CFARE ESHTE PARAPSIKOLOGJIA ?


Parapsikologjia, dhe tё gjitha fenomenet parapsikologjike, sjellin njё interes tё madh nё ditёt tona. Nё mesin e shekullit tё 20 filluan hetimet e para shkencore mbi kёtё temё, por pa arritur nё nivele tё plota, nё mёnyrё qё tё krijohej njё shkencё e re e veçantё. Pёr kёtё arsye parapsikologjia pёrbёn njё degё tё psikologjisё.

Me fjalёn parapsikologji  jepet tё kuptohet sektori I hetimit qё studjon aftёsitё mё tё thella dhe tё panjohura tё shpirtit njerёzor. Marrja me kёtё sektor nuk pёrbёn ndonjё lloj initacion nё ‘’mrekullira’’, por pёrpjekjen pёr njё kuptim sa mё tё mirё tё njeriut dhe tё jetёs nё pёrgjithёsi. Kjo qё nё vitet e fundit pёrbёn njё zonё tё re hetimi, nё tё vёrtetё nuk ёshtё aspak e re.

Nё lashtёsi tё gjithё qytetёrimet e lashtё u morёn me zhvillimin dhe ushtrimin e kёtyre fuqive tё njeriut.Dhe madje nuk bёhej fjalё pёr njё studjim nё fenomene tё vёshtira dhe tё pakuptimshme, por pёr  zbatimin e drejtё tё Ligjeve tё Natyrёs, tё dukshёm ose tё padukshёm.

Por pёr tё kuptuar mё mirё idenё e parapsikologjisё (tё gjёndjeve domethёnё qё ndodhen pёrtej dhe mё lart psikisё sё njeriut), duhet tё studjojmё njeriun si njё qёnie e nderlikuar qё, pёrveç trupit tё tij fizik, zotёron dhe njё pjesё psikologjike dhe njё pjesё shpirtёrore.

Ky mendim ёshtё bashkёkohor por dhe njёkohёsisht edhe shumё I vjetёr dhe tradicional. Lidhja harmonike e kёtyre pjesёve ose ‘’trupave’’ pёrbёn krijesёn e plotё njerёzore.Pyetja ёshtё se sa vetё njeriu njeh kёtё krijesё?

Studjime dhe mendime bashkёkohore na tregojnё se nё tё vёrtetё njohim shumё pak gjёra pёr veten tonё. Njeriu zotёron njё dinamikё, aftёsi dhe mundёsi qё janё gati krejt tё panjohura.

Le tё pёrngjajmё njeriun me njё ajsberg qё 10% e ekzistencёs sё tij ndodhet mbi sipёrfaqen e detit (koshiencё),  dhe 90 %  ndodhet e fundosur Brenda ujit (subkoshiencё). Nё kёtё zonё tё madhe subkoshiente, pra, ekzistojnё dhe shfaqen tё ashtuquajturat fenomenet parapsikologjike. Nё kёtё mёnyrё kuptojmё se parapsikologjia si njё shkencё, ёshtё studjimi I njё zone ‘’tё errёt’’.

Sigurisht kjo pjesё e errёt subkoshiente, me edukimin e pёrshtatshёm, hetimin dhe kanalizimin mund tё ndriçohet, dhe kёshtu pjesa koshiente tё mund tё zgjerohet.

Hapi I parё nё kёtё pёrpjekje ёshtё studjimi I botёs psikologjike, tё quajturit nga esoterizmi tradicional ‘’trupi yllor/astral’’. Ky trup ёshtё kaq real sa dhe trupi fizik. Fenomenet e tij janё  tё dukshme tek vёzhguesit e aftё.

Ashtu sikur njeriu I verbёr ёshtё I paaftё tё shikojё fenomenet fizike, ose sikur shumё fenomene fizike kanё nevoje pёr makineri tё veçanta pёr tu bёrё te dukshme, kёshtu dhe  ‘’ I verbёri yllor/astral’’ nuk shikon asgjё dhe shumё gjёndje tё tilla  I kalojnё koceptimit tё tij sikur tё mos ekzistonin kurrё.

