Cfare eshte Filozofia ZEN ?

 

Fjala ZEN eshte nje ndryshim  i gjuhes Japoneze te fjales se Indise se lashte DHYANA, qe do te thote meditim ose mendim i vazhdueshem mbi nje ide.

 Kur hyri ne Kine kjo menyre e vecante  (sepse nuk jep rendesi studjimit te teksteve te shenjta) e shkolles Budiste, ku dhe emri ishte Tzan. Sipas traditave, themeluesi i kesaj shkolle ishte Patriarku Indian  i Budizmit, Bodidarma         , qe shpernguli katedren e patriarkise ne Kinen e shekullit te 6 para eres sone. Ne ate kohe ai themeloi nje manastir, qe sipas disa studjuesve, ishte ai Shao Lin, dhe u mesoi murgjve  metoda sekrete mbi afrimin e te vertetes  budiste, ndermjet te cilave eshte edhe ajo Zen.

 Keto metoda, qe u kombinuan dhe me ushtrime psikologjiko-trupore dhe gjimnastike, do te perbenin berthamen kryesore te arteve marciale ose Kunf Fu-se  se Kines (1). Sipas traditave vete Bodidarma thonte se kjo  mesimdhenie sekrete eTzan ose Zen ishte transmetuar nga vete Buda ne nxenesin e tij Kasiapa dhe nga patriarket e mevonshem te Budizmit e deri tek ai vete. Keshtu patriarku i pare i Budizmit Zen quhet Initacionuesi i madh Bodidarma, pavaresisht se te dhenat  absolute historike te filozofise Zen fillojne nga Houi Neg (638 – 713) dhe nga Sen Siou (609 – 706), qe vepruan paralelisht ne Kinene Veriore  dhe ate Jugore.

 Megjithate  idete e filozofise Zen ekzistonin me pare ne Kine , ne formen e tyre esenciale, gati  dy shekuj me pare, qe nga arritja e Bodidarmes, ne filozofine e Seng Chao dhe te Tao Seng, qe jetuan midis shekullit te 4 dhe te 5 para eres sone . I pari mbeshteste idene se njesimi (bashkimi) yne me boshllekun ose Mos-Qenien per te qene e vertete duhej te jete e plote. I  dyti thonte se Ndicimi Budist arrihet  ne nje moment. Te dy keto menyra konceptimi, perbejne idete qendrore qe do te karakterizojne Budizmin Zen te mevonshem, si ne Kine ashtu dhe me vone ne Japoni.

 Ne Japoni budizmi Zen filloj te zhvillohej nga shekuli i 12, pasi budizmi i njohur kishte ne kete shtet nje tradite qe arrinte deri ne 6 shekuj tani me, pasi u themelua pak me vone nga vajtja e Bodidarmes ne Kine ne shekullin e 6 para eres sone.

 Ne  te vertete fjala Zen eshte japoneze, ashtu sikur pame dhe me lart, dhe eshte nje shkurtim i fjales Zenno  qe do te thote meditim.

 Budizmi mbizoteroi ne pergjithsi lehte ne Japoni, pavaresisht jo kaq ne nivelin filozofik se sa  ne ate  fetar. U perzie shpejt me elementet e fese tradicionale vendase, te Sindoizmit, dhe keshtu u krijua nje forme krejt e ndryshme e Budizmit, ajo e Budizmit Japonez. Zhvillimi i elementeve filozofike te kesaj feje u be me vone, me hyrjen e koncepteve Zen ose te Budizmit Kinez. Ne te vertete filozofia Japoneze , me zhvillimin e Budizmit Zen, merr permasa te mrekullueshme.

 Transmetimi i mesimdhenies ne filozofine Zen kryhet nepermes te quajturave Koan. Nuk kemi te bejme me nje filozofi teorike, por me nje forme komunikimi simbolik midis Mesuesit dhe nxenesit, qe synon ne perjetesimin e arritjes se ndricimit te vetedishem nga nxenesi. Per tu arritur ky ndricim, Koan perdor menyra te ndryshme, si per shembull dialogun, parabolen, heshtjen, madje dhe goditjen e nxenesit. Keto menyra nuk jane te kunderta ndermjet tyre , pasi cdo menyre mund te behet Koan. Sido qofte ne filozofine Zen nuk ekziston mundesia e kontradites, sepse Zen funksionon pertej menyres dualiste te mendimit, e cila eshte dhe shkaku i krijimit te kontradiktave midis gjerave ose situatave.

