Edukimi i të rinjëve në shoqëritë tradicionale


Në shoqëritë tradicionale, edukimi dhe arsimimi i individit nuk përbënte një rast të izoluar të jetës së tij, por një gjendje që zgjaste në të gjithë jetën e individit, e cila fillonte që nga lindja e tij e mbaronte me vdekjen e tij. Dhe ky ishte qëllimi kryesor i edukimit. Domethënë, të ndihmojë njeriun gjatë kalimit të tij në jetë në mënyrë që të ishte sa më i ndërgjegjshëm dhe më i përgjegjshëm, por edhe ta përgadiste për braktisjen e botës fizike, nivelit të tij material, pa frike dhe padituri.

Ky edukim nuk kufizohej vetëm në kuadra të rreptë formimi, por përqafonte të gjitha aktivitetet kulturo – shoqërore dhe ndikonte vendosshmërisht në formimin e karakterit të individit. Ishte një procedure që sikur thamë dhe më lart nuk mbaronte kurrë, por aktivizonte të gjitha mundësitë shpirtërore, mendore, psikologjike dhe natyrale. Pra ishte një procedurë integrimi dhe shndërrimi rrënjësor.

Para se të merremi me temën e vetë edukimit, le të kujtojmë mësimdhëniet që ekzistonin në lidhje me Qënien njerëzore në shoqëritë tradicionale. Si me udhëheqës Sintezën Shtatëshe, ashtu edhe me mësimin mbi Tre Botët, shikojmë një konceptim natyral mbi ekzistencën e njeriut dhe rolin që ka ai për të shprehur në zhvillimin dhe ecurinë e tij, por edhe në atë që i përket të gjithë krijimit.

Institucioni i Mistereve, shkollat e filozofisë dhe në përgjithsi kontakti që ekzistonte me natyrën dhe Ligjet jetëdhenëse të saj, i jepnin njeriut një mundësi për të pasur një koncept sferik për Botën, koncept të cilin do ta shprehte në të gjithë sektorët e veprimeve të tij.

Platoni tek ‘’Ligjet’’ flet për njeriun dhe e përshkruan si një kafshë të zbutur që nëse merr edukimin e duhur mund të bëhet ‘’ qënie hyjnore dhe superiore’’ , në rast të kundërt mund të shëndërrohet në ‘’ kafshën më të egër që ekziston mbi tokë’’. Gjtihashtu na thotë se republika me ligjet e saj duhet të modifikoje edukimin e fëmijëve dhe të rinjëve që nga vitet e para të jetës së tyre, me qëllim të vetëm , të formojë që nga mosha fëminore , njerëz virtuozë, të dhuntuar me dituri dhe drejtësi , në mënyrë që të bëhen qytetarë perfektë, të cilët do të jenë të aftë dhe të sundojnë por edhe te sundohen drejt.

Gjithashtu referencat e njerëzve të mençur të lashtësisë ashtu si : Pitagora, Platoni, Plutarku, por edhe nga traditat e popujve si për shembull të Indianëve, shikojmë se jepej një rëndesi shumë e madhe në momentin e shtatzanisë, në gjëndjen që nga niveli fizik e deri tek ai shpirtëror i prindërve të fëmijës, dhe jetës dhe përjetimeve të së ëmës gjatë periudhës së shtatzanisë.

Në shumiçën e qytetërimeve tradicionale, gjejmë shumë elementë të përbashkët në jetën dhe edukimin e fëmijëve.

Keshtu shohim se deri në moshën 6 vjeçare, fëmija jeton në shtëpi, afër së jëmës ose të dados nga të cilat merr dhe mësimet e para – pajime për jetën. Nëpërmes miteve, përrallave, lojrave por edhe me shembullin e personave të afërt, formohej një karakter fillestar dhe kështu fillonte të konceptonte jetën.

Platoni tek ‘’Ligjet ‘’ e tij propozon rregulla konkrete mbi edukimin e fëmijëve të moshës nga 3 – 6 vjeç. Thotë se në këtë moshë, fëmijët kanë nevojë për argëtim dhe lojra, por është edhe momenti në të cilin duhet të mësojnë rregulla sjelljeje, një disiplinë fillestare, dhe ndëshkimi i cili nuk duhet të arrijë në ekstreme janë disa nga gjërat që duhet të përdoren nga edukatoret. Gjithashtu thotë se të gjithë fëmiët e kësaj moshe duhet te mblidhen në tempujt e qytetit të tyre dhe të kenë një kontakt me të Shenjtën. Duhet të ekzistojë një mbikqyrës që do të ketë përgjegjsinë dhe pushtetin për të ndëshkuar fëmijët nëse nevojitet. Deri në plotësimin e 6 viteve jetë, fëmijët duhet të ishin të gjithë së bashku. Pasi të arrijnë këtë moshë, atëherë djemtë duhet të ndahen nga vajzat. Por megjithatë , sipas Platonit, të dyja palët duhet të stërviten me armët. Djemtë do të mësojnë të kalërojnë, hark, hedhje heshtash dhe llastiqe. Ndërsa vajzat mund të ushtrohen në teori dhe në përdorimin e armëve.

Në vazhdim i referohet dy mësimeve kryesore që duhet të jepen: gjimnastikën, që ndihmon në zhvillimin e trupit dhe të trimërisë, dhe muzikën, që ndihmon në kultivimin e shpirtit të njeriut. Muzikën e ndan në dy pjesë: në vallëzimin dhe mundjen. Në vallëzim duhet të bëhet një imitim i lëvizjeve që meritojnë të imitohen, ashtu sikur janë vallet me armë të Kuriteve ose te Dioskureve. Në mundje kemi lodhjen e trupit fizik, jo me synim e vetëm fitoren, por edhe fitmin e mënyrave fisnike, forcës trupore dhe shëndetit. Nuk duhet të harrojmë gjithashtu se lufta ishte një gjëndje shumë e zakonshme për atë epokë dhe ishte diçka natyrale që të donin të stervitnin fëmijët në mënyrë që të mund të mesoheshin me përplasjet, dhimbjet dhe armiqtë. Gjithashtu fëmijët duhej të mësonin dhe të bënin shërbesa për të gjithë Perënditë, duke kalëruar të armatosur dhe duke bërë lutjet e nevojshme.

Tek ‘’Republika’’ e Platonit , edukimit të rojtarëve të ardhshëm i dedikohet një pjesë e madhe. Fëmijët duhet të edukohen me mitet, muzikën dhe gjimnastikën e përshtatshme, në mënyrë që të zhvillojnë të gjitha virtytet e tyre si të : trimërisë, guximit, prudencës dhe ndjenjës së drejtësisë.

Nëse do të shqyrtonim tani sistemin e edukimit në Greqinë e lashtë do të shohim se boshti i këtij sistemi lëviz në dypolëshin gjimnastikë – muzike që ndikon në zhvillimin e të gjithë personalitetit të fëmijës.

Ne Spartë edukimi ishte vendosur me dekretet e Likurgut. Një edukim i përbashkët për të gjithë fëmijët, që jetonin dhe edukoheshin në mënyre kolektive nën kujdesin e shtetit. Familja nuk kishte të drejtë të edukonte fëmijën e saj ashtu sikur donte pasi të arrinte moshën 7 vjeç, por deri në atë moshë kishte të drejtë të merrej vetë më femijën. Pas moshës 7 vjeçare, përgjegjsinë për fëmijët e kishte shteti. Nga ana letrare mësonin të domosdoshmet, pasi gati i gjithë edukimi i tyre bazohej në shërbimin absolut ushtarak të saj të shtetit te organizuar spartan.

Likurgu kishte dekretuar ‘’ Më të moshuarit Spartanë duhej te mbikqyrnin edukimin e fëmijëve’’. Fëmijët viheshin në ushtrime shumë të lodhshme, të cilat mbikqyrnin Pedonomet, qytetarë të Spartës që kishin dalluar për guximin, trimërinë dhe jetën e tyre virtuoze.

Fitimi i virtyteve luftarake ashtu si trimëria, vetësakrifikimi, disiplina, rezistenca kundrejt lodhjes, urisë, etjes, pritja, prudenca, respekti kundrejt qeveritësve dhe më të moshuarve, por akoma dhe ushtrimi i tyre në dinakëri, ishin disa nga qëllimet e këtij edukimi kolektiv. Ksenofoni shkruan se Likurgu u lejonte fëmijëve te organizonin vjedhje ushqimesh, pasi me qëllim nuk i ushqenin mjaftueshëm në mencat e përbashkëta. Kështu mesoheshin të vigjilonin netëve, të bëjnë prita, të mashtrojnë në mënyrë që të arrijnë te vjedhin ushqimet. Kështu zhvillonin një aftësi të madhe sajimi që do ti ndihmonte gjatë jetës së tyre si të rritur.

I ngjashëm ishte edhe edukimi i vajzave në Spartë. Ushtrimi i tyre në ndeshjet e mundjes, heshtave, vrapimi, deri në moshën 20 vjeçare (para martesës), dhe zhvillimi i ndjenjës së nderit dhe të detyrës, kishte si qëllim të beheshin të shëndetshme dhe të fuqishme, në mënyrë që të ishin të afta ti ofronin shoqërise qytetarë të denjë.

Në Athinë për edukimin fillestar, që ishte privat, ekzistonin shkollat inferiore të quajturat Didaskalite ose Mësimtoret. Ekzistonin Gramatikët që jepnin mësimet e shkrimit dhe të leximit, Kitaristët qe u mësonin muzikën, Pedotrivet që u mësonin gjimnastikën, Kritikët që kishin përgjegjsinë e interpretimit të teksteve të lashtë, dhe Aritmetikët dhe Gjeometrët që u mësonin elementet fillestarë të aritmetikës dhe të gjeometrisë. Nuk ekzistonte ndonjë dekret i shtetit që të modifikonte këto programe mësimdhënjeje, pasi ato bazoheshin tek traditat. Qëllimi i këtyre programeve mësimesh ishte shpalosja harmonike e moralit të fëmijës dhe rolin kryesor në këtë sektor e kryente leximi dhe mësimi përmendësh i poezive dhe miteve shembullore.

Mbi temën e miteve, Platoni bën një referim të gjërë tek ‘’Republika ‘’ e tij, dhe thotë se është një përgjëgjsi e menjëhershme e qeveritarevë të zgjedhin se cilët nga mitet do të mësojnë fëmijët në mënyrë që , që nga mosha fëminore të fillojë dhe të ndërtohet një karakter virtuoz, që më vonë të jetë një i rritur dhe qytetar virtuoz.’’… Dhe mitet që do të pranohen, duhet të detyrohen dadot e fëmijëve dhe nënat që tju a thonë fëmijëve në mënyrë që të fillojnë të ndërtojnë me to, shpirtrat e tyre, që është shumë më e rëndësishme se sa ndërtimi i trupave me duart e tyre.

Gjithashtu nuk aprovon mësimin e detyrueshëm të fëmijëve, duke thëne se nuk mund të mësojmë me një mënyre skllavërore njerëzit e lirë. Këshillon që fëmijët duhet të mësojnë me një mënyrë të këndshme, duke luajtur, në mënyrë që edukatori të mund të dallojë prirjet natyrale të çdo fëmije. Jep shumë më tepër rëndësi në edukimin muzikor të fëmijëve, pasi me këtë lloj edukimi, shpirti fiton ritëm dhe harmoni, përjeton bukurinë e natyrës dhe të vetvetes, dhe bëhet ‘’ njeri dashamirës’’.

Njerezit, për të dalë me sukses në jetën e tyre, për të qenë të dobishëm kundrejt shoqërisë dhe qytetarë të mirë, kanë nevojë që të kenë rregull, ritëm dhe harmoni në mendimet e tyre, në fjalët dhe në veprat e tyre. Këto elemente i jep muzika. Për këtë arsye fëmijëve u nevojitet edukimi mbi këto elemente.

Gjimnastika nga ana tjetër ka të njëjtin rol edukues në lidhje me trupin, të cilin duhet të forcojë dhe ta drejtojë drejt trimërisë, por edhe gjithashtu ruante të rinjtë nga shtrembërimet etike.

Plutarku më vonë në librin ‘’ Mbi edukimin e fëmijëve’’, i jep një rëndësi të veçantë shembullit personal që duhet të japin të rriturit fëmijëve. Mësuesit që marrin përsipër edukimin , na thotë, duhet të jenë njerëz pa dobësi dhe tju frymëzojnë fëmijëve respekt dhe prirje për të imituar jetën e edukatorëve të tyre, që duhet të jetë virtuoze në të gjitha drejtimet.

Na thotë tre elementët që duhet të bashkëekzistojnë për një jetë absolute virtuoze, që jane: natyra, vesi dhe logjika, që u korrespondojnë tre botëve, të trupit, të psikisë dhe të mendjes.

‘’ … pasi natyra pa përgatitjen shpirtërore është diçka e verbër, por edhe përgatitja shpirtërore pa natyrën është e mangët, dhe ushtrimi pa asnjerën nga të dyja është diçka e kotë. Ashtu sikur ndodh me bujqësinë, që fillimisht toka duhet të jetë pjellore, dhe pastaj kultivuesi duhet të dijë, dhe më pas farat duhet të jenë pjellore, dhe me të njejtën mënyre toka ngjan me natyrën, edukatori ngjan me bujkun, dhe farat me mësimet këshilluese dhe udhezimet.’’

Gjithashtu thekson se qëndra dhe qellimi i edukimit duhet të jetë filozofia, që është i vetmi ilaç efikas për sëmundjet dhe pasionet e Shpirtit.

Në Kretën Minoite shikojme një sistem edukues të ngjashëm me atë të qyteteve të tjera greke, sistem i cili përbëhej nga 3 cikle. Cikli i parë kishte të bënte me edukimin e fëmijëve, përmbante mësimin e gjuhës, së shkrimit, muzikës dhe vizatimit. Dy ciklet e tjera kishin të bënin me mosha më të mëdha, që nga adoleshenca e më tej, dhe përmbanin matematike, astronomi, arkitektonike, simbolologji, mjekësi – ilaçologji.

Në ciklin e parë, një vend shumë të rëndësishëm kishin himnet që ftonin ose himnonin Perënditë, epopetë e heronjëve dhe këngët mortore ose të gëzuara.

Mjedisi familjar ashtu si dhe ai shoqëror kishte një influencë të madhe mbi Minoitet e rinj, dhe kështu ekzistonte një respekt i madh kundrejt të moshuarve që kishin përgjegjsinë e edukimit të fëmijëve. Kreta kishte një qyteterim ku edukimi i djemve dhe vajzave ishte pak a shume i njëjtë. Kështu përveç mësimeve teorike, në hark, gjueti, në përdorimin e armëve, vallëzime të shenjta, vrapime, ndeshje me kuaj, mundje dhe boks.

Ekzistonin ‘’Pedagogjiket’’ në të cilat fëmijët u initaciononin në të gjitha aktivitetet shoqëroro – politike të komunitetit, dhe bëhej sipas sektorëve të veprimit të çdo klase shoqërore dhe zejtarie profesionale.

Nëpërmes procedurash të veçanta initacionuese të kalimit nga mosha fëminore në adoleshencë dhe më pas në ciklin e të rriturve, individi duhej të shëndërrohej në një pjesë perfekte dhe aktive të shoqërisë. Në Kretë, paralelisht me zejtaritë e shenjta të Ciklopëve, Daktileve dhe të Kuritëve për initacionimin e burrave, ekzistonin dhe vëllazeritë e shenjta të Egjeve, Arkteve dhe të Bletëve, për initacionimin e femrave.

Në Egjipt ashtu si edhe në të gjithë popujt e Lindjes, ekzistonte këshilli Klerikal i cili kishte përgjegjsinë e edukimit të fëmijëve.

Njohja e leximit dhe të shkrimit ishte njohuria kryesore në shkollat e Zyrtarëve, e cila përbënte dhe një klasë shoqërore. Paralelisht merrnin mësime matematike, letrare, muzike dhe gjimnastike. Edukimi merrte sidomos formën e këshillave prindërore. Mësuesi më nxënësin kishin një lidhje që i ngjante lidhje Prindër – fëmijë.

Fëmijët e familjeve aristokrate kishin edukatorin e tyre, ndërsa në familjet e varfëra, ishte babai ai i cili u mësonte fëmijëve profesionin e tij dhe nëna ajo e cila kishte përgjegjsinë për përgatitjen e të bijave për moshën e rritur të tyre. Shkolla Egjiptiane ishte e lidhur ngushtë me konceptet dhe adhurimet fetare, ashtu si edhe çdo aktivitet tjetër i Egjiptianëve, që kishin aftësinë e të dalluarit të Zotit në gjithçka që kishin përreth.

Edukimi kishte si qëllim për të përgatitur Klerikët e ardhshëm , zyrtarët më të lartë drejtues, shkruesit dhe shkencëtarët. Fëmijët pas testeve të gjata hynin në moshen 10 vjeçare në shkollat e ndryshme, ku studjonin deri në moshën e adoleshencës.

Duke kaluar nga kontinenti Amerikan dhe me konkretisht në qytetërimin e Inkas, shikojmë se edukimi ishte i ndryshëm për çdo klasë shoqërore. Fisniket edukoheshin në Yachaihuasis (Shtëpitë e Dijes) që kishin të bënin me djemtë. Dhe ne Açlahuasis (Shtëpitë e Virgjëreshave Diellore) edukoheshin vajzat. Aty përgatiteshin të rinjtë që në të ardhmen do të ndihmonin në qeverisjen e Perandorisë. Studjimet zgjasnin 4 vite. Jepej më shumë rëndësi filozofisë, teologjisë, politikës dhe qeverisjes së popujve. Gjeografia, matematika, mekanika dhe financa ishin gjithashtu lëndë të rëndësishme. Për formimin e karakterit ekzistonin mësimet e muzikës, poezise dhe teatrit.

Klasat popullore merrnin edukimin e tyre nga prindërit. Kur ata venin në punë, Pleqtë e komunitetit merrnin përsipër fëmijët dhe kishin të drejtë ti ndëshkonin, ti korigjonin dhe ti këshillonin. Më vonë, mësuesi i armëve, u jepte një edukim paraushtarak djemve, ku njëkohësisht ata punonin në ara dhe ofronin shërbimet e tyre komunitetit.

Në Amerikën Veriore edukimi merr një karakter pak më ndryshe, për arsye të ndërtimit dhe të organizimit të fiseve që nuk janë shtete të organizuara si ato që kemi parë deri tani.

Indiani shprehet nëpërmes jetës së tij, zakonet dhe tradita e tij, virtyte si ai i lirisë dhe i kontaktit të tij të menjëhershëm me Natyrën. Kupton vetveten si një pjesë të pandarë të Natyrës dhe shikon gjithkund përreth tij shprehjen e një Qënieje Superiore, të Zotit.

Në të gjithë fiset Indiane, prindërit u jepnin një kujdes dhe një dashuri të madhe fëmijëve të tyre. Babai përgadiste një djep druri i cili destinohej të bëhej krevati i lëvizshem i foshnjes deri sa të arrinte të ecte.

Papuze (fëmija), kishte fillimisht një emër fëminor, të cilin më vonë e ndërronte me emrin që do të mbante në të gjithë jeten e tij. Këtë emër e merrte në betejën e tij të parë dhe ky emër shfaqte karakterin dhe mënyrën më të cilën përballoi vështirësitë e kësaj beteje.

Kishin lojra të ndryshme për djemtë, kalërim dhe qitje, ndersa për vajzat, kuklla, imitime të nënave dhe përgatitje për marrjen e përgjegjsisë së familjes së tyre. Gjithashtu mësonin not dhe vozitje.

Në shumë fise ekzistonin disa statuja të vogla që shfaqnin perëndi, të cilat shpërndaheshin në rituale të caktuara dhe kështu traditat e shenjta të fisit, nguliten thellë në zemrën e fëmijëve.

është gabim nëse mendojmë se fëmijëve të Indianëve u mungonte një udhëheqje superiore. Një gjë e tillë realizohej me anë të leksioneve etike, ndërsa ndeshkimi trupor ishte jashtëzakonisht i rralle.

Rëndësi e madhe i jepej gjahut dhe stërvitjes luftarake pasi te dyja ishin pjesë të pandara të jetës dhe të mbijetesës së tyre. Që të vegjël mësonin veset e kafshëve dhe mënyrën më të cilën mund të zbulonin gjurmët e tyre. Mund të ndiqnin një kafshë me orë të tëra me këmbëngulje dhe durim deri sa të arrinin ta fusnin në kurth.

Rreth moshës 15 vjeçare , djemtë merrnin përsipër një agjerim dhe një pagjumësi vetmuese, gjate së cilës udhezoheshin nga totemi i tij, ose shpirti magjik, në lidhje me ecurinë e tij të ardhshme. Edhe vajzat kalonin një test të ngjashëm në moshën trembëdhjetë vjeçare, që shënjon kalimin në ciklin e të rriturve.

Duke plotësuar kalimin në disa nga qyteterimet më të rëndësishëm dhe karakteristikë të lashtësisë, të bazuar në modele tradicionale zhvillimi, shikojme shumë ngjashmëri në sektorin e edukimit.

Ndoshta me e rëndësishmja që mund të theksojmë, është se fëmija që nga mosha fëminore e tij duhet të përjetojë ato elemente të cilët do ta ndihmojnë dhe do të nxisin për tu bërë një qytetar i përgjegjshëm dhe i ndërgjegjshëm.

Edukimi ashtu sikur thamë dhe më lart, kishte të bënte me të gjithë personalitetin e individit, me qëllim për ta përgaditur atë të pranojë në momentin e përshtatshëm, nëpërmes testeve të stilit initacionant, Shpirtin.

Në shoqëritë e sotme, të cilat nuk janë tradicionale, si edukim nënkuptohet grumbullimi i informacioneve mendore që nuk e ndihmojnë njeriun në asgjë mbi zhvillimin e tij, por përkundrazi e udhëheqin në rrugë qorre të modelit individual por edhe kolektiv.

Filozofët e lashtë thonin se Dituria është Dritë dhe se Drita mund Errësirat. Vetëm në këtë mënyrë dhe me këtë lloj edukimi, errësirat e vetes sonë shtazore (Uni Kafshësor) mund të shëndërrohen në një shkëlqim të Ndërgjegjës tek të gjithë qytetarët.

Për më tepër materiale të këtij lloji klikoni këtu:

About these ads

~ nga dituri më 2 Shtator, 2008.

10 Përgjigje to “Edukimi i të rinjëve në shoqëritë tradicionale”

  1. sh bukur,nuk e di nese do mundnit te jepnit nje info me te zgjeruar ndermjet shoqeris tradicionale dhe asaj jotradicionale qe perdoret sot si model n kohen ton,dicka me te zgjeruar.flm

  2. Shoqerite tradicionale bazoheshin tek perjetimi i eksperiencave dhe njerezit edukoheshin me mitet, benin ceremoni si menyre komunikimi me shenjtesine, dhe perjetimi i miteve behej nepermes initacioneve. Qendra ne shoqerite tradicionale ishte Shenjtesia. Shoqerite jotradicionale nuk kane mite dhe kane si qender parane ose baza materiale, qndra eshte mireqenia materiale. Per me shume mund te lexosh kete artikull

    http://dituri.wordpress.com/2008/10/17/misteret-miti-ceremonia-initacioni/

    me respekt
    admin

  3. PERSHENDETJE!Mund te me ndihmoni me nje pyetje?Edukimi spartan ishte nje pervoje pozitive apo negative!faleminderit!JOANA

  4. Spartanet konsiderohen si luftetaret me trima dhe me te pergatitur qe njerezimi ka njohur deri ne ditet e sotme. Keshtu qe nese edukimi spartan ishte pozitiv apo negativ, varet nga ai qe e gjykon, thjesht te mbash nje titull te tille edhe pas 2300 vitesh nuk eshte dhe aq e lehte.
    Admin

  5. pershendetje ,mund te me ndihmon dikush rreth vepres “loja e nenes dhe kendet e femijeve”shkruar nga VILHELM FRIDRIH FERBELL,SHKRIMTAR GJERMAN pasi qe kto shenime sjan te perkthyera ne gjuhen shqipe ,faliminderit.

  6. Pershendetje a und te me tregoni se a ishte e justifikueshme qe ne emer te ushqimit te ndjenjes se atdhetarise femijet te edukoheshin si ushtarake per vite me radhe? rsp

  7. psh urime per faqen,,,,,a mund te me ndihmoj kush ktu per inf mbi filozofin e edukimit te detajuar thelle….

  8. Pershendetje Lorena
    Persa i perket edukimit te te rinjve, fillimisht duhet te kemi parasysh kohen ne te cilen jane zhvilluar keto Qyteterime. Nje kohe ne te cilen lufta ishte detyra primare. Por nese do e shohim me standartet e sotme, sot nuk eshte e domosdoshme dhe vetem njerezit qe e kane ne gjak luften ose qe nuk mund te gjejne pune tjeter, merren me te. Sidoqofte e verteta eshte se si arsye e ketij edukimi te rinjte ne ate kohe ishin shume me mashkullore dhe aktive se sa ata te sotmit, ishin shume me te pergjegjshem dhe kryesisht shume me te pjekur. Keshtu qe i bie qe kjo forme edukimi ka qene mjaft e dobishme.
    Admin

  9. Shum flm per ndihmen :)

  10. ju lumt

Lini një Përgjigje

Plotësoni më poshtë të dhënat tuaja ose klikoni mbi një nga ikonat për hyrje:

Stema e WordPress.com-it

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj WordPress.com. Log Out / Ndryshoje )

Figurë Twitter-i

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Twitter. Log Out / Ndryshoje )

Foto Facebook-u

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Facebook. Log Out / Ndryshoje )

Google+ photo

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Google+. Log Out / Ndryshoje )

Po lidhet me %s

 
Ndiqe

Merreni çdo postim të ri drejt e te email-et tuaja.

Bashkojuni 77 ndjekësve të tjerë

%d bloggers like this: