Strategjia e Delfinit
Strategjia e delfinit ka te beje te mendohemi mbi menyren e te menduarit. Brenda ecurise shekullore qe vioji, njeriu bashkejetonte me kafshet. Nje numer te tyre arriti ti zbuste dhe arriti te kishte afer tij disa lloje kafshesh, ndersa ato me te egrat i mban ne distance, pasi ketu e mijra vjete nuk ka bere ndonje levizje pr tju afruar me nje menyre pozitive. Prove per kete eshte vete fakti se shekujt e fundit nuk eshte zbutur asnje kafshe. Perkundrazi, te gjitha llojet shtazore konsiderohen thjesht ‘’ burime ushqimore dhe pasuriprodhuese’’, icka qe largon njeriun akoma me teper nga ‘’komshinjte’’ e tij shtazore.
Por ne vitet e fundit , shfrytezimi barbar i ktyre qenieve ka ngritur nje dallge protestash nga mijra njerez te cilet jane te prekur nga temat dhe problemet ekologjike dhe mjedisore te te gjitha llojeve. Keshtu njeriu u detyrua te ‘’kujtohet perseri’’ per kete mbreteri te lene pas dore te natyres.
Ne kete atikull do te pepiqemi te vezhgojme sjelljen e kafsheve, dhe paralelizimin e tyre me njerezit dhe nxjerrjen e shume konkluzioneve dhe mesimeve .Ne greqi, Esopi, ishte nje njeri i cili me shembullin e tij u perpoq te tregonte disa vecori, karakteristika dhe virtyte te kafsheve dhe se si ato mund te perputhen me karakteristikat e njeriut. Te gjithe e kuptojne se pas dhelpres, fshihet njeriu dinak, pas gomarit fshihet njeriu kokeforte por dhe ai qe ka durim, pas ujkut fshihet njeriu agresiv, dhe keto jane vetem disa nga shembujt qe ekzistojne.
Ne kornizen e cdo Mitologjie,por edhe te Mitit dhe te Simbolologjise Teologjike te popujve ne pergjithsi, kafshet luajne nje rol te rendesishem. Disa karakteristika te tyre bejne njeriun te kuptoje se ato perbejne shprehjet tokesore te disa fuqive qiellore.
Akoma, brenda ngjarjeve, te takimeve te njeriut me kafshet, gjejme Androkliun me luanin e tij te zbutur, por edhe Arionin, qe thuhet se nje delfin e mori mbi shpinen e tij dhe e shpetoi nga mbytja ne det.
Dhe keshtu arrijme ne epoken bashkekohore. Te gjitha speciet ‘’hyjne neper laboratore’’, ku shqyrtohen dhe studjohen me kujdes, me qellim vleresimin e tyre. Por, mundesite e medha te teknologjise shfaqen te dhena te reja, qe me menyra te tjera do te ishte shume e veshtire te vertetohen. Keshtu, vertetohet per edhe nje here tjeter se kafshet mund ti mesojne njeriut shume gjera. Madje shume shkrimtare jane marre me te ashtuquajturat ‘’fuqite psikike’’ te kafsheve. Dhe tashme na sjellin disa shembuj te shkelqyeshem.
Keshtu per shembull, disa elefante te zbutur vinin balte brenda zileve te tyre, ne menyre qe te mund te te iknin per te vjehur banana, ndersa disa kafshe te mbyllura ne vende te mbyllura hermetikisht mund te komunikonin me kafshe te tjera qe ndodheshin jashte ketij vendi. Njerez me disa dhunti te vcanta thane se arriten te komunikonin me kafshe ne menyre telepatike, se ‘’folen’’ me tad he se ne pergjithsi vertetohet se ne sektorin e konceptimit mbindjenjesor, kafshet jo vetem nuk kane mungesa, por mund te tregojne dhe arritje te rendesishme.
Akoma dhe sot kafshet vazhdojne te ‘’ te shpetojne jete’’, ne zjarre, aksidente dhe ne ngjarje te tjera ekstreme. Midis te gjithe ketyre shembujve, dallojne delfinet. Kemi four tashme per mitin e Arionit te lashtesise, qe mund te jete edhe nje histori e vertete. Dhuntite psikike dhe mendore te delfineve na bejne te cuditemi ne cdo moment.
