HELENA PETROVNA BLAVATSKI

‘’Dituria e njeriut ngjan me nje mur. Muri im nuk e tejkalon lartesine e njeriut dhe per kete, cdonjeri, pa veshtiresi, mund te shikoje gjithcka qe ndodhet pas tij. Por, Mesuesi im ngjan me nje mur shume me te madh. Dhe ai qe nuk mund te gjeje deren, nuk do te mund te njohe kurre tempujt e bukur dhe pallatet e mahnitshme qe ndodhen pas tij.’’

‘’Konfuki’’

 

 

Biografia e Helena Petrovna Blavatskit permban te dhena mbi familjen e saj, prejardhjen dhe moshen e saj feminore, e cila u shoqerua nga fenomene te cuditshme dhe te pashpjegueshme. Gjithashtu ishte dhe takimi i pare me Mesuesin e saj, martesa dhe largimi i saj nga shtepia, dhe pas gjithe ketyre ngjarjeve fillojne udhetimet dhe njohja me qyteterimet dhe traditat e ndryshme.

 

 Shume perpjekje per te arritur ne Tibet…..

 

Periudha e kerkimeve te saj mbaron atehere kur krijon Shkollen Teozofike dhe vemendja e saj kthehet ne zhvillimin dhe rritjen  e kesaj organizate dhe sigurisht vazhdon te punoje, te punoje ….

 

Shkruan veprat e saj : ‘’Isis e zbuluar’’, ‘’Doktrina Sekrete’’, Fjalor Teozofik’’, Celesi i Teozofise’’, ‘’Zeri i Qetesise’’  dhe qindra artikuj te tjere – i gjithe koleksioni i veprave te saj formon 15  vellime.

 

H. P. B. Kishte nje karakter te veshtire.  Mund te shante si nje ‘’shofer’’, dhe perreth saj kur punonte mund te shihte dikush  mbetjet e cigareve te hedhura perdhe, nuk dinte te vishej sipas modes, dhe mund te shpenzonte parate e saj te fundit per dicka te parendesishme, dhe mund te thonte ose te shkruante shume me teper se sa duhej.

 

Nga ana tjeter H.P.B. ishte nje njeri qe i falte gabimet e njerezve, mbyllte syte perpara defekteve te bashkepuntoreve te saj, jipte rendesi   sidomos virtyteteve te njerezve, dhe kjo gje e bente te dukej naive dhe te tregonte me teper besim se sa duhej. 15 vitet e fundit te jetes se saj rrjedhin pas tavolines se zyres se saj. 18 ore ne 24 ishte solide ne perpjekjen e saj per shenjestren qe kishte vene.

 

  Keto jane disa nga karakteristikat e personalitetit te saj dhe nuk kane shume rendesi ashtu si dhe fuqite e saj parapsikologjike, sepse parapsikologjia  nuk eshte nje fenomen shpirteror por nje fenomen psikologjik. Ne Tibet H.P.B. mesoi se si ti kontrollonte keto fuqi dhe se si te mund te mbizoteronte personalitetin e saj, dhe nga medium te behej Andepto.

 

 Nje tjeter Histori

 

Pervec asaj jete midis njerezve, mbi te cilen jane shkruar shume libra, ekziston dhe nje histori tjeter, META-HISTORIA per Blavatskin

 

Ishte nje initacionante, nxenese dhe mesuese. Kjo histori tjeter eshte nje udhetim nepermes hapesires – kohes  brendesore, histori qe ka teste te medha dhe fitore te medha qe e udheheqin ne fitimin e hapesires brendesore te Shpirtit. Jeta brendesore e H.P.B.  eshte jeta e nje Nxenesi, jeta e nje njeriu te detyres, devotshmerie dhe besueshmerie ne udhen qe ajo kishte zgjedhur.