Nevojitet qё  Ndёrgjegjja / koshienca tё stёrvitet dhe tё mёsohet tё veprojё nё kёtё nivel. Dhe kur kjo gjё tё ndodhё, duhet tё pёrparojё mё tej nё studjimin e trupit mendor dhe akoma dhe tё trupit shpirtёror.Kuptojmё nё kёtё mёnyrё se sa e gjatё ёshtё rruga e vetёnjohjes dhe tё diturisё sё vёrtetё mbi fenomenet psikologjike ose metafizike. Por dhe pa kёtё zhvillim dhe dije, tё quajturat fenomene parapsikologjike ndodhin dhe I pёrballojmё pёr çdo ditё.

Nuk ёshtё  e nevojshme njё njeri i   privilegjuar me aftёsi parapsikologjike tё jetё dhe I zhvilluar shpirtёrisht, nё mёnyrё qё tё dijё tё njohё dhe tё kontrollojё kёto fuqi tё tij. Mё e zkonta ёshtё tё ketё lindur me to dhe me tё vёrtetё nuk I kontrollon dhe nuk I kanalizon sipas vullnetit dhe dёshirёs sё tij.

Kjo ёshtё njё arsye e rёndёsishme pёr tё cilёn shkencёtarёt dhe studjuesit nuk kanё arritur nё rezultate tё caktuara dhe nё konkluzione, por vetёm vёzhgojnё, rregjistrojnё dhe testojnё, gjithçka qё u pёrket kёtyre fenomeneve parapsikologjike.

Esoterizmi jep pёrgjigjjet e tij mbi kёtё temё. Na jep mёsime mbi ligjet universale (karma, rimishёrimi), qё influencojnё zhvillimin e njeriut dhe pёrcaktojnё elementet me tё cilat ai lind dhe ndjek kёtё ecuri.

Na mёson pёr zonat e padukshme tё ndёrgjegjjes/koshiencёs qё lidhen ngushtё me nivelin e dukshёm fizik. Na flet pёr Njё Jetё dhe pёr si mund tё gjitha qёniet tё jenё tё lidhura me njёra-tjetrёn.

Sigurisht qё kёto janё teori tё pavёrtetuara, sipas mentalitetit tonё, qё I nevojitet prova shumё tё ‘’dukshme’’ dhe tё kufizuara. Kёshtu do tё na duhet pёr shumё kohё akoma tё kёrkojmё ‘’ nё errёsirё’’ deri sa tё arrijmё tё mundemi tё zgjerojmё mёnyrёn e  konceptimit tonё, tё bёhemi mё koshientё/ndёrgjegjshёm nё tё gjitha nivelet dhe tё fitojmё dijen thelbёsore.

Tani do tё referohemi mbi disa nga fenomenet mё tё njohura dhe mё tё shpeshta parapsikologjike.

Shpalosje Astrale/yllore: ёshtё aftёsia e veprimit aktiv tё nivelit yllor/astral. Kjo ndodh kur trupi yllor çlirohet  nga trupi fizik. Ka mundёsinё e lёvizjes dhe tё transportimit me njё shpejtёsi tё pabesueshme nё çdo lloj distance, ndёrsa trupi fizik qёndron I palёvizur. Sigurisht qё I njёjti fenomen bёhet dhe nё njё mёnyrё jokoshiente, gjatё gjumit. Kёshtu shpesh herё duke u zgjuar, ekziston njё ideja e njeriut mbi diçka qё ai jetoi, por pa pasur ndonjё kujtim tё caktuar.

Mesazhe ёndёrrore: Jung kishte thёnё se : Endrrat janё shpesh njё paradhёnie e tё ardhmes’’. Ndodh shpesh qё gjatё ёndrrave  tё fitojmё njohuri tё duhura, pёrgjigjje mbi problemet tona dhe madje dhe tё  udhёtojmё nё kohё dhe tё jetojmё ngjarje tё sё ardhmes nё krahasim me kohёn fizike ‘’reale’’.

Psikometria: ёshtё aftёsia e pёrjetimit tё ngjarjeve tё sё kaluarёs nёpёrmjet çdo lloj objekti. Njeriu  qё ndodhet nё kёtё gjёndje udhёhiqet nga njё objekt I caktuar, qё pёrfaqson momentet dhe ndodhitё qё u zhvilluan gjate ekzistencёs sё tij tё kaluar.

Parashikimi: mundёsia pёr tё njohur veprime tё ardhshme. Nё lashtёsi pёrbёnte njё intitacion tё fortё , qё ishin Orakujt.

Intuita (insight): ёshtё mundёsia e konceptimit dhe e njohurisё pёrtej shqisave dhe tё mendjes sonё tё kufizuar. Ka tё bёjё me tё quajturin syrin e tretё, zhvillimin e parandjenjёs tek njeriu.

Telepatia: ёshtё  aftёsia e trasmetimit nga njё njeri tek persona tё tjerё, me mjete jo fizike, tё njё figure, mendimi ose ndjenje. Pёr tu arritur kjo, nevojitet tё mbizotёrojё dikush nivelin psikologjik dhe atё mendor, dhe gjithashtu mendimet dhe ndjenjat e tij tё jenё mjaft tё forta dhe tё pastra.

Kёto janё disa nga fenomenet kryesore qё quhen fenomene parapsikologjike. Por rrethi I tyre nuk mbyllet kёtu. Kёshtu do tё referohemi mbi fenomenet e tjerё nё njё artikull tё ardhshёm.  Pёrveç kёsaj, ashtu sikur thamё qё nё fillim, vetё parapsikolgjia ёshtё nё zhvillim e sipёr pavarёsisht se nё ditet tona ajo pёrbёn njё zonё hetimi dhe studjimi mjaft tё zgjeruar.

About these ads

~ nga dituri më 4 Shtator, 2008.

5 Përgjigje to “CFARE ESHTE PARAPSIKOLOGJIA ?”

  1. uaaaaaaaaaaauuuu….
    impresionuese!!!
    tani duke pare qe cdo njeri do e krahasoje veten e vet me cdo nga keto lloj dhuntish! te dij qe enderrat vrasin! :P

  2. Mendoj se Prapsikologjia eshte nje shkence qe duhet studjuar me shume nga njerezit sepse eshte nje shkence qe ka hapur dyer te reja ne mendimin njerezor dhe perpiqet te zbuloje potencialen e vertet te njeriut.

  3. Më të vërtetë mbeta e mrekulluar nga këto që lexova.Ishte një kohë kur nuk besoja në gjëra të tilla por kam filluar të besoj fuqimisht se njeriu nuk është një qenie sipërpaqësore siq kemi besuar.Këtë bindje ma ka shtuar akoma më shumë libri që sapo kam lexuar,quhet THE SECRET nga Rhonda Byrne,një libër që shtjellon të gjitha potencialet e njeriut si qenie që tërheq çdo gjë që dëshiron nga universi,është shkrimi që ua preferoj të gjithëve.
    Stafi,ta dini se po bëni diçka shumë të mirë.

  4. e dini pse eshte e veshtire te gjendet ZOTI

  5. thjesht sepse vazhdojme te kerkojme nje gje qe kurre nuk e kemi humbur

Lini një Përgjigje

Plotësoni më poshtë të dhënat tuaja ose klikoni mbi një nga ikonat për hyrje:

Stema e WordPress.com-it

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj WordPress.com. Log Out / Ndryshoje )

Figurë Twitter-i

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Twitter. Log Out / Ndryshoje )

Foto Facebook-u

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Facebook. Log Out / Ndryshoje )

Google+ photo

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Google+. Log Out / Ndryshoje )

Po lidhet me %s

 
Ndiqe

Merreni çdo postim të ri drejt e te email-et tuaja.

Bashkojuni 73 ndjekësve të tjerë

%d bloggers like this: