerkuar eksperiencen, pavaresisht nga format jetesore.
Me kete menyre, dikush qe eshte sot njeri, neser mund te misherohet ne trupin e nje lope, guri ose sallate jshile. Eshte e qarte se , nese ndjekim kete vije mendimi, rimisherimi merr gjithmone e me teper vende te dyta ne interesin e intelektualeve dhe te studjuesve.
Nderkaq te gjithe qytetrimet e lashta e njihnin kete ligj dhe e perjetonin me nje menyre natyrale, si nje element perberes I vetbesimeve dhe filozofise se tyre. Dhe tani me nuk mund te vazhdojme te besojme se njerezit e lashtesise ishin me pak te mencur se njerezit e sotem, vetem sepse ishin me te vjeter. Ideja e zhvillimit te vazhdueshem dhe te perparueshem nuk vertetohet net e vertete.
Shume dije nga epokat antike vazhdojne te jene shume larg kuptimit te shkencave bashkekohore. Ajo qe eshte e sigurte eshte se njerezit nuk drejtohen gjithmone drejt interesimeve te njejtave, net e gjitha momentet historike dhe nuk kane gjithmone te njejten piknisje ne sitemet e mendimit te tyre.
Aty ku sot mbizoteron racionalizmi – ose te pakten nje racionalizem I supozuar – kohe me pare mbizoteronte ne shume pamje nje konceptim me intuitor (parandjenjesor) dhe me I thelle te disa eksperiencave qe jane shume te veshtira per tu shpjeguar nga mendja. Por, megjithte nuk eshte e nevojshme te kete dikush nje intuite te vecante dhe as nje racionalizem te dalluar, ne menyre qe te mund te shkruaje disa supozime qe, duke filluar qe nga rimisherimi, ofrojne mbeshteteje konceptimeve mbi zhvillimin.
DUKE SHIKUAR NATYREN
Tani qe ekologjia dhe respekti ndaj planetit mallengjen me shume njerez, eshte me e lehte te shikojme ne thellesi Natyren dhe te mos kufizohemi vetem ne fenomenet e saj siperfaqsore. Ligji I rretheve shfaqet net e gjitha qeniet qe na rrethojne. Asgje nuk eshte me natyrale se nga kalimi I vazhdueshem I stineve, me ndryshimet e tyre te njohura, dhe asnje nuk do te quante dimrin si nje vdekje perfundimtare, por vetem si nje shplodhje perpara zgjimit e pranveres. Nje peme pa gjethe nuk eshte nje peme e thare/vdekur. Por kalon nje rreth dhe do te filloje nje tjeter., kur te rilindin gjethet e saj, lulet dhe frytet e saj. Rrethi qe shkon qe nga fara e deri tek bima ne majen e zhvillimit te saj, qe nga frytet e te ciles do te prodhohen perseri fara, na flet ne nje menyre te paster dhe te qarte per energjine qe qarkullon nen forma te ndryshme jetesore por pa u shkaterruar.
Rera qe behet gur, ose guri qe shperbehet ne rere, eshte nje shembull tjeter qe pranohet pa kundershtim, sepse nuk tejkalon logjiken, ashtu si dhe uji qe behet re dhe reja qe shenderrohet perseri ne uje.
Nata dhe dita ndjekin njera tjetren, dhe nuk mund ten a mbushe mendjen askush se erresira e nates do te jte e vazhdueshme Natyrale eshte qe Dielli te shfaqet ne te gjitha mengjeset, ose nga nje tjeter pikepamje, Toka te rrotullohet perreth bushtit te saj dhe perreth Diellit, duk krijuar keshtu zona drite dhe erresire, zona me me teper ngrohtesi dhe me teper te ftohte.
Ajo qe eshte logjike per Natyren duket se po humb rendesine e saj, kur duhet te zbatohet per njerezit dhe per shkallen me te afert te tyre te zhvillimit, kafshet. Nuk e kemi per qellim te te kembengulim ketu per rrethet e kafsheve, qe gjithashtu ekzistojne, por qe te perqendrohemi tek njerezit.