 

Disa here H.P.B. nuk kuptonte keshillat dhe kerkesat e Mesuesve te saj, dhe gjithmone kishte mundesine per ti refuzuar duke thene : ‘’Une nuk dua ta bej nje gje te tille’’, dhe megjithate … mbeti solide dhe e patundur, ishte gjithmone ne disponimin  e tyre dhe bente gjithcka qe kalonte nga duart e saj. Pasi asgje nuk kishte aq rendesi se sa Detyra e saj perpara Mesuesve dhe vepres se Teozofise.: ‘’ Atyre u perket i gjithe gjaku im deri ne piken e fundit. Atyre do tu jepet dhe rrahja e fundit e zemres sime.’’

 

Por si e shikonin Blavatskin shoket, te afermit dhe nxenesit e saj?

Njohja me veprat e Blavatskit, dhe opinionet e  ndryshme te asaj epoke, e shtyne te kerkoje dhe te gjeje imazhin e vertete te njeriut qe krijoi kaq ndjenja te ndryshme ne boten e asaj kohe.

 

‘’ … sa me shume perparoja ne eksplorimin e jetes se saj, aq me i qarte behej mendimi se per biografine e vertete te H.P.B. qe do te mund te jepte imazhin e duhur nuk kishte ardhur akoma koha. Organizimi i pazakonte psikologjik i saj qe shfaqte aftesite  te cilat ne njeriun e sotem ndodhen ne nje gjendje latale, ishin shume me perpara aftesive te intelektualeve te sotem. Vetem psikologjia e se ardhmes do te mund ti zbuloje dhe ti interpretoje  ne menyren e  duhur….’’

 

H.P.B. shfaqet ne periudhen ne te cilen menyra e komunikimit ishte tashme e shpejte, ku gjithcka mesohet  dhe behet prone popullore. Blavatski ishte kaq e hapur per te gjithe njerezit saqe asnjeri nuk mund te injoronte ekzistencen e saj por dhe as ta mitozanonin.

 

‘’ … H.P.B. nuk eshte nje teori – eshte nje fakt. Dhe ky fakt tregon me nje kembengulje se shkenca duhet te hape kufinjte e saj dhe te pranoje ne gjirin e saj jo vetem fenomene fizike, por edhe ato mbifizike dhe prane zhvillimit te formave te njohe edhe zhvillimin e psikise dhe Shpirtit te njeriut, perndryshe do ti duhet te ule armet  e saj dhe te deklaroje paaftesi perpara fenomeneve te niveleve te larta…’’

 

H.P.B. kishte nje fuqi dhe nje madheshti kaq te madhe, por ishte edhe nje njeri shume i vetem. Vetmia e saj  arrin atje ku akoma dhe njerezit e saj me te afert dhe me te dashur e kane te pamundur ta kuptojne dhe te besojne ne aftesite e pazakonta te saj. Tragjedia e kesaj vetmie, shfaqet kur dikush lexon kujtimet e motres se saj, e cila pavaresisht se mbeshtet Helenen me dashuri dhe mundohet ta mbroje nga gjuhet e keqija, i eshte kaq e pamundur te kuptoje madheshtine e motres se saj. Sa cudi, tronditje,  dhe habi dallohet nga fjalet e saj!

 

 

 Nadejda Jelixovskaia (mbesa e H.P.B.)

 

Nje nga karakteristikat e H.P.B ishte humori i saj i shkelqyeshem, shume i perzemert, por edhe disa here dhe si acid per ‘’unat ambicjoze’’. Mbesa e saj, Nadejda Jelixovskaia, shkruan:

’… Tezja ime  kishte nje karakteristike te shkelqyer – per gallate mund te paraqiste histori imagjinare per veten e saj. Ne disa here mbanim barkun me dore nga te qeshurat, kur degjonim per intervistat e saj me gazetere nga Londra. Nena jone e ndalonte: ‘’Perse i  thua keto fantazi ?’’ ndersa tezja ime pergjigjej se gazetaret kishin nevoje te nxirnin para per femijet e tyre. Disa here  ne momentet e gezuara me shoket e saj  Teozofe, tregonte keto histori fantastike duke bere shaka. Atehere dhe ne qeshnim, por padituria njerezore nuk i kupton keto shaka  dhe per faj te saj u krijuan shume probleme. Me sa duket disa nga ata qe nuk i kuptonin shakate e saj, u preken nga ato, dhe u kthyen ne armiq te saj…’’

 

 Henry Olkott

 

‘’… asnjeri nga ata qe njihte H.P.B. nuk mund ta harroje, asnjeri nuk mund ta zevendesoje. Ekzistojne njerez qe zoterojne disa nga dhuntite e saj, por te gjitha dhuntite e saj nuk i zoteron askush…

 

… jeta e saj, ate qe une njoha nepermes 17 viteve si shok, bashkeudhetar dhe bashkepuntor, ishte e mbushur me vuajtje per dashurine per njerezit. H.P.B. digjej per te miren e tyre shpirterore, per lirine e tyre shpirterore. Ishte larg cdo lloj  motivi vetjak. Dedikoi jeten dhe fuqine e saj  ne vepren e Dashurise, pa pritur as mirenjohje, as shperblim dhe per kete arsye u ndoq nga shpifjet e farisejve dhe te  te mjeruarve deri ne diten e vdekjes se saj, te cilen e pershpejtuan me ligesine e tyre…

 

.. . Ishim miq te ngushte, jetonim dhe punonim bashke dhe drejtoheshim ne te njejtin synim. Njerez me nje  temperament krejt te ndryshem, ndryshonim shpesh ne detaje, por persa i perket punes sone, besnikerise kundrejt Mesuesve – ishim nje shpirt dhe nje zemer. Une doja tek ajo ate tjetren, ate ekzistence superiore, qe ishte kaq misterioze! Dhe pavaresisht besimit qe kishim tek njeri tjetri, H.P.B.  mbeti per mua nje enigma  deri ne diten e fundit te jetes se saj. Kurre nuk arrita te njoh – KUSH ISHTE – jo H.P. Blavatski me mbiemrin e lindjes Han, mbese e gjeneralit Fandef dhe te Konteshes Dolgorukova, por ate individualitetin  misterioz qe shkruante librat dhe bente mrekulli…

 

… Shpirti i Madh i saj  ndizte gjakrat tone te bute, entusiazmi i saj ishte si nje flake qe nuk shuhet dhe nga e cila te gjithe teozofet ndiznin pishtaret e tyre.’’

 

 Annie Besant

 ‘’… aftesia per te rezistuar – virtyti me i madh, aftesia e durimit – dhurate e shpirtit fisnik …

 

Aftesia e rezistences gjate veshtiresive pa u grindur, dhe virtyti i durimit ishin  karakteristikat kryesore te H.P.B., keshtu sikur e njoha ne vitet e fundit te saj. Ana e shkelqyeshme e karakterit te saj ishte Forca – solide dhe e forte si shkembi.  Tolerimi i saj ne aktivitetet e vogla dhe te jashtme nuk kishte kufi, por ne temat e rendesishme H.P.B. ishte konfirmuar dhe e palevizshme sa asnjeri tjeter.

 

Ah sikur te dinin armiqte e saj se kujt i hidhnin balte! Nje  ndjenje te tille te brishte te nderit qe kishte Blavatski, duhet ta kerkoje dikush  vetem ne endrrat qe krijojne imazhin e ‘’kaloresit pa frike ‘’. Sinceriteti dhe pastertia e motiveve te saj ishin kaq te admirueshme  sa edhe fuqia e karakterit te saj qe nuk thyhej kurre nga goditjet e jetes.

 

E akuzojne per genjeshtra! Por, si mund te turperohej ne kete menyre kur nuk i interesonte se cfare thonin per te? Dhe te gjitha motivet brendesore te cilat detyrojne njerezit e thjeshte per te perdorur genjeshtra, per ate kishte vite qe i kishte tejkaluar.