 Mesimdhenia  Zen perpiqet te ndihmoje nxenesin  te tejkaloje mendjen logjike dhe te arrije te kuptoje realitetin me nje organ te ri konceptimi, parandjenjen (Intuiten), elementin Budi, qe tejkalon botekuptimin dualist te botes perreth. Kultivimi i elementit ‘’Budi’’ brenda nxenesit , eshte ajo qe do  ti lejoje  ndricimin dhe thyerjen e kufijve te mendjes inferiore ose Kama Manas, te logjikes formale njerezore.

 Keshtu  filozofia Zen funksionon me subkoshiencen dhe perpiqet te zgjeroje pjesen tone koshiente pertej kufijve te zakonshem. Per kete arsye disa Mesues Zen thone se nxenesi nuk duhet te mendohet me trurin e tij nese do te kuptoje filozofine Zen. Por perkundrazi duhet te ‘’mendohet’’ me barkun e tij,  me ipogastrion e tij, domethene duhet te ndjeje te verteten dhe jo te mundohet ta kuptoje .

 Duhet te jete spontan, ne menyre qe te arrije te hyje ne ‘’rrjedhen  natyrale’’ e Realitetit, te Njesise – Gjithesise. Kjo eshte nje nga arsyet qe bejne Budizmin Zen kaq te veshtire per tu kuptuar dhe te larget nga studjuesi perendimor, i cili eshte mesuar  ne nje menyre te menduari horizontale  dhe te thjeshte racionaliste. Metoda Zen , nderlikohet nepermes thjeshtesise se saj fenomenale, lejon perjetimin e te Vertetes dhe te etes, dhe jo vetem kuptimin e tyre.

 Le te paraqesim me mire dy shembuj te Koan te Filozofise Zen Japoneze:

 

Josu pyeti Mesuesin Nansen:

- Cila eshte Udha?

Nansen tha:

- Jeta e perditshme eshte Udha.

Josu pyeti perseri:

-Mund te studjohet?

Nansen tha:

- Nese do te perpiqesh ta studjosh, do te gjendesh shume larg saj.

Josu pyeti perseri:

-Nese nuk e studjoj, si do ta kuptoj se cila eshte Udha?

Nansen tha:

- Udha nuk i perket botes se koncepteve dhe as i perket botes se mos konceptit. Te Menduarit eshte nje halunacion, dhe mosmendimi eshte  i pakuptimte. Nese do te arrish Udhen e vertete, qe ndodhet pertej cdo lloj dyshimi, veje veten tende  ne te njejten liri me Qiellin. Mos e quaj as te mire dhe as te lig.

 Me keto fjale Josu u ndricua.

 

 

Koani i dyte na flet per nje histori te Mesuesit Zen Ingiou.

 

 Pak para se te vdiste,  Ninakaven e vizitoi Ingiou, i cili e pyeti:

- Te te udheheq me tej?

Ninakava u pergjigj:

Erdha vetem dhe do te iki qe ketu vetem. Cfare ndihme mund te me japesh ti?

Ingiou u pergjigj:

Nese kujton se me te vertete vjen dhe iken, ky eshte illuzioni yt. Le te te tregoj Udhen ku nuk ekziston vajtje dhe ardhje.

 Me keto fjale Ingiou kishte zbuluar Udhen kaq paster, sa qe Ninakava  buzeqeshi dhe vdiq.

 

 Sot Budizmi Zen vazhdon te ekzistoje ne Japoni dhe madje   dhjetevjecaret e fundit ka hyre dhe ne Perendim, duke influencuar thelle menyren e te menduarit bashkekohor psikanalitik, dhe duke perbere nje metode afrimi tek e Verteta, duke ofruar keshtu  tek racionalizmi i thate perendimor nje jashtedalje per rimekembjen e ekuilibrit te tij shpirteroro-trupor.

~ nga dituri on 2 Shtator, 2008.

Leave a Reply