NJERIU
Eshte e pranuar boterisht se ekzistojne rrethe ne zhvillimin e njeriut, qe e udheheqin qe nga lindja e deri tek vdekja, duk kaluar nga mosha feminore, rinia, pjekuria dhe pleqeria. Por eshte nje rreth I hapur qe le te fshehte dy te panjohur : ate te lindjes dhe ate te vdekjes, domethene nga ku kemi ardhur e drejt ku shkojme.
Jeta njerezore eshte nje sector I rrumbullaket, nje hark I periferise qe nuk mbyllet vete. Nese deti kthehet ne det nepermes shiut qe bie nga rete, njeriu nuk kthehet ne jete pas vdekjes. Pse? Ndoshta nga injoranca ndoshta nga frika, ose ndoshta nga paragjykimet, ndoshta sepse ne kete menyre jeta do te behej me e nderlikuar… E sigurte eshte se, akoma dhe ata qe konceptojne pavdekshmerine e shpirtit, nuk konceptojne gjithashtu se dhe shpirti I pavdekshem mund te marre forma te ndryshme jetesore te jashtme,, nuk pranojne se , nese kishte trup nje here, mund ta kete shume here me teper.
Ekzistimi, nese mund ta quajme keshtu, shenderrohet ne nje ferr te vertete, ne nje beteje kunder kohes, ne nje ankim te vazhdueshem kunder fatit ose fatkeqesise, se sa nje grumbull I pashpjeguar I fatkeqesive qe duket te mos kene kuptim. Per arsye te ndryshme, disa jetojne me teper dhe te tjere me pak, disa kane nje shendet te mire dhe te tjere pesojne vazhdmisht fatkeqesi dhe semundje, te tjere kane shanse te mira dhe favorizime dhe te tjere deshtojne ne gjithcka qe perpiqen, te tjere kane mjete dhe pasuri dhe te tjereve u mungojne gjerat me te nevojshme. Dhe si me kryesore, nuk mbizoteron gjtihmone e mira dhe drejtesia, dhe as nuk eshte gjithmone e mundur te jepet ne menyre vendimtare e drejta mbi disa persona ne lidhje me te tjere.
Ne fillojme nga e sigurta se njeriu eshte dicka me teper se trupi I tij fizik, atehere kemi bere nje hap perpara perkundrejt kesaj teme. Pavaresisht se ekzistojne ata qe duan ti fusin te gjitha procedurat njerezore ne funksione biologjike dhe ne ndryshime fiziko-kimike, nuk shpjegohen kaq lehte te gjitha mendimet dhe ndjenjat tona.
Per cdonjerin ky eshte nje element qe tregon se shpirti ose mendja e tij shpalosen ne nje tjeter dimension, ne nje tjeter nivel, te ndryshem nga ai fizik, ne menyre qe idete dhe ndjenjat mund te shqetesojne trupin dhe trupi mund te influencoje ndjenjat dhe mendimet. Perse atehere te mos mendojme se psikia, mendja dhe madje dhe Shpirti – nese duam te referohemi ne dicka me te nderlikuar – jane si rrenjet e pemes qe mirembahet, pavaresisht se gjethet e saj bien dimrit?
Dimrii kzistences mund te thaje trupin, por rrenja qe rrjedh jete dhe qe , kur te kaloje rrethi I pushimit, shte e gatshme te lulezoje perseri dhe te mbulohet me vshje te tjera. Nese gjerat jane keshtu, nese cdonjeri nga ne do te kthhej kaq shpesh ne jete, duke ndryshuar keto rrethe me ato rrethe te tjera qe quajme vdekje, ekzistenca do te ishte nje shkolle shenderrimi.