 

Mua personalisht H.P.B. me solli ne dobishmeri te madhe – me udhehoqi drejt vetedijes. Mu dukte e cuditshme kur flisnin se si Blavatski  mund te bente gabim per njerezit dhe te besonte njerezit qe me vone do ta tradhetonin. A nuk kuptonin ata njerez qe flisnin keshtu se Blavatski  konsideronte si detyren e saj per ti dhene cdonjeriu shansin per tu korigjuar dhe kurre nuk i interesonte  nese do te deshtonte apo nese do te gjendej ne nje pozicion te veshtire. Une vezhgoja komunikimin e saj me  ata qe e kerkonin vetem per fenomenet e saj parapsikologjike dhe ju afroheshin me motive jo te pastra.  H.P.B.  fliste me ta me te njejten menyre te hapur ashtu si edhe me miqte e saj. Por gjithashtu shikoja se me cfare mprehtesie shikonin syte e saj, ata njerez dhe se me sa hidherimi kthente shikimin  e saj kur konfirmonte qe ata njerez nuk ishin te sincerte.

 

Por nese dikush me te vertete kerkonte dijen me te veshtire nga te gjitha –  vetedijen – atehere ajo e ndihmonte me dhuntine e saj te rralle te mprehtesise (depertimit). E paralajmeronte per rreziqet e fshehta, i shpjegonte karakteristikat e thella e tij dhe e mbeshteste ne perpjekjen e tij per te njohur vetveten.’’

 

Herbert Burroughs

 

‘’… E njoha vetem per dy vjet … dhe nese eshte i drejte opinioni se jeta e njeriut duhet te matet sipas periudhave te zhvillimit shpirteror, atehere koha qe nga momenti qe per here te pare i shtrengova doren e saj e deri atehere kur rrija afer arkivolit te saj, ishte koha me e pasur dhe me e mbushur, koha me e gjate nga e gjithe jeta  njerezore.

 

Erdha tek ajo si nje materialist dhe ika si teozof, dhe mbi kete gremine, H.P.B. arriti te ndertonte nje ure ne shpirtin tim. Ishte nena ime shpirterore dhe nuk ekzistonte tjeter qe mund te donte me shume, dhe te ishte me e duruar dhe me e ngrohte. Blavatski e vertete u shfaqte perpara nesh shume rralle dhe i vetmi celes qe mund te kuptonim  kete ekzistence te vecante ishte shembulli i gjalle  qe na jepte me jeten e saj. Jeta e saj na mesoi te mos shohim te mirat materiale si synime, por te shikojme synimin e vertete ne sherbimin e njerezimit, nje sherbimi pa grindje, deri ne fund.’’

 

 Kontesha Wachtmeister

 ‘’… ne vitin 1885 e gjeta te dobet dhe te lodhur nga vuajtjet trupore dhe psikike dhe e pyeta perse vazhdon te torturohet  kur ka ne duart e saj te gjitha mjetet per te lehtesuar dhimbjen? Pse duke shkruar nje veper kaq te rendesishme ( Doktrina Sekrete) qe ka nevoje per qetesi dhe shendet, ajo nuk leviz as gishtin e vogel per te permisuar kushtet e jetes se saj?

 

Dhe pergjigjja e saj ishte gjithmone  e njejte: ‘’ Cdo nxenes i esoterizmit jep premtimin se KURRE nuk do te perdore dijet dhe fuqite per te miren personale. Nese nuk e ben nje gje te tille dhe  vepron ndryshe  eshte sikur te ecesh ne nje rruge qe te dergon drejt gremines … une dhashe premtimin dhe kurre nuk kam per ta thyer pasi njoh esencen  e tij te shenjte… me e lehte eshte per mua tu rezistoj  torturave te ndryshme sesa te thyej betimin tim … dhe te rezistoj jo vetem dhimbjes trupore, por akoma dhe me rende – torturat etike: qe te behem shenjester talljesh dhe perbuzjesh’’

 

… Keto fjale nuk ishin te ekzagjeruara. Pak njerez e dine. Tek ajo e cila ishte si nje mburoje perpara teozofeve, binin shigjetat e helmosura te talljeve dhe te shpifjeve. Blavatski ishte nje viktime vullnetare, nen torturat e padrejta mbi te cilat u ndertua dhe u forcua jeta dhe suksesi i shoqerise Teofizike.

  

Charles Johnston

‘’… pershtypja ime  e pare per H.P.B. ishte fuqia e pazakonte e saj…  ajo ndjenje e fuqise se saj nuk mbyste dhe as nuk perbuzte me te dobtit, ajo ishte ndjenja e thellesise dhe madhesise se Shpirtit qe perqafon te gjithe qenien dhe arrin deri tek burimi. Asnje nga karakteristikat e saj te rralla  nuk me bente me shume pershtypje aq sa modestia e saj dhe ndershmeria e saj. Gjithmone gezohej per virtytet e te tjereve, dhe harronte dhuntite e saj.

 

H.P.B. ngjante me nje lum malor qe buronte nga liqeni i thelle dhe shkelqyes, i cili fshihej pas reve. Lumi i cili sillte bashke me te nga lartesite malore, kokkra ari dhe gure te cmuar duke i shperndare  ato ne reren e  lugines. Dhe kur banoret e saj ti gjenin, atehere fillojne te besojne se atje tej ne male, ekzistojne thesare dhe deri ne vdekjen e tyre do te mundohen ti arrijne.’’

 

Bertram Keightley

 

‘’… para se te njoh H.P.B. jeta ime nuk kishte asnje ideal. Shikoja vetem zhdukjen e plote te botes dhe kjo gje vriste brenda meje cdo lloj motivi fisnik… nga kjo gjendje me nxori  H.P.B.  ashtu si edhe shume te tjere, me mesimdhenien e saj dhe me teper me shembullin e saj te jetes. Na dha driten e yjesise qe ndriconte rrugen e jetes sone. H.P.B. u mesoi atyre qe mund te degjonin, menyren me te cilen  te gjejne rrezet e asaj drite brenda vetvetes, u tregoi drejtimin e nje Udhe dhe beri qe te pranojne se vetem ai i cili mund te harroje veten e tij dhe te dashuroje, do te gjeje  celesin ne labirintin e jetes, pasi vetem me kete loj kuptimi fillon te rritet shpirti dhe zemra e njeriut  dhe ndergjegjeja e tij mund te mbushet me diturine…

 

… me shembullin e saj  te cdo momenti ndizte shpirtin e atij qe donte te lartesohej deri ne ndergjegjen e detyres, te veterefuzimit dhe sherbimit te se vertetes.

 

Nje nga karakteristikat e saj te mrekullueshme ishte ‘’thjeshtesia e zemres’’  se saj, Blavatski ishte sherbetorja e cdo njeriu qe me te vertete kerkonte ndihmen e saj.

 

… dhe per ate nuk nevojitej te falte asnjeri sepse cdo ligesi ishte kaq larg nga H.P.B.  aq larg sa eshte toka nga ylli qiellor…

 

… dhe te punonte ne nje menyre altruistike mundej, keshtu qe vetem me ate sterviste shpirtin dhe vullnetin tek njerezit qe ndodheshin perreth saj…

 

… H.P.B donte te mos thyhej zingjiri i dashurise qe na bashkon te gjitheve per te ndihmuar te tjeret ashtu sikur ajo na ndihmoi ne.’’

 

 

William Kingsland

 

‘’… H.P.B na dha teozofine jo si nje mesimdhenie, fe, filozofi apo teori, por si nje fuqi te gjalle qe duhet te tejkaloje tek te gjithe thellesite e jetes sone. E mira, mesazhi i  paster per tu transferuar ne bote, duhet te kthehet ne mesimdhenie, te marre formen e jashtme … por nuk na mesonte mbi te jashtmet, por na nxiste te shikojme me tej formes dhe te kemi si motiv te veprimeve tona Principin e gjalle. Me termin ‘’teozofi’’ H.P.B. konsideronte shume me teper se ato qe kishte shkruar. Nota kryesore ne te gjitha mesimet e saj dhe ne te gjithe jeten e saj ishte vetesakrifica. Me mire se kudo tjeter e shpreh tek ‘’Zeri i Qetesise’’…

 

‘’… Por qendro Nxenes… Nje fjale akoma. DHEMBSHURINE hyjnore po mundohesh te shkaterrosh. Dhembshuria nuk eshte nje vecori. LIGJI eshte Ligji I LIGJEVE – Harmonia e perjetshme e Alaja e Vetvetes. Nje esence universale pa brigje, drita e Miresise se perjetshme dhe pershtatja e te gjitha gjerave, ligji i dashurise se perjetshme.’’

  

Lahiri, Rai Bahadur, B. K.

 ‘’… nese dikush do te mendoje se une jam Vrahman nga India, dhe i  kastes se Larte, atehere eshte e qarte se asgje tjeter pervec se vertetes  nuk do te mund te me detyronte  te them fjale mbeshtetese per individin qe jep mesimdheniet e medha te parardhesve te mi tek ata qe pavaresisht se kane shkencen dhe qyteterimin e perparuar, ne te vertete jane barbare.

 

Ai qe quan H.P.B. genjeshtare – nuk kupton se cfare thote! Une do ti jepja te gjitha jetet e mija atij qe do te me mesonte te genjeja sikur ajo!

 

Ndoshta per njerezit e Perendimit nuk eshte e mjaftueshme, nese Vrahmani krenar qe kurre dhe per asnjeri nuk ulte koken, pervec se Ekzistences se Madhe, nese ai Vrahman perpara kesaj jogeje te bardhe te Perendimit do te ule duart e tij si nje femije i bindshem?

Kush eshte motivi i tij?

 

H.P.B. kaloi pragun dhe cdo Indian, madje dhe vrahmani  me i paster  nga te pastrit, do ta quaje Nder te Madh dhe Gezim te tijin ta quaje Nene.’’

 

 Cfare eshte e Verteta per Helena Petrovna Blavatski?

 Mund te themi se ekzistojne  shume te verteta relative mbi H.P.B. Per dike ishte Mesuesja e dashur dhe mikesha, per dike tjeter ishte nje genjeshtare dhe nje sharlatane, per te tjere ishte ajo qe trondiste rregullat baze te besimeve fetare, tjeterkush e shikonte si  njeriun me fuqi te cuditshme parapsikologjike…

 

Te gjitha keto jane te verteta relative…

 

Cdonjeri, si miqte ashtu dhe armiqte e saj, e shikojne nepermes prizmes te konceptimeve te tyre  dhe na tregojne fakte te jetes se saj duke i ngjyrosur me ndjenjat e tyre.

 

Kur ne  takojme dicka te Madhe, eshte e veshtire ta kuptojme dhe akoma me e veshtire ta shpjegojme. Dhe e rendesishme eshte , para se te nxjerrim konkluzione te nxituara per H.P.Blavatskin, te studjojme veprat e saj, jeten e saj dhe pa paragjykime te mundohemi te prekim  natyren e saj. Vetem atehere do te mund te kuptojme  se pervec biografise se saj dhe fakteve te jetes brenda njerezve, per Blavatskin ekziston dhe nje tjeter e vertete- qe ka te beje me filozofine dhe metafiziken, nje histori tjeter – histori udhetimi brenda dimensionit  brendesor te shpirtit. Do te shohim Idealin e saj, kerkimet e saj, gezimet dhe dhimbjet, te gjitha ato qe ishin mbeshtetjet e saj dhe te gjitha ato per te cilat  ajo jetoi.  

 

 

 

 

 

~ nga dituri on 2 Shtator, 2008.

Leave a Reply