Duke u bazuar ne sjelljen e tyre, disa studjues shkruajten librin: ‘’Strategjia e delfinit’’. Kemi te bejme me nje liber qe ka si teme menagjmentin, por qe titulli dhe permbajtja e tij bazohet ne karakteristikat e delfineve. Permbajtja e ketij libri ben qe lexuesi i ketij libri nuk duhet te interesohet medoemos per menagjimin dhe bizneset. Elementet e problamatizimit qe permban e bejne te dobishem per cdonjeri qe interesohet per Vetenjohjen dhe vetezhvillimin e tij, ashtu si edhe me maredheniet e tij me njerezit perreth.
Te mendosh dhe te veprosh si Delfini, ky eshte boshti kryesor i temes sone. Por te gjithe njerezit mendojne dhe veprojne ne kete menyre? Sigurisht qe jo! Brenda mjedisit te ‘’detit njerezor’’ qarkullojne shume lloje njerezish. Por theksohet ekzistenca e tre llojeve kryesore:
* te Delfinit
* Te Peshkaqenit
* te Krapit
Tek Peshkaqeni do te njohim llojin agresiv dhe rrembyes , ate qe kerkon gjithmone te kete sa me shume te tjete e mundur. Ne postet e ‘’ Cisternes se Ekzistences’’ merr postin ndjekesit, e gjahtarit. Eshte ai qe i ndan njerezit ne viktima dhe grabitqare, ne humbes dhe ne fitimtare dhe gjera te ngjashme me keto. Brenda ‘’ujrave detare’’ te Peshkaqenit ekziston mashtrimi, mjegulla, arrogance, kontrolli dhe lloje te ngjashme me keto qe ‘’shenjojne ‘’ territorin e tij. Strategjia qe ai perdor eshte mitosja dhe kompromisi, pasi ka te beje me viktima.
Por, brenda cisternes ekziston vend edhe per taktika te tjera, pershembull si Tejkalimi i kufijeve por edhe Terheqja. Ne thyerjen e kufijve do te njohim Delfinin, i cili eshte ai qe ‘’thyen’’ kufijte dhe zgjeron dimensionet e cisternes, ndersa Krapet rrine ne cepin e viktimes dhe adoptojne Ikjen me menyrat e saj te ndryshme. Ikja dhe terheqja jane taktika qe do te perdore Krapi, atehere kur do te gjendet perballe veshtiresive. Por ekzistojne dhe maska te tjera qe mund te adoptoje , meqe beson se nuk eshte vetem ai viktime por gjithashtu jane edhe te tjeret si ai. Keshtu, mund te shfaqet si Shpetues (per viktimat e tjera), si nje pengese ne zhvillimin e lojes, (cfaredo qe te jete ajo) dhe duke u shtirur si i i mire apo problematik ose si ai njeri qe rri larg problemeve.
Por, Krapet me nje menyre pershtatjeje ne realitet ja arrijne te mbijetojne perfundimisht. Nje pjese e madhe e tyre akuzon , por edhe njekohesisht dhe mbeshtetet nga sistemi. Ketu kemi te bejme me mendjehapurit e rreme Krape, Psaket (ashtu sic quhen ne liber), te cilet pushtojne nje hapesire te madhe ne cisternen shoqerore te qyteterimit te sotem material dhe tregtar, qe mbizoteron ne planet.
Keta jane njerezit Mikroborgjeze,jane ata qe kane fitime te mjaftueshme, por qe shikojne per me teper, por edhe kane frike humbjen e rehatllikut te tyre dhe rreziqet qe permban marrja e cdo lloj vendimi. Keshtu, adoptojne dhe ata taktikat e tyre ne menyre qe te arrijne te mbijetojne. Nuk u kalon neper mend se ndoshta do te vije nje dite qe te kete mungese te cdo lloj gjeje, pasi besojne ne bollek. Nuk marrin persiper pergjegjine per awsnje ndryshim. Eshte tipi i njeriut Intelektual, qe vetem sa bisedon dhe tregon tekstet e kote. Jane njerez qe lene kohen te vendose per gjerat, nuk thellohen ne qellimet dhe synimet e tyre dhe besojne se perfundimisht ‘’gjithcka do te veje mbare’’.
Nje element tjeter interesant nga karakteristikat e tyre eshte ai i mos konkretizmit, pasi flasin ne pergjithsi . Ketu flitet edhe per teorine e majmunit te njeqindte, qe bazohet ne konsiderimin sasior te gjerave. Nese 100 persona bejne dicka, atehere dhe te gjithe te tjeret perreth do te fillojne te bejne te njejten gje. Nje gje e tille ka nje doze vertetesie, por fsheh brenda saj rrezikun e pergjithsimit siperfaqsor, qe qe ben te gjitha gjerat te njellojta dhe te baraabrta shume lehte.