Pervojat e fituara do te lehtesonin nje zhvillim ngjites dhe shume nga ‘’te padrejtat’’ dhe pabarazite qe thame me pare mund te shpjegoheshin si pabarazi zhvilluese, si rezultate te shkaqeve te njejta qe kishin kaluar, dhe jo si thjesht gervishtje te fatit te mire ose te keq. Vdekja do te humbte pamjen e saj fatale dhe do te ishte perkundrazi nje logjike dhe nje pushim I nevojshem, ashtu sikur eshte dhe gjumi I nates qe vjen pas nje dite te mbushur me aktivitete.
Vete jetesa lodh, shterr, dhe njeriu I brendshem, qe ndodhet pas formave qe treten, deshiron nje shplodhje te vogel. Jeta dhe Vdekja, ose eksistimi me formed he ekzistimi pa forme, nderrohen sipas ritmeve te vecante.
Ashtu sikur mesimdhenjet e te lashteve, shpirti ka nevoje per nje periudhe jo me te vogel se pese here kohen qe kaloi duke jetuar ne toke, ne menyre qe tem und te kthehet I rionvuar, dhe me forca per te perjetuar eksperienca te tjera.
Por bota jone nuk drejtohet vetem kunder natyres, duke shkaterruar burimet qe na ndihmojne te mirembahemi, por gjithashtu drejtohet dhe kunder vete jetes njerezore. Frika – per te mos thene terrori – perpara vdekjes ka bere qe te shkurtohen perparesisht rrethet e shplodhjes, ne menyre qe asnje nuk deshiron te mbese pa trup, dhe ata qe kthehen, e bejne pa u shplodhur.
Te pakten, keto mesojme ne mesimdhenjet tradicionale. Keshtu cdo here periudhat e shplodhjes ose te vdekjes jane me te shpejta, jane me te shpeshta periudhat e jetes tokesore, atehere rriten dhe orekset materiale, pasioni per ndjenjat fizike dhe pa aftesia e kuptimit te nje forme te ndryshme te qenies, qe nuk eshte e mbyllur ne nje trup. Njerezit vijne ne jete ‘’ te plakur’’ dhe te lodhur, nevrike dhe agresive, ashtu si ata qe kane fjetur pak, dhe jo vetem per nje nate por per shume nete te vazhdueshme.
SHPEJTIMI I KOHES
Eshe e sigurte se ekzistojne momente ne histori qe gjithcka duket te perparoje me shpejt, ngjarjet te ndodhin si zingjir me shpejtesi te cmndura dhe ndryshimet te jene te pandaluara. Rrethet historike, qe gjithashtu ekzistojne, shkeputen ne piken qe njerezit shkepusin rrethet e jetes dhe te vdekjes se tyre, te veprimeve dhe te pushimit, dhe historia vrapon me te njejten shpejtesi me njerezit.
Nese njerezimi beson vetem ne trupet fizike dhe net e mirat materiale, dhe historia gjithashtu formohet nga vlerat materiale dhe te caktuara, qe jane tamam ato qe shkaterrohen me lehte, duke detyruar ne kerkimin e menyrave te reja njerezore qe vertetohen gjithashtu joefektive, pasi te gjithe bazohen ne bazen e paqendrueshme te tretjes.
Frika perpara vdekjes nuk kunderluftohet me perpjekejn e shmangjes te cdo ideje qe lidhet me te, duke e fshehur pas nje kerkimi te parregullt kenaqesish, per te harruar ato qe nuk duam te kujtojme.
Por keto kenaqesi mbarojne shpejt dhe do te duhet te fitojme gjera te reja, per te ‘’ mbyllur syte tone’’, ne menyre qe te mos na detyrojne te perballemi me realitetin. Do ten a duhet te bejme jeten te duket si dicka argetuese, te mahnitshme, ose te biem ne cmendurine e menyrave te ndryshme te ikjes. Nderkaq ‘’instikti’’ i pavdekshmerise sone na ndjek ngado qe te shkojme dhe kerkojme menyra per te zgjatur jeten, jeten e vetme, ne nje beteje te pabarabarte me vdekjen.
Ketu shkenca ofron sherbimet e saj, jo me per prosperitetin apo shendetin trupor, porn e menyre qe te zgjatet mesatarja e viteve te jeteses dhe te fitohet nje rini e rreme e perjetshme, sepse njera gje sjell tjetren. Nese do te jete te jetojme me shume vite, duam te jemi dhe ne nje gjendje te mire, sikur te ishim te rinj dhe te fuqishem.
Karakteristikat e pleqerise jane kaq te urryshme sad he vet vdekja. Sot behet nje beteje e deshperuar ne menyre qe te ngjaje njeriu me dicka qe nuk eshte, per te treguar se koha per te nuk kalon. Qindra teknika kirurgikale mundohen te rikthejne trupit nje figure te fresket e te rrumbullaket. Kozmetikat po fitojne territor ne bursat boterore, ashtu si dhe disa ilace qe ‘’fshehin’’ disa vite dhe rrudha.
Manipulimi gjenetik, qe filloi duke bere disa teste mbi kafshet, kthehet tani rrezikshem ne teste te tjera, kete rradhe me njerez, dhe gjithmone me te njejtin qellim: pavdekshmerine fizike.
SA NJEREZ NXE TOKA?
Nese marrim parasysh ato qe thame me pare perreth rretheve te shkurtera te shplodhjes qe udheheqin ne nje njerezim ‘’te lodhur’’, i cili lind i rritur, menjehere na vjen dhe nje tjeter reagim: ndersa thyhet ekuilibri midis periudhave te jetes dhe vdekjes, ndersa jane cdo here e me te shpeshta lindjet e shpirtrave te njejte, qeniet qe jane te misheruara ne toke jane gjithmone e me shume. Sipas traditave esoteriste qe jane ruajtur, sasia e njerezve qe mund te misherohen eshte shume me e madhe, , por jo e pakufi, dhe perpara se te arrijme kufirin e madh, Natyra kerkon disa lloje rregullimi te kesaj anomalie.
Shume here, ato qe ne quajme shkaterrime, nuk jane asgje tjeter me teper se kthimet tek nje ligj qe eshte thyer mijra here. Mbipopullarizimi eshte nje fantazem tjeter qe shkaterron momentin e tanishem historic. Por nuk kemi te bejme as me nje mbipopullarizim te ekuilibruar. Shumicat e medha te botes mblidhen ne vendet me pak treguese: ne vendet e varfera, me mundesite me te pakta per te ofruar nje nivel jetese me dinjitet, ose ne qytetet e medha, ku mbledhjet e medha te njerezve detyrojne njerezit te drejtohen ne sisteme me artificiale mbijetese.
Ne pergjithsi, ne shtete me treguesit me te medhenj te pasurise, popullarizimi nuk arrin ne numra te medhenj. Dhe me te njejten menyre, at ku tepron vendi, ekziston shume pak popull. Uria eshte dukur tani e shume vite. Uji ka filluar te rrallohet dhe mungesa e fondeve eshte nje plage qe po godet me shume fytyra. Sipas statistikave te fundit, me teper se 500 milione njerez net e gjithe boten perballojne urine, ndersa disa milione te tjere masin kalorite qe konsumojne, pr te mbajtur linjen e tyre dhe qe te jene ne mode e ti shmangen majmerise.
Endrra e shperndarjes se ushqimit me nje shpirt te barabarte nuk asgje tjeter pervec nje endrre. Mund te behen shume numerime, por ekzistojne kaq shume interesa, qe asnjeri nuk mund te beje nje shume te ketyre mendimeve.
Por as ne qytetet e pasura jeta nuk eshte e lehte: vendet e punes jane qellime te betejave te forta me cdo lloj mjeti, dhe te rinjte kalojne shume vuajtje derisa te sigurojne nje mireqenie te mesme ekonomike. Ekziston mungese e shtepive, dhe atehere kur ekziston, nuk eshte e mundesishme per shumicen e forces ekonomike . Gati pa arritur ta kuptojme kane filluar emigrimet e popujve te varfer drejt vendeve me te pasura. Masa te medha dhe te deshperuara levizinin nga njeri vend ne tjetrin, duke kerkuar nje vend te pranueshem per te qendruar dhe nese munden te grabisin dhe te vjedhin, aq me mire, ashtu sikur kane bere dhe te tjere me nje menyre fnomenikisht te lehte. Pas pak kohe nuk do te kemi te bejme vetem me emigrime por dhe me pushtime.
Pergjigjja gjithashtu eshte shafaqur , gati me nje menyre mashtruese: fuqizimi I grupeve njerezore qe bashkohen per te perballuar pushtuesin, ‘’armikun’’. Keshtu u rrenjesua racizmi, ksenofovia, kontrolli I kufinjeve dhe vizat e reja, per te penguar kalimin e te ‘’padeshiruarve’’. Agresiviteti mbizoteron kudo dhe eshte gati e pamundur te gjeje dkush edhe nje cep te botes ku te mos ekzistoje nje lufte e deklaruar apo jo. Dhe te gjitha keto vijne si rezultat se jemi shume dhe bezdisim njeri tjetrin … Eshte bere e modes te flasim per paqe, ndersa pas vitrines te kryhet lufta me e piset.
NJE PANORAME E ERRET, POR JO DHE SHUME
Nuk Duam te mbyllim kete shkrim duke lene figuren e nje te ardhmeje te eeret dhe shkaterruese. Nuk jane te gjitha shkaterrime dhe as vetem te keqijat jane ato qe shfaqen. Ekzistojne nuance ndricimi dhe ere te fresket nga shume pikepamje. Ndersa vazhdohen luftat per mbizoterimin midis popujve, rracave dhe feve, ekzistojne shkencetare qe hetojne me passion prejardhjen e njeriut dhe te Universit ne disa momente arrijne te prekin ‘’Misterin’’ me duart e tyre.
Nga ata kerkues gjeni na vijne shpresat me te mira mbi te ardhmen. Most e na cudise fakti se do te jene ata qe do te flasin perseri per Zotin, dhe do te takojne logjiken e rimisherimit, per te shpjeguar jeten e njerezve dhe te boteve.
Shkencetari Nils Bor (1885 – 1962 ) shprehej si nje fizikant I vertete, kur vertetonte se : ‘’Cdo fjali qe them nuk mund te quhet si nje pohim, por si nje pyetje’’.
Dhe I famshmi Stefen Hoking I afrohet ‘’Puranave’’ te indise kur thote se: ‘’ Zoti jo vtem luan me te faktet, por disa here I hedh atje ku nuk mund ti shikoje asnjeri’’.
Ja pra, dicka e re po bin. Intelktualet e medhenj vene pyetje te medha dhe nuk kane frike dhe as duan te japin pergjigjje te nxituara dhe te rreme. Intelektualet e medhenj njohin Zotin, net e njejtin nivel qe zbulojne ligjet e medha, te vertetat e medha, net e njejten grade qe ne njerezit jetojme te verbuar dhe nuk mund te kuptojme gjuhen e ‘’fakteve’’ te Natyres. Dicka ndryshon midis atyre shume mjerimeve qe na veshtiresojne.
Kemi te bejme me nje menyre te qarte te zbatimit te ligjit te rretheve: Brenda erresires lind nje shkendije zjarri dhe brenda drites nje pike e zeze zmadhohet. E njejta gje vlen dhe per jeten njerezore: nje lindje qe sjell bashke me te nje vdekje dhe nje vdekje qe permban e fshehur thelbin e jetes, ate qe ne fillim quajtem rimisherim.




Leave a Reply