Duhet te kuptojme se brenda Cisternes shoqerore qarkullojne Peshkaqene, Delfine dhe Psak ( Krape mendjehapur te rreme). Delfinet motivojne dallgen, shfrytezojne ankthin ‘’krijues’’, zgjerojne kufijte e Cisternes, arrijne Tejkalimin e kufijve, dhe kerkojne gjithmone rezultatin e duhur.
Peshkaqenet ndjekin medoemos fitoren, duke thene gjithmone: ‘’ duhet te fitoj ‘’! Bejne andagonizmin si dicka hyjnore, shikojne vetem te humbur dhe fitues. Por, perfundimisht munden nga delfinet.
Krapet, karakterizohen nga disfatizmidhe keshtu meqe ‘’ kendojne’’: ‘’ nuk mund te jem fitues’’, mundohen gjithmone te gjejne menyren e duhur, duke mbuluar me cdo lloj menyre kompromisin dhe deshtimin e tyre, te cilen madje nuk duan as te shohin. Preferojne te mos dine. Pranojne humbjen , sakrificen dhe dobesine si rregulla kryesore te lojes se jetes.
Neper keto rreshta te ketij teksti, cdonjeri mund te dalloje veten e tij, por edhe njerezit qe ka perreth. Por duhet te pyesim veten. Per cdonjeri tjeter jashte meje, a nuk perkas edhe une tek te tjeret?
Gjithashtu tek kyliber flitet edhe mbi dallget e Tofler*,qe sikur eshte e ditur , thekson se bota ka kaluar nga faza e gjahtarit nomad ne fazen bujqesore, pastaj ne fazen industriale dhe sot ndodhet ne fazen elektronike, ku kompjuterat kane zevendesuar trurin njerezor, ndersa nje tjeter dallge zhvillimi ndodhet perpara nesh ose ndoshta dallge te tjera do te vershojne me nje ritem shume te shpejte, dhe shume njerez nuk do te arrijne te ershtaten ne te dhenat e reja.
Akoma flitet edhe per Teorine e Kaosit me te gjithe gjerat interesante qe fsheh. Por, sidomos ate qe thote se Kaosi eshte dicka fenomenike, pasi ekziston nje regull I padukshem ne universin e shfaqur kaotik, ndersa faktore fenomenikisht te pavlefshem mund te udheheqin, per arsye te gradualizmit te tyre, ne tronditje te medha.
Nje udhetim brenda cisternes shfaq ‘’tipe’’ njerezish, te cilet dallohen nga te tjeret duke u bazuar ne botekuptimin e tyre.* Do te sjellim disa nga ato shembuj: pjesemarresi, individualisti, ligjbindesi, gjahtari i zgjidhjeve. Cdonjeri nga ata adopton disa vlera dhe ben disa zgjedhje ne menyre qe te mbijetoje. Ju ne cilen pjese te Cisternes ndodheni? Dhe me cfare menyre vleresoni te tjeret, por sidomos veten tuaj?
Gjithashtu referohet edhe ne rendesine e madhe qe kane hemisferet e trurit dhe menyrat e sjelljes qe korrespondojne tek tetartimoriet e trurit qe mbizoterojne tek cdonjera. Gjithashtu, ne lidhjen e njeriut me kohen, dhe menyren me te cilen ai vendoset perpara vizionit te se ardhmes. Edhe zonat Morfogjenetike permenden ( behet fjale per Cisternen nga e cila burojne te gjitha frymezimet njerezore te cdo lloji, per t athene me thjeshte).
Perfundimisht, a eshte i dobishem leximi i nje libri mbi menaxhimin bashkekohor? Nes dikush e ben nej gje te tille me nje sens filozofik, atehere po. Ajo qe ka rendesi nuk eshte te mundohesh te shohesh veten tende si Delfin qe mund Peshkaqenet dhe gjithmone krijon rezultate te mira, qe mund stresin dhe monotonine, qe thyen kufijte dhe ‘’krijon vizione’’.
Rendesi ka qe meqe jemi njerez dhe mendohemi, duhet te merremi dhe me menyren me te cilen Mendohem. Nese nuk e bejme nje gje te tille, atehere do te jene te tjere qe do te vendosin per ne.


Leave a Reply